AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një marrëveshje e re për të shpëtuar Europën

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-Ministri grek i financave Yanis Varoufakis në bisedimet në Bruksel, 7 maj 2015. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

Ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, shpalos Marrëveshjen e Re Europiane që do të garantonte vazhdimësinë e BE-së përballë skepticizmit të europianëve nëse ia vlen apo jo të shpëtohet Unioni.

Ish-Ministri grek i financave Yanis Varoufakis në bisedimet në Bruksel, 7 maj 2015. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)
Ish-Ministri grek i financave Yanis Varoufakis në bisedimet në Bruksel, 7 maj 2015. Foto: (AP Photo/Geert Vanden Wijngaert)

“Nuk më intereson sa do të kushtojë. Ne e morëm mbrapsht vendin tonë!” Ky është mesazhi krenar që dëgjon kudo nëpër Angli që nga referendumi Brexit i qershorit të shkuar. Dhe është një kërkesë që po jehon nëpër të gjithë kontinentin. Deri së fundmi, çdo propozim “për të shpëtuar” Europën shihej me simpati, pavarësisht skepticizmit të fizibilitetit të tij. Sot, skepticizmi lidhet me idenë nëse Europa ia vlen të shpëtohet apo jo.

Ideja europiane po shkon drejt zhbërjes nga forca e kombinuar e mohimit, kryengritjes dhe një falsiteti. Mohimi i establishmentit të BE-së se arkitektura ekonomike e Unionit nuk u projektua kurrë për të mbështetur krizën financiare të 2008 ka rezultuar në forca deflacioni që delegjitimojnë projektin europian. Reagimi i parashikueshëm ndaj deflacionit ka qënë një rritje e partive anti-europiane në kontinent.  Dhe ç’është më tepër shqetësuese, establishmenti është përgjigjur me falsitetin se “integrimi më i ngushtë” mund të pengojë valën nacionaliste.

Nuk mundem. Përpara krizës së euros, europianët rrënqetheshin nga ideja e dhëniës së më shumë pushteti mbi jetën dhe komunitetet e tyre te Bashkimi Europian. Një bashkim politik europian, me një buxhet të vogël federal dhe disa përfitime, humbje dhe borxhe të përbashkëta, mund të ketë qenë i dobishëm në 1999 kur lindi monedha e përbashkët. Por tani, nën peshën e humbjeve të mëdha bankare dhe borxheve të trashëguara shkaktuar nga arkitektura me të meta e euros, integrimi më i ngushtë (propozuar nga kandidati francez për president Emmanuel Macron) është paksa shumë vonë. Do të bëhej Bashkimi i përhershëm i Kursimit që ministri gjerman i financave Ëolfgang Schäuble ka kërkuar për vite. Nuk do të kishte dhuratë më të mirë për “Ndërkombëtaren Nacionaliste” të sotme.

E thënë thjesht, progresivët duhet të bëjnë pyetje të drejtpërdrejta: përse ideja europiane po vdes? Përgjigjet janë të qarta: papunësia jovullnetare dhe migracioni jovulletar brenda-BE-së.

Papunësia jovullnetare është çmimi i investimit të pamjaftueshëm brenda Europës, që vjen prej kursimit dhe forcave oligopolistike që kanë përqendruar vendet e punës në ekonomitë me bilanc pozitiv të Europës gjatë periudhës së deflacionit. Migracioni jovullnetar është çmimi i nevojës ekonomike në periferinë e Europës. Shumica e grekëve, bullgarëve dhe spanjollëve nuk shkojnë në Britani apo Gjermani për klimën; ata zhvendosen sepse duhet patjetër.

Jeta për britanikët dhe gjermanët do të përmirësohet jo duke ndërtuar kufij me gardhe dhe duke u tërhequr në gjirin e shtetit-komb, por duke krijuar kushte të denja në çdo vend europian. Dhe kjo është pikërisht ajo që duhet për të ringjallur idenë e një Europe të hapur, demokratike. Asnjë vend europian nuk mund të gëzojë qëndrueshmëri dhe begati nëse europianët e tjerë janë të zhytur në depresion. Kjo është arsyeja përse Europa ka nevojë për një Marrëveshje të Re përpara se të fillojë të mendojë për federatë.

Në shkurt, lëvizja DiEM25 do të zbulojë një Marrëveshje të Re Europiane që do të lançohet muajin e ardhshëm në përvjetorin e Traktatit të Romës. Ajo Marrëveshje e Re do të bazohet në një parim të thjeshtë: të gjithë europianët duhet të gëzojnë në vendin e tyre të drejtën e një pune që paguan aq sa për të siguruar jetesë, strehim, kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë, arsim dhe një mjedis të pastër.

Ndryshe nga Marrëveshja e Re origjinale e Franklin Delano Roosevelt në vitet 1930, një Marrëveshje e Re Europiane duhet të realizohet pa mjetet e një federate funksionale,  por duke u mbështetur te institucionet ekzistuese të BE-së. Ndryshe, disintegrimi i Europës do të përshpejtohet duke çuar në federatë.

Marrëveshja e Re Europiane duhet të përfshijë pesë synime të sakta dhe mjete për t’i arritur ato nën traktatet ekzistuese të BE-së, pa një centralizim të pushtetit në Bruksel apo humbje të mëtejshme të sovranitetit.

  • Investim i gjelbër i shkallës së gjerë do të financohet nga një partneritet mes bankave të investimit publik në Europë dhe bankave qendrore për të kanalizuar deri në 5% të të ardhurave totale europiane në investime në energji të gjelbër dhe teknologji të qëndrueshme.
  • Një skemë garancie punësimi për të ofruar punë që sjellin të ardhura jetese në sektorë publikë dhe jo-fitimprurës për çdo europian në atdheun e vet, të disponueshme për këdo që i kërkon. Me kushtin që skema të mos zëvendësojë punët e sektorit civil, të mos mbajë mandat apo të zëvendësojë përfitimet ekzistuese, ajo do të krijonte një alternativë për të zgjedhur mes mjerimit dhe emigracionit.
  • Një fond anti-varfëri që ofron nevoja bazike kudo në Europë, që gjithashtu do të shërbente si bazë për një bashkim të mëvonshëm përfitimesh.
  • Një dividend bazik universal për të socializuar një pjesë më të madhe të përfitimeve në rritje në kapital.
  • Mbrojtje të menjëhershme anti-dëbim, në formën e një rregulli të të drejtës për të marrë me qira që lejon pronarët e shtëpive që përballen me dëbim të qëndrojnë në shtëpi për një qira të arsyeshme të vënë nga bordet e komunitetit lokal. Në term afatgjatë, Europa duhet të financojë dhe garantojë strehim të denjë për çdo europian në atdhe duke kthyer modelin e strehimit social që është zhbërë në kontinent.

Si skema e punësimit dhe programi anti-varfëri duhet të bazohen në një version modern të një praktike të vjetër: veprime bankare me qëllime publike, financuar nga një reformë pragmatike, por radikale e monedhës brenda eurozonës dhe BE-së, si dhe në vendet europiane jashtë BE-së. Veçanërisht të gjitha përfitimet nga hedhja në qarkullim e parave të bankave qendrore do të përdorej për këto qëllime.

Përveç kësaj, një mekanizëm elektronik publik veprimet me depozitat dhe pagesat (jashtë sistemit bankar) duhet të krijohet në çdo vend. Llogaritë e taksave do të shërbenin për të pranuar depozita, për të marrë pagesa dhe për të lehtësuar transfertat përmes veprimeve bankare online, aplikacioneve të pagesës dhe kartave të debitit të lëshura publikisht. Bilancet e punës më pas mund t’i jepen fondit që mbështet punësimin dhe programet e anti-varfërisë dhe do të sigurohej nga një skemë europiane e sigurimit të depozitës dhe deficiteve të mbuluara nga obligacionet e bankës qendrore, ofruar me norma të ulëta nga qeveritë kombëtare.

Vetëm një Marrëveshje e tillë e Re Europiane mund ta pengojë disintegrimin e BE-së. Çdo vend europian duhet të stabilizohet dhe të bëhet i begatë. Europa nuk mund të mbijetojë as si një vend i lirë për të gjithë dhe as si një Union i Kursimit ku disa vende, fshehur pas federalizmit, dënohen me depresion të përhershëm dhe borxhlinjve u mohohen të drejta demokratike. Për “të marrë mbrapsht vendin tonë” ne duhet të kërkojmë dinjitet të përbashkët dhe të kthejmë ndjesinë e bashkimit në Europë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A New Deal to Save Europe

Etiketa: AngliBashkimi EuropianBEBorxheBrexitBritaniBrukselEmmanuel MacronEuropaGjermaniIntegrimiinvestimekujdes shëndetësorMacronMarrëveshjamarrëveshjembrojtjeMetaMigracioniMjedispresidentProject SyndicatePunëPunësimiromromëRooseveltSHtë drejtateknologjivdesYanis Varoufakis
Tjetri
Një rrëfenjë për dy ushtarakë

Një rrëfenjë për dy ushtarakë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.