AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Për të ndryshuar botën, duhet të vëmë më shumë gra në krye

Anne Brigitte AlbrectsenngaAnne Brigitte Albrectsen
9 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Numri i grave në parlamente është dyfishuar në 20 vitet e fundit – por ende mbetet në 22% në shkallë globale.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Bota mund të jetë një vend shumë i mirë nëse më shumë gra do të ishin në poste drejtuese. Mjafton të shihni atë që bëmë në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave vitin e shkuar për të kuptuar si do të dukej bota. Duke bindur figurat publike, përfshirë presidenten e Nepalit dh presidenten e Asamblesë Kombëtare të Ekuadorit për të qëndruar krah njëra-tjetrës gjatë ditës, mbi 300 vajza dhe të reja në më shumë se 50 vende arritën të ndjekin hapat e tyre dhe t’i bëjnë thirrje qeverive kudo në botë të thyejnë barrierat që i mohojnë miliona vajzave të drejtat e tyre.

Unë vetë mora pjesë duke mbështetur një vajzë 17-vjeçare nga Zambia të zërë vendin tim për një ditë. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe kam mësuar kaq shumë nga përzemërsia e saj, ambicia dhe potenciali i saj. Kudo në botë, “zëvendësimet” ishin një pamje e shkurtër por e fuqishme e botës që duam të shohim. Synimi ynë ishte të ndryshonim perceptimet rreth asaj që është e mundur për vajzat dhe të rejat dhe të frymëzonim miliona prej tyre kudo në botë të kërkojnë që zërat e tyre të dëgjohen. Sfida jonë tani është të krijojmë një të ardhme ku çdo vajzë ka shansin të marrë pozicione drejtuese – për më shumë se vetëm një ditë.

Kjo është një sfidë e madhe. Gjërat po përmirësohen, megjithëse procesi është i ngadaltë. Proporcioni i grave në parlament në shkallë globale është thuajse dyfishuar që nga 1995, por ende mbeti në 23% në 2016; dhe ndërsa vetëm Haiti, Mikronezia, Katari dhe Vanuatu mbetet të zgjedhin për herë të parë deputetet e tyre femra, vetëm tre vende kanë arritur barazi gjinore në parlamentet e tyre kombëtare.

Vitin e shkuar pamë shembuj të grave që hynë në pozita të larta – ndërsas Hillary Clinton për pak e humbi mundësinë – Theresa May u bë kryeministrja e dytë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Estonia, Tavjani dhe Ishujt Marshall të gjitha zgjodhën presidentet e tyre të para gra. Qytetet e Tokios, Romës dhe Bukureshtit zzgjodhën të parat kryebashkiake. Ende këto përparime janë në një bazë të ulët. Në mars 2015, vetëm 14 qeveri kudo në botë drejtoheshin nga gratë, me përfaqësim në nivel lokal ende të vogël: më pak se 5% e kryebashkiakëve në botë janë gra.

Barazia është vetëm një indikator i progresit, gjithsesi. Fatkeqësisht ne e dimë se lideret femra shpesh trajtohen më ashpër në media bazuar në pamjen e tyre; merren më pak seriozisht nga kolegët; dhe gratë në politikë dhe në biznes duhet të bashkëjetojnë në sisteme që janë projektuar dhe mbajtur nga burrat për shekuj. A është çudi që kaq pak gra dhe vajza e marrin veten në konsideratë për të kandiduar për pozicione lidershipi apo zyra qeveritare?

Kjo ka rëndësi. Nëse jemi seriozë rreth arritjes së synimeve të zhvillimit që i kemi vënë vete, duhet të jemi seriozë rreth fuqizimit të grave dhe veçanërisht vajzave, për të mësuar, kryesuar, vendosur dhe lulëzuar. Zhvillimi i kapacitetit të lidershipit për vajza në veçanti jo vetëm i ndihmon ato të sigurojnë mjete më të mira jetese dhe shëndet më të mirë sot, por gjithashtu krijon një brez të aftë të sjellë ndryshime në të ardhmen. Pjesëmarrja politike e grave është një përshpejtues thelbësor i progresit. Dhe ne duhet të përshpjetojmë ndryshimin nëse do të ruajmë zhvillimin përmes vendimmarrjes më të mirë.

Sigurisht, demokracia që përjashton gjysmën e popullatës nga pozicionet e lidershipit do të dështojë në fund: reduktimi i hendekut është një pjesë thelbësore e krijimit të lidershipit të përgjegjshëm dhe që kthen përgjigje, për të cilin kemi nevojë në botën në ndryshim. Por gjithashtu mund të argumentohet se është zgjuarsi të investohet në inkurajimin e lidershipit të grave: kur gratë kanë mundësi të barabarta zgjedhjeje, gjërat ndryshojnë më shpejt. Për shembull, kërkimi mbi këshillet lokale në Indi zbuloi se numri i projekteve të ujit të pijshëm në zona ku këshilli drejtohet nga gratë ishte 62% më i lartë sesa në ato të drejtuara nga burrat. Për më tepër, pjesëmarrja më e gjerë e grave jo vetëm rriste të mirat publike, por pakësonte edhe nivelet e korrupsionit.

Sigurisht, Plan International ka një histori të gjatë në promovimin e fuqizimit të vajzave dhe grave të reja. Lëvizja jonë Sepse Jam Një Vajzë është e angazhuar në punën me dhe për vajzat, duke i mbështetur ato që të flasin të sigurta për veten në çdo aspekt.

Investimi në aftësi lidershipi për vajzat është jetësor dhe i rëndësishëm, por gjithashtu ka përfitime ekonomike, përmirësime në fusha shoqërore dhe mjedisore. Nuk duhet të shihet si i dorës së dytë. Është një pjesë thelbësore e paketës. Ngushtimi i hendekut gjinor përballë lidershipit politik do të përshpejtojë progresin në ngushtimin e hendekut social dhe ekonomik.

Ne nuk duhet të harrojmë faktin se vajzat kanë të drejta të barabarta si vajzat për të drejtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ato të ngrenë zërin, të marrin vendime rreth jetës së tyre dhe të kenë pozicione pushteti për të cilat kanë të drejtë. Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë burrat – baballarët, po aq sa dhe liderët – të krijojnë hapësira ku vajzat e botës të mund të rriten.

Përmes suksesit të ndryshimit të vendeve me vajzat vitin e shkuar në Ditën e Vajzës, ne treguam sesi mund të duket lidershipi i vajzave dhe të rejave. Në vitin 2017 synojmë të mobilizojmë edhe më shumë vajza të reja, duke i siguruar atyre që zëri t’u dëgjohet si kurrë më parë. Duke e bërë këtë shpresojmë të frymëzojmë gjithnjë e më shumë mbështetje dhe investim në të drejtën e tyre për të drejtuar dhe krijuar një botë më të mirë për të gjithë.

 

Marrë me autorizim nga Weforum.org

Etiketa: barazi gjinoreBIRNdemokraciaEstoniaFushagraHaitiIndiIvana DervishiKrijonKryebashkiakLokalembështetjeMediaParaparlamentPunëromromëSHtë drejta
Tjetri
Berati, qyteti ku e shkuara dhe e tashmja shkëmbehen pas çdo rrugice (Foto)

Berati, qyteti ku e shkuara dhe e tashmja shkëmbehen pas çdo rrugice (Foto)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.