AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Karta e Paqes në Sarajevë sfidon luftënxitësit e Ballkanit

Igor SpaicngaIgor Spaic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mario Mihaljeviç. Foto kortezi e Mario Mihaljeviç.

Një kartë paqeje online në Ballkan, e nisur nga dy gazetarë nga Bosnja dhe Kroacia, ka marrë disa mijëra firma mbështetjeje, por nuk ka pasur përgjigje nga liderët politikë të rajonit.

Mario Mihaljeviç. Foto kortezi e Mario Mihaljeviç.
Mario Mihaljeviç. Foto kortezi e Mario Mihaljeviç.

Në më pak se dy javë, Karta e Paqes së Përhershme e Sarajevës ka mbledhur rreth 5,000 firma, por kjo përgjigje modeste nuk i ka dekurajuar krijuesit e saj, gazetarët veteranë boshnjak dhe kroat Senad Hadzifejzoviç dhe Mario Mihaljeviç.

“Disa mund të thonë se është një numër i vogël, por secila firmë për mua është e shenjtë dhe i heq kapelën dhe falënderoj këdo që e nënshkruan këtë me sinqeritet,” tha Mihajleviç për BIRN.

Ai fajësoi median në të gjithë rajonin për përgjigjen e dobët, duke shpjeguar se shumica e mediave janë nën kontrollin e partive në pushtet, të cilat nuk shohin ndonjë përfitim nga nismat për paqe.

“Nëse unë do të kisha thënë: ‘Le të sulmojmë serbët ose myslimanët’, nisma do të ishte shpërndarë gjithandej,” pohoi ai.

Peticioni, i prezantuar në një ceremoni televizive më 15 janar dhe më pas nisi një peticion në internet më 21 janar, është projektuar për të kundërshtuar valën e fundit të retorikës luftënxitëse në vende të ndryshme të Ballkanit dhe bën thirrje që një retorikë e tillë të kthehet në një vepër të dënueshme.

Mihaljeviç u shpreh se tensionet aktuale midis vendeve fqinje i bëjnë jehonë asaj që rajoni përjetoi në fillim të viteve 1990.

Muajt e fundit kanë parë rritje tensionesh në Bosnje dhe Maqedoni, midis Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë, dhe në midis Serbisë dhe Kosovës. Lëvizjet nga ana e Kroacisë dhe Serbisë për të blerë armë e kanë rritur më shumë frikën.

“Ne jetojmë në një mjedis që qeveriset nga idiotë që vazhdojnë të flasin për luftë ndërkohë që fëmijët e tyre janë jashtë shtetit (në vende të huaja),” tha Mihajleviç për BIRN.

Duke nënshkruar kartën, njerëzit në Bosnje, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi dërgojnë një kërkesë kolektive në parlamentet e tyre përkatëse për t’i “shtrirë duart e miqësisë të gjithë njerëzve në vendet fqinje duke u prezantuar atyre këtë Kartë, e cila do të sigurojë paqe të përhershme.”

Karta më tej përmban një kërkesë që kjo deklaratë të përfshihet në kushtetutat e vendeve përkatëse në mënyrë që “luftënxitësit” të mund të ndiqen penalisht, pa imunitet për askënd.

Dokumenti aspiron të prodhojë një efekt domino politikash qeveritare që do të siguronin një paqe të qëndrueshme.

I pari që nënshkroi kartën ishte shkrimtari i respektuar malazez dhe gazetari Mihajlo Radoiciç, i cili i bëri thirrje të gjithëve në rajon ta nënshkruajnë atë dhe të përballen me ata që ushqenin konfliktin.

“Vetëm idiotët mund të bëjnë thirrje tani për më shumë luftë dhe ata duhet të izolohen,” tha Mihaljeviç.

Njësoj si shumë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, Mihaljeviç beson se politikanët anembanë Ballkanit nuk kanë ndonjë ide si të trajtojnë probleme të rëndësishme, siç është papunësia, kështu që ata “duhet ta mbajnë veten artificialisht në pushtet me tensione”.

Megjithatë, dokumenti nuk ka ka tërhequr vëmendjen e liderëve të rajonit. Sipas Mihaljeviç, arsyeja kryesore për këtë është se ajo nuk lë shumë hapësirë për interpretim.

“Kjo është sepse kjo është një çështje e qartë – e mbështesni apo jo luftën?” tha ai.

Në muajt e fundit, kreu i Komunitetit Islamik të Bosnjës, Reis Husein Kavazoviç, dhe dijetar islamik boshnjak Hafiz Sulejman Bugari kanë reaguar gjithashtu në rritjen e tensioneve dhe bënë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë midis popujve, grupeve etnike dhe vendeve të rajonit.

Shumë vetë janë dakord se një thirrje e tillë për paqe është një domosdoshmëri, sidomos në Bosnjën dhe Hercegovinën e ndarë, ku grindjet midis boshnjakëve, kroatëve dhe liderëve nacionalistë serbë janë përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme.

Benjamin Dzaferoviç, 26 vjeç nga Bugojno në Bosnje and Hercegovinë, i cili shkoi në një shkollë ku fëmijët kroatë dhe boshnjakë janë të ndarë – siç vazhdojnë të jenë ende kështu dhjetëra shkolla në vend – tha se ai e mbështeste nismën.

“Na duhen më shumë projekte të tilla, që t’i japim fund kësaj pranie absurde ndarjesh etnike të arritura nëpërmjet dhunës,” tha Dzaferoviç.

Ivona Naranciç, gjithashtu 26 vjeçe, nga Sarajeva tha se shpresonte që nisma do të shndërrohej në diçka më të përhershme për shkak se njerëzit në Bosnje dhe Hercegovinë aktualisht po jetonin në atë që ajo e quajti një “paqe pasive-agresive”.

“Karta ka një rëndësi simbolike, por shpresoj se do të luajë një rol më të fortë sesa thjesht të jetë një simbol dhe të bëhet kushtetuese, në mënyrë që të ketë pushtet për të imponuar të paktën disa lloj pasojash tek ata që mbjellin fara konflikti në Bosnjë dhe vendet e saj fqinje,” tha Naranciç.

Etiketa: 21 janarBallkanBIRNBosnjaBosnjeDhunëdominoFARAgazetarKosovëKroaciKroaciakushtetueseMal të ZiMaqedoniMjedisnismapaktpaqepeticionPeticionirajonrajoniSarajevëSerbishkollatensione
Tjetri
Bashkia e Durrësit lidhi kontratë me shërbimin arkeologjik dy muaj pasi ka nisur punimet

Bashkia e Durrësit lidhi kontratë me shërbimin arkeologjik dy muaj pasi ka nisur punimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.