AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Bashkia e Durrësit lidhi kontratë me shërbimin arkeologjik dy muaj pasi ka nisur punimet

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet për projektin “Veliera” fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Plot dy muaj pasi projekti “Veliera” në Durrës ka nisur nga zbatimi,  Bashkia e Durrësit nënshkroi një kontratë për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencinë e Shpëtimit Arkeologjik, por ndërkohë shumica e punimeve nëntokësore për projektin e kushtueshëm kanë përfunduar.

Punimet për projektin "Veliera" fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Punimet për projektin “Veliera” fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Bashkia e Durrësit nënshkroi së fundmi një kontratë për monitorimin e punimeve me dy institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave arkeologjike të vendit, Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik, në bazë të së cilës këto dy institucione do të monitorojnë punimet për projektin e njohur si “Veliera”, për të cilin qeveria po shpenzon 6 milionë euro për zbukurimin e një zone pranë portit të Durrësit.

Problemi është se kontrata e monitorimit u miratua vetëm dy muaj pas nisjes së punimeve, në një kohë që pjesa më e madhe e gërmimeve në një zonë me probabilitet të lartë mbetjesh arkeologjike, janë kryer.

Ndërkaq, përfaqësues të disa shoqatave dhe forcave politike denoncuan betonimin e fragmentit të murit mesjetar, pjesë të të cilit shihen prej vitesh në afërsi të Torrës veneciane dhe pranë kompleksit “Fly”. Ata deklaruan se kanë paraqitur dy padi penale dhe civile për kryebashkiakun Vangjush Dako, që sipas tyre është fajtor për shkatërrimin e vlerave arkeologjike.

Sot paradite një grup qytetarësh durrsakë të mbështetur nga shoqatat mjedisore të kryeqytetit kanë protestuar pranë Torrës mesjetare, pikërisht aty ku prej disa javësh vazhdojnë punimet për sistemin nëntokësor të kanalizimeve.

Arkeologu Edi Shehi, tha për BIRN se sheshi është vëzhguar deri tani nga specialistët durrsakë të kësaj fushe nisur nga meraku i profesionit.

Tani, specialistët e të dy institucioneve të arkeologjisë, së bashku me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare do të ndjekin nga afër ecurinë e punimeve, që bashkë me kanalizimet  dhe infrastrukturën rrugore do të përfshijnë edhe nënkalimin e automjeteve drejt Shëtitores “Taulantia”. Vëzhgimi do të përqendrohet në pjesën pranë Torrës dhe Bulevardit “Epidamn”, që bëjnë pjesë në hartën e riskut arkeologjik.

Ministria e Kulturës ka kërkuar që fragmenti i murit mesjetar me gjatësi rreth 100 metra të evidentohet në shëtitoren e ardhshme. Aktualisht trakti fortifikues që i përket periudhës bizantine është mbuluar në pritje të vendimit të ardhshëm.

Sheshi i ri “Veliera” do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrore dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 6 milion dollarë.

Mungesa e sondazheve arkeologjike apo shmangia e tyre është vërejtur edhe gjatë realizimit të projekteve të tjera madhore në Durrës, siç ka qenë rasti i sheshit “Liria” në qendër të qytetit antik.

Punimet për projektin "Veliera" fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Punimet për projektin “Veliera” fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Qytetarë të Durrësit duke protestuar për mungesën e kujdesit për trashëgiminë arkeologjike të qytetit më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Qytetarë të Durrësit duke protestuar për mungesën e kujdesit për trashëgiminë arkeologjike të qytetit më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Punimet për projektin "Veliera" fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Punimet për projektin “Veliera” fotografuar më 3 shkurt 2016. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN
Etiketa: BashkiaBashkia e DurrësitBIRNDakoDurrësEpidamnEuroLiriaMinistria e KulturëspadiQeveriaSHTaulantiaVangjush DakoVeliera
Tjetri
Fjalimi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes ndez debatin mbi ushtrinë e Kosovës

Fjalimi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes ndez debatin mbi ushtrinë e Kosovës

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.