AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Eurodeputeti i shqetësuar për digat në zona të mbrojtura në Shqipëri

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eurodeputeti slloven Igor Soltes | Foto nga : Parlamenti Europian

Në një deklaratë një ditë përpara votës në Parlamentin Europian për rezolutën mbi progres raportin e Shqipërisë, eurodeputeti slloven Igor Soltes është shprehur i shqetësuar për numrin e madh të projekteve energjetike në Shqipëri të planifikuara në zona mjedisore të mbrojtura. 

Eurodeputeti slloven Igor Soltes | Foto nga : Parlamenti Europian
Eurodeputeti slloven Igor Soltes | Foto nga : Parlamenti Europian

“Si anëtar i grupit të të gjelbërve, unë jam në mënyrë të veçantë i shqetësuar mbi statistikat e Komisionit Europian që tregojnë se 44 nga 71 hidrocentralet e planifikuara do të ndërtohen në zona të mbrojtura mjedisore,” tha Soltes.

Shqipëria aktualisht shfrytëzon rreth 35% të kapacitetit të saj hidroenergjetik, i cili vlerësohet afërsisht ne 3,000 MW dhe potencial vjetor gjenerimi në 10 TWh.  Për të shfrytëzuar kapacitetin hidrik të vendit, qeveria gjatë dekakës së fundit ka nënshkruar 173 kontrata koncesionare për ndërtimin e 501 HEC-eve, – kryesisht me një fuqi të instaluar të vogël – të cilët kërkojnë të rrisin prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Megjithatë, shumë nga këto hidrocentrale më kapacitët të instaluar më pak se 5 MW, janë planifikuar në parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura mjedisore, ndërkohë që ndikimi i tyre në sistemin energjetik pritet të jetë i vogël

Eurodeputeti slloven u shpreh gjithashtu se gjatë vitit të kaluar Shqipëria kishte bërë progress në disa nga prioritetet kyçe të integrimit në BE, por duhet të mbetej në drejtimin e duhur dhe të bëntë përpjekje shtesë në fazën e zbatimit.

Në nëntor Shqipëria mori një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të antarësimit me BE-në dhe tashmë ky rekomandim pret dritën jeshile të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.

Soltes e përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria drejt hapjes se negociatave me BE-në, në mënyrë të veçantë në miratimin e legjistlacionit në funksion të luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se institucionet qendrore që duhet ta luftojnë korrupsionin kanë kapacitete të limituara.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet një pikë kyçe për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë gjatë 2017-tës kur zgjedhjet do të mbahen,” tha Soltes. “Transparenca e financimit të fushatës [elektorale] mund të shërbejë si një shembull i mirë për rëndësinë e luftë kundër korrupsionit.,” shtoi ai.

Në përundim të deklratës së tij Soltes ka nënvizuar rëndësinë që një media e pavarur ka për vendin.

“Ka vetcensurë të shumëpërhapur dhe shqetësuese tek gazetarët dhe përmirësime duhen në këtë drejtim gjithashtu,” përfundoi ai.

Etiketa: BEgazetarHECHidrocentraletKëshillit të MinistraveKomisioni EuropianKontrata koncesionareLuftaMediaParlamenti EuropianprogresQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikatTransparencaZgjedhjet
Tjetri
Zyrtarët britanikë të turpëruar nga rikthimi i të dënuarit shqiptar

Zyrtarët britanikë të turpëruar nga rikthimi i të dënuarit shqiptar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.