AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shteti dyfishon borxhet ndaj OSHEE-së

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Borxhet e OSHEE. Burimi: Enti Rregullator i Energjisë

Dy vjet pas operacionit të ashpër kundër abuzimeve me energjinë elektrike, shteti shqiptar rezulton sërish borxhliu më i keq ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ndërsa sasia e borxheve të pambledhura vijoi të rritet.

Borxhet e OSHEE. Burimi: Enti Rregullator i Energjisë
Borxhet e OSHEE. Burimi: Enti Rregullator i Energjisë

Sasia e borxheve të subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, u dyfishua gjatë vitit 2016 ndërsa sasia totale e borxheve të paarkëtuara të korporatës u rikthye pranë nivelit të vitit 2014, kur nisi edhe fushata e ashpër kundër abuzimeve me energjinë elektrike, bëhet e ditur nga statistikat vjetore të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë në bazë të detyrimeve të transparencës të imponuara nga programi i asistencës me Bankën Botërore.

Në total, OSHEE shënoi 70.7 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të vitit 2016, vit në të cilin detyrimet e paarkëtuara të konsumatorëve familjarë shënuan rënie, por detyrimet e subjekteve jobuxhetore shënuan rritje të shpejtë. Detyrimet totale të paarkëtuara u rritën nga 68.8 miliardë lekë në 70.7 miliardë, me një rritje prej 2.8 për qind në bazë vjetore. Borxhet e familjarëve u reduktuan me 2.3 për qind ndërsa borxhet e subjekteve jobuxhetore, ku përfshihen kryesisht ujësjellësit nën pronësi publike, u rritën me 94 për qind. Borxhet totale prej 70.7 miliardë lekësh nuk janë shumë larg kulmit historik të dhëniar në vitin 2014, kur arritën në 71.4 miliardë lekë.

Grafik, Borxhet

Gjatë vitit 2016, OSHEE arkëtoi 58.7 miliardë lekë, nga të cilat, 9.5 miliardë qenë për faturat e lëshuara para fillimit të vitit, por gjatë këtij viti, akumuloi fatura të papaguara prej 13.9 miliardë lekësh, gjë që e rriti sasinë totale të borxheve të pambledhura.

Institucionet buxhetore dhe jobuxhetore përbëjnë më pak se 8 për qind të energjisë së shitur nga OSHEE por në fund të vitit 2016 qenë përgjegjëse për 11 për qind të totalit të faturave të paarkëtuara.

Borxhet e subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore patën shënuar kulmin në dhjetor të vitit 2013 në nivelin 8.9 miliardë lekë, por këto borxhe u ulën në 3.6 miliardë lekë gjatë vitit 2014 si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rregulluar llogaritë e buxhetit të shtetit, duke imponuar rregulla strikte në shlyerjen e faturave të energjisë. Disiplina gjithsesi nuk zgjati gjatë. Nga maji i vitit 2015, kur situata u duk se u normalizua, institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore filluan të akumulojnë me shpejtësi borxhe të larta duke u kthyer pothuajse në të njëjtën pikë ku qenë në dhjetor të vitit 2013.

Në shtator të vitit 2014, qeveria shqiptare shpalli nisjen e një operacioni masiv kundër vjedhjeve të energjisë elektrike, fushatë që solli arrestimin e mbi 2,700 shqiptarëve, në disa raste duke shkaktuar edhe tragjedi të rënda njerëzore, përfshirë vetëvrasjen e qytetarit Qamil Zelo, i cili u arrestua në rrethana të dyshimta dhe i dha fund jetës më 28 dhjetor 2014 pasi qe mbajtur në burg për javë të tëra në pritje të apelimit të masës së sigurisë.

Numri i madh i të arrestuarve shkaktoi mbipopullim të burgjeve në vend dhe trajtim jodinjitoz në selitë e paraburgimit.

Link Exel: Të dhënat e energjisë 2016

Etiketa: BorxheBurgfushataMASoperacioniOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEParaQeveriaQeveria shqiptareSHshqiptareshtatorStatistikat
Tjetri
Anketimi: Shumica e serbëve duan dialog me Kosovën

Anketimi: Shumica e serbëve duan dialog me Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.