AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Drejtuesit e dy institucioneve dorëhiqen për vetingun: Po i hapim rrugën reformës

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia e kryeministrisë në Tiranë. Foto: LSA

Drejtorët e Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar-roli i të cilëve në procesin e vetingut u kundërshtua nga opozita-dhanë njëri pas tjetrit dorëheqjen.

Selia e kryeministrisë në Tiranë. Foto: LSA
Selia e kryeministrisë në Tiranë. Foto: LSA

Drejtuesit e dy institucioneve që kanë një rol të rëndësishëm në procesin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët dhanë dorëheqjen të enjten, me motivacionin se “po i hapin rrugë zbatimit të reformës në drejtësi.

Alket Hyseni, drejtor i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Arben Seferi, drejtor i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u dorëhoqën njëri pas tjetrit nga postet e tyre, duke e argumentuar largimin me sulmet politike që u janë adresuar.

“Jam i përgjegjshëm se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shqiptarëve  që ky proces të zhvillohet sa më shpejt, ndjej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vettingu”, shkruan në letrën e dorëheqjes Alket Hyseni.

“Vetëm pak ditë më parë kam filluar të etiketohem si një person me anësi politike. Arsyeja është e qartë. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar do të ketë një rol të qartë në implementimin e suksesshëm të reformës në drejtësi,” ka deklaruar Arben Seferi.

Roli që institucionet në varësi të ekzekutivit si Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave apo Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK do të kenë në procesin e vetingut është kundërshtuar ashpër nga Partia Demokratike në opozitë, duke e cilësuar këtë një mundësi që Kryeministri të kapë sistemin gjyqësor në vend. Për këtë arsye, disa muaj më parë PD paditi në Gjykatën Kushtetuese ligjin “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë padi, duke i hapur rrugën procesit të vetingut.

Sipas ligjit të vetingut, institucione si Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ai i Pastrimit të Parave apo DSIK do të furnizojë me informacione Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit në drejtim të pasurisë apo integritetit të gjyqtarëve.

Dorëheqjet e dy titullarëve të lartë u përshëndetën nga kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Facebook.

“Faleminderit dy drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi!Reforma nuk ndalet. Vetingu nuk shmanget,” shkruajti Rama.

Zbatimi i ligjit të vetingut është kushti kyç që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave. Aktualisht, kanë mbërritur në Shqipëri anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe ka nisur procesi për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve që do të kryejnë vetingun.

Etiketa: Alket HyseniBashkimi EuropianDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKEdi RamaFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjyqgjyqtarKryeministri Edi RamakushtetueseOpozitapadiPartiaPartia DemokratikePDprokurorRamaReformaSHshqipShqipëriVetingu
Tjetri
Progresi i rivalëve i heq shkëlqimin fitores së BDI në Maqedoni

Nacionalizmi kërcënon bisedimet e opozitës maqedonase me partitë etnike shqiptare

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.