AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KQZ refuzon Prokurorinë për mandatin e Armando Prengës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi “të kërkojë informacion shtesë” duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit të deputetit Armando Prenga.

Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.
Deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Armando Prenga.

Me një vendim të pazakontë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të refuzojë kërkesën eksplicite të Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga, duke vendosur “të kërkojë informacion shtesë”, pa bërë të ditur se për çfarë informacioni shtesë ka nevojë.

“Lidhur me shqyrtimin e rezultateve të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 për funksionarët publik, KQZ vendosi:

– T’i kërkohet Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë në lidhje me rezultatet e verifikimit për z. Armando Prenga, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Qarku Lezhë”, shkruhet në vendimin e KQZ-së të marrë të premten.

Prokuroria e Përgjithshme pati njoftuar javën e kaluar se nga verifikimi i të dhënave brenda dhe jashtë Shqipërisë për deputetin Prenga, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”.

Në bazë të këtyre të dhënave, Prokuroria deklaroi se Prenga është “në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””.

Po në të njëjtin njoftim, Prokuroria pati deklaruar se ka hapur hetime për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për veprën penale të abuzimit me detyrën, pasi, sipas prokurorisë, KQZ ka lejuar shtatë deputetë dhe pesë kryetar bashkish të kryejnë “plotësime” në formularin e vetëdeklarimit, fakt që tashmë është pranuar edhe nga KQZ.

Ligji për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike, u miratua në fund të vitit 2015 me kompromis në Kuvendin e Shqipërisë pas ankesave të shumta të Partisë Demokratike në opozitë për praninë e personave me precedentë të rëndë penalë në Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhur më së shumti nga listat shumëemërore të Partisë Socialiste.

Në bazë të ligjit, personat që kanë kryer vepra të rënda penale, si trafik i qenieve njerëzore apo trafik droge, ndalohet të marrin poste të larta publike ndërsa ata që i kanë, e humbin mandatin. Por përveç kësaj, ligji parashikon detyrimin e zyrtarëve për të deklaruar episodet penale të jetës së tyre pavarësisht nëse këto episode përbëjnë apo jo shkak për humbjen e mandatit. Dështimi në deklarimin e rasteve të dënimeve apo të arrestimeve sjell heqje të mandatit dhe përbën vepër penale.

Deri tani, dy deputetë dhe një kryebashkiak janë kapur sakaq nga ligji, ndërsa Prokuroria thotë se është në proces verifikimi të shumë rasteve të tjera. Prenga pati deklaruar në formularin e tij vetëm veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe të plagosjes, për të cilat aktualisht është nën hetim ndërsa prokuroria thotë se nuk ka deklaruar probleme të tjera me drejtësinë në Shqipëri dhe në Itali.

Etiketa: 1997Armando PrengaArmëdeputetDrogeGjykatëGjykatësHetimhetimeItaliKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryebashkiakkryetarLezhëLigji i dekriminalizimitPartisë DemokratikePartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSshqipShqipëriTrafikTrafik DrogeVendim
Tjetri
Paradoksi i meritokracisë

Pesë gjëra që duhen ndryshuar për t’i dhënë fund pabarazisë gjinore në punë

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.