AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Mogherini viziton Ballkanin Perëndimor për të qetësuar tensionet

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët shtypi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në Tiranë më 3 mars 2016. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, po viziton Ballkanin Perëndimor në një kohë kur tensionet etnike dhe politike po pengojnë procesin e integrimit europian.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Foto: European External Action Service/Flickr
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Foto: European External Action Service/Flickr

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, po fillon një tur të Ballkanit në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, që do të përfundojë më 4 mars.

“Po punoj për të parë çdo vend partner të Ballkanit Perëndimor të ecë përpara në rrugën e reformimit, drejt Bashkimit Europian, për t’u siguruar se procesi është i pakthyeshëm. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë mbeten thelbësore në këtë kontekst,” tha Mogherini përpara vizitës.

Turi do të fillojë në Malin e Zi, ku Mogherini do t’i adresohet parlamentit në një sesion special të mërkurën.

Në Bosnje-Hercegovinë ajo do të flasë me kryeministrin e entitetit të udhëhequr nga serbët Republika Srpska,  Zeljka Cvijanoviç dhe me zyrtarë të tjerë.

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka lajmëruar se ai do të udhëtojë në Moskë të martën, ndaj nuk do të takohet me Mogherinin gjatë vizitës së saj në Bosnje.

Me shumë mundësi diskutimi i Mogherinit në Bosnje do të vëritetet rreth refuzimit të zyrtarëve serbë të Bosnjës për të bashkëpunuar në përgatitjen e përgjigjeve të përbashkëta ndaj pyetësorit të BE-së, një dokument kyç që do të drejtojë progresin e integrimit të vendit.

Marrëdhëniet mes entiteteve boshnjake dhe atyre të dominuara nga serbët janë përkeqësuar së fundmi që kur përfaqësuesit ligjorë të Bosnjës ngritën një kërkesë për të apeluar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2007 që i hiqte Serbisë çdo përgjegjësi direkte për gjenocidin gjatë luftës 1992-95.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së gjithashtu do të vizitojë Maqedoninë, në një kohë kur mbështetësit e ish-partisë në qeveri, VMRO DPMNE, po protestojnë kundër formimit të një koalicioni qeveritar të udhëhequr nga social demokratët, i cili sipas tyre vë në rrezik interesat kombëtare të Maqedonisë.

Ndërsa axhenda për vizitën në Beograd ishte ende në hartim e sipër të martën, Mogherini me gjasa do të dojë të diskutojë rreth të ardhmes së dialogut të drejtuar nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës gjatë takimeve të saj me zyrtarë serbë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, kanë qenë të tendosura që nga janari, kur Beogradi u përpoq të dërgonte një tren me parulla nacionaliste serbe drejt veriut të Kosovës të populluar nga serbët.

Tensionet janë mbledhur që nga dhjetori, kur serbët e Kosovës filluan ndërtimin e një muri në afërsi të urës që ndan qytetin e Mitrovicës në pjesën serbe dhe shqiptare.

Mogherini pritet të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjen së urës dhe të bisedojë me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Më 4 mars, Mogherini do të përfundojë turneun në Shqipëri, ku opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike po organizon protesta në rrugë kundër qeverisë socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Opozita ka bërë thirrje që qeveria të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie “teknike” e cila do ta çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqipëria është gjithashtu mes reformave të rëndësishme gjyqësore që BE-ja dëshiron t’i shohë të përfunduara. Një ekip ekspertësh ligjorë nga vendet e BE-së dhe SHBA-së, Operacioni Monitorues Ndërkombëtar, OMN, po mbikëqyr krijimin e organeve të reja – një komision vetingu dhe bordin e tij të apelit – që do të hulumtojë mbi të shkuarën e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mogherini pritet të informojë ministrat e jashtëm të BE-së në lidhje me vizitat në Këshillin e Punëve të Jashtme që do të mbahet më 6 mars.

Etiketa: BEBeogradBosnjeEdi RamaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHashim ThaçiIsa MustafaKomisionKosovëliraMal të ZiMaqedoniMilorad DodikMitrovicëOMNoperacioniOpozitaPartiaPartia DemokratikeprokurorProtestaPunëQeveriaRamaRepublika SrpskarrezikSerbiSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareVetinguVMRO DPMNEzgjedhje
Tjetri
Rriten tensionet në Maqedoni, protestat pro-VMRO DPMNE vazhdojnë

Rriten tensionet në Maqedoni, protestat pro-VMRO DPMNE vazhdojnë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.