AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Presidenti maqedonas penalizon opozitën prej “Platformës Shqiptare”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: president.gov.mk

Në një vendim që pritet ta tensionojë më shumë situatën politike, presidenti maqedonas refuzoi t’i jepte opozitës mandatin për qeveri të re, pasi pretendoi se ai do ta shkatërronte vendin duke plotësuar kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: president.gov.mk
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: president.gov.mk

Presidenti maqedonas ka refuzuar t’i japë liderit social demokrat Zoran Zaev mandatin për të krijuar një qeveri, pavarësisht se ky arriti shumicë në parlament, me pretendimin se ai kishte potencialin “të shkatërronte vendin” duke pranuar kërkesat e partive shqiptare etnike në vend.

“Kushtetuta dhe ndërgjegjja ime më ndalojnë t’i jap mandat kujtdo që do të shkatërrojë sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë,” tha Gjorge Ivanov, duke shtuar se Zaev duhet së pari të refuzojë publikisht “platformën që vjen nga një vend tjetër”, duke iu referuar Shqipërisë.

Ivanov këmbënguli se platforma etnike shqiptare, që ka qenë kushti kryesor i partive shqiptare etnike për të mbështetur cilëndo koalicion qeverit pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkelte kushtetutën dhe Marrëveshjen e Paqes së Ohrit të 2001 duke i dhënë më shumë të drejta shqiptarëve etnikë në vend.

Përpara një vizite të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, të lajmëruar për të enjten, Ivanov tha se komuniteti ndërkombëtar kishte dështuar të dënonte platformën shqiptare dhe e kishe humbur besueshmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së thellë politike në Maqedoni.

Fjalimi presidencial pasoi dy ditë të heshtjes totale nga kabineti presidencial, që nga e hëna, kur lideri i opozitës Zaev i dorëzoi atij 67 firma nga 120 deputetë të vendit, si një provë të mazhorancës dhe kërkoi mandat për të formuar një qeveri të re.

Ndërkohë, për të tretën ditë radhazi, mbështetësit e partisë nacionaliste VMRO DPMNE, që ka mbajtur pushtetin prej 2006, protestuan në Shkup dhe qytete të tjera kundër qeverisë që Zaev lajmëroi.

Protestuesit gjithashtu kërcënuan për herë të parë të drejtohen në selinë e opozitës në Shkup të mërkurën në mbrëmje.

Ashtu si VMRO DPMNE, protestuesit pretendojnë se një koalicion qeveritar me LSDM dhe partive etnike shqiptare do të vinte në rrezik Maqedoninë, dhe bënë thirrje për mobilizim në mbrojtje të vendit.

Maqedonia nuk ka formuar ende një qeveri të re pavarësisht se zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën më shumë se dy muaj më parë. Votimi përfundoi me një rezultat të ngushtë mes VMRO DPMNE dhe LSDM.

Gjatë ditëve të fundit, SHBA, BE dhe NATO i kanë nxitur politikanët maqedonas të mos humbasin kohë dhe të formojnë një qeveri të re sa më shpejt të jetë e mundur për të dalë nga kriza e thellë politike.

Kriza rrotullohet te pretendimet e opozitës se kryetari i VMRO DPMNE dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski ka urdhëruar përgjim masiv të 20.000 personave, përfshirë ministrat e tij.

Gruevski i ka mohuar akuzat dhe ka këmbëngulur se përgjimet e bëra publike nga opozita janë të sajuara. Prokuroria Speciale e Maqedonisë po heton akuzat e ngritura prej përgjimeve që prej vitit 2015.

BDI tha më herët se shefi i VMRO DPMNE Gruevski kishte pranuar platformën shqiptare gjatë bisedimeve për krijimin e qeverisë, por nuk kishte rënë dakord në zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale, që po heton zyrtarët më të lartë në vend.

Etiketa: BDIBEdeputetGruevskiKrizaMaqedoniMaqedoniambrojtjeNATONikola GruevskiohritOpozitaparlamentpresidentProkuroriaProkuroria SpecialerrezikSHBAShkupshqipshqiptaretë drejtaVendimVMRO DPMNEVotimiZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Emërime si Xhon Kenedi: anëtarët e KLD-së justifikojnë promovimin e familjarëve

Vlerësimi i gjyqtarëve në KLD: zvarritje, nota maksimale dhe promovime subjektive

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.