AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Eurodeputetët kërkojnë viza për shtetasit amerikanë

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian në Strasburg. Foto: Cedric Puisney/CC BY-SA 3.0

Parlamenti Europian nxiti Komisionin të ndërmarrë masa reciproke kundër shtetasve amerikanë, pasi SHBA-ja nuk hoqi kërkesat për viza ndaj shtetasve të Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Polonisë dhe Qipros.

Parlamenti Europian në Strasburg. Foto: Cedric Puisney/CC BY-SA 3.0
Parlamenti Europian në Strasburg. Foto: Cedric Puisney/CC BY-SA 3.0

Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Komisionit Europian të ndërmarrë masa reciproke kundër SHBA-së për shkak të kërkesës amerikane për viza ndaj shtetasve të Bullgarisë, Rumanisë, Kroacisë, Polonisë dhe Qipros.

Parlamentarët europianë e kanë nxitur Komisionin të miratojë masat e nevojshme ligjore “brenda dy muajve”, tha parlamenti në një rezolutë të miratuar të enjten.

“Komisioni është ligjërisht i detyruar të marrë masa të vënies së përkohshme të vizave për shtetasit amerikanë, meqënëse Uashingtoni ende nuk i ofron akses pa viza shtetasve të pesë vendeve të BE-së”, thanë deputetët.

Shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Qipro, Polonia dhe Rumania ende duhet të kenë viza për të hyrë në SHBA megjithë shtetasit amerikanë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në të gjithë vendet anëtare të BE-së.

“Nëse Komisioni Europian nuk imponon viza për amerikanët brenda dy muajve, ne do të fillojmë një çështje gjyqësore për mosveprim. Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë,” tha në një mesazh të enjten Momchil Nekov, një eurodeputet bullgar.

Nekov iu referua mekanizmit të reciprocitetit të BE-së, sipas të cilit, nëse një vend i tretë nuk heq vizat brenda 24 muajve pasi që është njoftuar nga BE-ja, Komisioni duhet të marrë masa ligjore për pezullimin e heqjes së vizave për shtetasit e tij brenda 12 muajve.

Parlamenti përmendi se një lajmërim për mosreciprocitet u dërgua në SHBA më 12 prill 2014, që do të thotë se Komisioni duhet të kishte vepruar për të bllokuar hyrjen pa viza të shtetasve amerikanë nga 12 prilli 2016.

Komisioni nuk ka marrë ende ndonjë masë ligjore kundër SHBA-së deri më tani.

Katër vende u lajmëruar rreth mos-reciprocitetit në 2014, bashkë me SHBA-në, qe Japonia, Kanadaja, Brunei dhe Australia.

Japonia, Brunei dhe Australia që atëherë hoqën vizat për shtetasit e BE-së, ndërsa Kanadaja lajmëroi se do të bëjë të njëjtën gjë për bullgarët dhe rumunët më 1 dhjetor 2017.

Pas rezolutës parlamentare, Komisioni do të duhet të bëjë një propozim ligjor për pezullimin e hyrjes pa viza të amerikanëve, që do të duhet të miratohet nga parlamenti dhe Këshilli i BE-së.

Etiketa: AustraliaBEBullgariadeputetGjyqJaponiaKomisioni EuropianKroaciaLigjMASMasaParlamenti EuropianPoloniaQiproRumaniaSHBAStrasburgviza
Tjetri
Presidenti maqedonas akuzohet se ka tejkaluar fuqitë e postit të tij

Presidenti maqedonas akuzohet se ka tejkaluar fuqitë e postit të tij

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.