AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Deputetët radikalë serbë e presin përfaqësuesen e BE-së me thirrjet “Serbi! Rusi!”

Natalia ZabangaNatalia Zaba
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, djathtas, dhe kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkovic. Foto: BETA

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini ia doli të çojë deri në fund fjalimin e saj në parlamentin serb pavarësisht se pati ndërprerje të shumta nga deputetët nacionalistë të Partisë Radikale Serbe.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, djathtas, dhe kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkovic. Foto: BETA
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, djathtas, dhe kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkovic. Foto: BETA

Mogherini mbajti një fjalim në Beograd të premten pavarësisht se u zhurmua nga deputetët e Partisë Radikale Serbe të cilët bërtitën: “Serbi, Rusi, nuk na duhet BE-ja!”

Deputetët e ekstremit të djathtë Dveri ndërkohë mbanin postera me sloganët “Serbia nuk beson te Brukseli”.

Mogherini megjithatë i inkurajoi ligjvënësit serbë të vazhdojë të ndjekin rrugën e anëtarësimit në BE.

“Serbia ka bërë kaq shumë dhe tani mund të vazhdoni të bëni të njëjtë gjë. Mund të jeni një partner për stabilitet dhe të ndihmoni vendin tuaj të ketë progres në integrimin në BE”, tha ajo.

Mogherini tha se roli i Serbisë ishte “kyç” në rajonin që ka vuajtur nga polarizimi etnik.

“Ju keni një përgjegjësi të madhe. Serbia ka qenë gjithnjë në udhëkryq të botëve të ndryshme”, tha ajo.

Zbog dilentatizma,nevaspitanja i političkog pilićarenja rijaliti pajaca pobedimo 02.aprila za budućnost Srbije njenih gradjana @socijalisti pic.twitter.com/7J3uEcvfoL

— Branko Ružić (@brankoruzicsps) March 3, 2017

Zhurmimi u nxit nga kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili u lirua për krime lufte nga Gjykata e Hagës vitin e shkuar dhe i cili po kandidon për presidencën serbe në zgjedhjet e 2 prillit.

Kjo nuk është hera e parë që anëtarët e partisë radikale serbe dhe Dveri kanë ndërprerë prezantimet e zyrtarëve të lartë të BE-së në parlament.

Në nëntor 2016, kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, nuk arriti të prezantojë një raport të BE-së për progresin e vendit prej ndërprerjeve nga të djathtët.

Sesioni special i parlamentit u mbaj me iniciativë të Mogherinit, e cila po e viziton Serbinë si pjesë e një turi Ballkanik, që filloi të mërkurën në Malin e Zi dhe që do të përfundojë të shtunën në Tiranë.

Shefja e politikës së BE-së po viziton të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar tensionet dhe për të inkurajuar reformat.

Etiketa: BEBeogradBrukselideputetGjykataKrimekrime lufteLufteparlamentprogresraportRusiSerbiSerbiastabilitetTwitterZgjedhjet
Tjetri
Mali i Zi i kërkon ndihmë Moskës për të hetuar grushtin e shtetit

Mali i Zi i kërkon ndihmë Moskës për të hetuar grushtin e shtetit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.