AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Futbolli i të pastrehëve i jep shpresë të pambrojturve të Bosnjës

Eleanor RosengaEleanor Rose
9 years më parë
në Në Fokus, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skuadra e futbollit të të pastrehëve në Skoci. Foto: EMMAUS

Boshnjakët nga shtresat më të varfra të shoqërisë kanë një shans të ri për të përmirësuar jetën falë një programi që i jep atyre mundësinë të luajnë në kampionate futbolli në botë.

Skuadra e futbollit të të pastrehëve në Skoci. Foto: EMMAUS
Skuadra e futbollit të të pastrehëve në Skoci. Foto: EMMAUS

“Nuk kisha përjetuar kurrë një ngjarje të tillë,” thotë Asmir Mehiç, për udhëtimin e tij në Glasgou vitin e shkuar për të luajtur futboll në Kupën Botërore të të Pastrehëve – një iniciativë e filluar në Skoci për të bashkuar njerëzit nga shtesa të ndryshme të shoqërisë.

“I harruar problemet tona në shtëpi. Fokusi i vetëm ishte te futbolli dhe miqtë e rinj,” shton Mehiç.

Kampionati Glasglou, që bashkoi skuadra nga 51 vende, i dha 24-vjeçarit një shije të jetës sikur ai të kishte lindur diku tjetër.

Mehiç që ishte vetëm dy vjeç kur u largua nga Konjici pranë Srebrenicës, ku forcat serbe të Bonjës të komanduara nga Ratko Mlladiç masakruan më shumë se 7000 djem dhe burra në verën e 1995.

Babai i tij qëndroi në Srebrenicë për të luftuar dhe u vra.

Mamaja e çoi në krahë në qytetin boshnjak të Tuzlës dhe ata u strehuan në një qendër për të zhvendosurit pranë Lukavaçit. Ai ende jeton aty sot.

“Kushtet nuk janë shumë të mira. Nëna ime, vëllai dhe unë jemi të gjithë në një dhomë, ndërsa dhoma tjetër [në shtëpi] është e një familje me pesë anëtarë,” thotë Mehiç.

Asmir Mehic në Glasgou në 2016. Foto: EMMAUS
Asmir Mehic në Glasgou në 2016. Foto: EMMAUS

I rritur në qendrën kolektive, loja e futbollit ishte një nga gjërat e vetme që fëmijët mund të bënin.

“Ne luanim në rrugë pas luftës. Me kalimin e kohës kaluam nga rrugët në një fushë,” thotë ai.

Ai luan për klube amatore “për para xhepi”, por teksa i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij është pensioni i vogël i të ëmës, ai ka pak perspektiva të luajë në mënyrë profesionale.

Kur dëgjoi për Kupën Botërore të të Pastrehëve, ai u bind që duhej të shkonte.

Rreth 100 persona janë përfshirë në skemën e “futbollit të të pastrehëve” në Bosnje që kur filloi në 2012.

Nisma u lançua nga Forumi Ndërkombëtar i Solidaritetit EMMAUS, një nga OJQ më të mëdha në Bosnje.

Elmedin Skrebo, trajneri dhe menaxheri thotë se ka pak “endacakë klasikë” në Bosnje, ndaj skema përfshin njerëz nga grupe vulnerabël dhe të përjashtuara, si të dënuarit për krime, ata që luftojnë me varësinë nga droka dhe njerëz si Mehiç që jetojnë në qendra të përbashkëta.

“Ata po ngrihen mbi problemet e tyre,” thotë Skrebo.

Krijuar në 2001 në Skoci nga Mel Young dhe Harald Schemied, Kupa Botërore për të Pastrehët synon të rrisë ndërgjegjësimin për mungesën e shtëpive kudo në botë dhe të kërkojë zgjidhje.

Rregullat e kampionatit janë ato të futbollit të rrugës, me tre lojtarë që luajnë në të gjithë fushën pa pozicione fikse dhe një portier.

Lojtarët mund të luajnë në kampionat vetëm një herë, për të lejuar të tjerë të shijojnë mundësinë vitin tjetër.

Është një mundësi që pjesëmarrësit të bëjnë diçka të re me jetët e tyre, thotë Skrebo. “Është vetëm një shtyrë e vogël që ne të gjithë duam për të bërë diçka,” thotë ai.

Pranë kohës së kampionatit, bëhen trajnime të përmuajshme me 15 deri në 20 njerëz dhe përfshijnë mbështetje psikologjike dhe sociale.

Së fundmi, tetë lojtarë zgjidhen për skuadrën e kampionatit.

“Shumica prej tyre nuk janë larguar kurrë nga vendi, ndaj kjo është një mundësi që ata të shohin diçka të re dhe të takojnë njerëz nga e gjithë bota,” shpjegon Skrebo.

Ky ishte rasti edhe për Alen Hodziç, 27 vjeç, që luajti në kampionatin në Kili në 2014.

“Ishte një eksperiencë e bukur. Për herë të parë në jetën time pata mundësinë të fluturoj,” thotë ai.

Hodziç jeton në qendrën më të madhe kolektive të Bosnjës në Tuzla. E ndërtuar për të strehuar 2.000 familje, ajo është rrënuar dhe ka pak aktivitete.

Pjesëmarrja në lojëra i dha atij “shtytjen” për të cilën kishte nevojë për t’u kthyer në një kurs që ai pati filluar në universitetin në Tuzla për të studiuar gjuhën turke. Përndryshe, ai do ta kishte lënë universitetin dhe do ta braktiste arsimin.

Ekipi i Hodziç doli i dyti në kampionat – me rezultatin më të mirë të vendit. [Vitin e kaluar, megjithatë, ekipi përfundoi në vendin e tetë “për shkak të motit të keq – ra shi”, thotë Mehiç.]

Sipas Skrebos, një nga sfidat kryesore më të cilat përballen ata që jetojnë në streha të pasigurta në Bosnje është fakti se nuk ka përkufizim ligjor të endacakërisë. Si rezultat, institucionet shtetërore nuk e zgjidhin problemin direkt. “Nuk ka kujdes sistematik”, thotë ai.

Përveç kësaj, grupet e margjinalzuara vuajnë nga një paragjykim i madh në Bosnje. “Nuk flet dot për këto probleme, veçanërisht për të pastrehët,” thotë Skrebo.

Duke u rehabilituar nga varësia prej drogës, Dragan Maksimoviç, 37 vjeç, i cili prej tetë vjetësh ka marrë heroinë, por që e ka lënë prej nëntë vjetësh tashmë, thotë se skema ishte një mundësi që ai pati për t’i shpëtuar izolimit që vjen nga probleme të tilla.

Në Banja Luka, ku ai jeton “ish-të varurit kanë frikë”, thotë ai. “Ata nuk duan të flasin për këtë [varësinë] për shkak të paragjykimeve – por unë nuk kam problem”, thotë ai.

Maksimoviç ka luajtur në turneun e vitit 2013 në Poznan, Poloni  si dhe në Kampionatin Europian në Mynih, Gjermani. “Ajo që na lidhte ishte fakti që ne kishim një problem,” thotë ai.

“Kryesisht, më ndihmoi me vetëbesimin. Futbolli është vetëm një mjet. Skema ndihmon njerëzit të ndihen se i përkasin botës reale”.

EMMAUS, që ka 230 punonjës dhe 50 vullnetarë, financohet nga disa programe shtetërore.

Projekti më i madh është një qendër pritje në Doboj që strehon më shumë se 400 persona nga shoqëria e margjinalizuar – e vetmja qendër e dedikuar në vend, thotë Skrebo.

Ai ka kontratë me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Pagesat, megjithatë, shpesh mbërrijnë vonë.

“Për momentin ata na kanë borxh një milion marka [rre 510,690 euro]. Për shkak të kësaj, jemi të detyruar të kërkojmë donatorë të jashtëm,” thotë Skrebo.

“Falë donatorëve nga Holanda, Austria, Italia dhe Franca, projektet tona të tjera vazhdojnë,” thotë ai.

Mehic tani po stërvit skuadra të reja për organizatën,  që do të konfirmojë pjesëmarrjen në Kupën e Oslos 2017 në Norvegji, në fund të gushtit. Ai ende ruan kontaktet me njerëzit që ka takuar në kampionatin e vitit të shkuar.

Maksimoviç udhëton me EMMAUS për të rritur ndërgjegjësimin për eventet dhe ndonjëherë ofron ndihmë.

Ndërkohë, Hodzic studion turqishten dhe ka tashmë një vend pune si përkthyes në një OJQ. “Ka qenë ndihma më e rëndësishme,” thotë ai.

Me cilësinë e jetës të përmirësuar nga një punë dhe një qëllim, pa shpreson të largohet nga qendra kolektive që e ka pasur shtëpi që nga lufta.

“Shpresoj të mos e kaloj të gjithë jetën aty,” përfundon ai.

Etiketa: AustriaBosnjeEuroFamiljeFrancaGjermaniGlasgouItaliaKiliKrimeLuftambështetjenismaNorvegjiParaPoloniPunëSHShpresONStreha
Tjetri
Elvis Rroshi paditet në Prokurori për tenderat e qendrës së Kavajës

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e Elvis Rroshit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.