AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Nekropoli i Apolonisë pre e lehtë për gjuetarët e thesareve

Arben VelongaArben Velo
9 years më parë
në Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Artefakte antike të vjedhura të sekuestruara nga policia

Banorët e fshtarave ngjitur me kodrat e parkut kombëtar thonë se mjaft prej artefakteve zbulohen prej motit dhe janë gati në sipërfaqe, ndërsa pranojnë se në fshat i ruajnë enët qeramike nëpër shtëpi si suvenire.[custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC” none_text=”None found”]

Artefakte antike të vjedhura të sekuestruara nga policia
Artefakte antike të vjedhura të sekuestruara nga policia

Thesar kërkuesit e yshtur prej gojëdhënave rurale, se brenda varreve  mijëravjeçarë gjenden pasuri të rralla, deri edhe enë me material tepër të çmuar, i kanë kthyer tumat (varret antike) të Apolonisë në një zonë plot gropa gërmimesh amatore. Pjesët e  vogla  e të dëmtuara të qeramikës dhe tullave, që përdoreshin për ndërtimin e strukturës së varreve, duken qartë dhe me sy në afërsi të vendgërmimeve të paligjshme. Dy vëllezër banorë të fshatit Radostimë, në Fier, që ndodhet rrëzë kondrave të Apollonisë, u arrestuan në fillim të shkurtit nga policia që u gjeti 264 artefakte. Dy persona të tjerë janë në kërkim, ndërsa hetohen edhe përgjegjës për ruajtjen e parkut. Por në fshat të thonë se qeramikat i nxjerrë edhe moti i keq.

“Pas shirave apo stuhive që përfshijnë zonën, dalin në shesh pjesë tullash, enësh qeramike. Ato i gjen në hapësirën e kësaj kodre,” thotë një i ri, që ruan delet aty afër. Sipas tij nuk është shumë e nevojshme të harxhosh kohë me gërmime, pasi në një thellësi të vogël në pjesë të veçanta të kodrës, ku ndodhet nekropoli i lashtë, efektet natyrore nxjerrin në pah forma varresh apo pjesë nga enët qeramike dhe forma  zbulimesh që emërtohen arkeologjike. I riu sidoqoftë është i rezervuar të flasë për atë që ka ndodhur realisht gjatë këtyre viteve, në këtë pjesë të parkut.  “Unë nuk kam parë të gërmojnë këtu”, thotë ai, ndërsa nuk pranon të identifikohet. Por shton se gati në të gjithë fshatin, ruhen nëpër banesa zbukurime të gjetura në këto shpate kodrash.  “Mund të gjesh nëpër banesa zbukurime të ndryshme të gjetura në park. Kalojnë njërëzit rrugës ose kur  shkojnë për të punuar tokat dhe vreshtat apo dhe ruajtur tufat e bagëtive dhe gjejnë enë qeramike dhe i mbajnë nëpër shtëpi dhe i ruajnë si zbukurime në tavolina apo dhe bufe,” thotë ai.

Varr antik i gërmuar në nekropolin e Apolonisë | Foto nga : Arben Velo
Varr antik i gërmuar në nekropolin e Apolonisë | Foto nga : Arben Velo

Por nëpër zonën e tumave, varreve antike, që  datojnë nga shekulli i shtatë para Krishtit deri në shekullin e tretë para Krishtit, duken qartë gjurmët e gërmimeve klandestine. Mes gëmushave, nën pjesë shkëmbore apo pjesë të buta dherash dallohen ndërhyrjet nga dora e njërëzve. Në pjesën e sipërme të tokës, ndërhyrjet ilegale kanë arritur deri atje sa të shkatërrojnë pjesë të veçanta të sistemit dhe strukturës së disa  varreve.  Duket sikur bashkëjetesa e të ikurve mijravjeçarë nga kjo botë, me të gjallët e kohës së sotme është  trandur dhe ka pësuar krisje gjatë këtyre viteve.

Në fillim të shkurtit policia e Fierit arrestoi dy vëllezër banorë të këtij fshati ndërsa shpalli në kërkim dy persona të tjerë, të cilët sipas saj kishin gërmuar në mënyrë të paligjshme në park. Së bashku me të arrestuarit u konfiskuan edhe një sasi prej 264 objektesh arkeologjike, si bronz, hekur, qeramikë, të grumbulluara në një banesë, të gatshme sipas policisë për trafikim.

Policia tha se Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç dhe  Saimir Fasko, 38 vjeç, bashkë me dy persona të identifikuar me iniciale si A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç. Po ashtu policia ndaloi përgjegjësin e rojeve të parkut të Apolonisë dhe po heton drejtorin e këtij parku dhe një punonjës të tij, të cilët akuzohet se kanë neglizhuar ruajtjen e territorit arkeologjik.

“Ne po vazhdojmë me fazën tjetër të hetimeve,” deklaroi Drejtuesi i Policisë Vendore Fier Neritan Nallbati. Sipas tij në banesën e  njërit prej të arrestuarve  u  sekuestrua  një paisje  dedektor për gjurmim i antikuareve.

Por për Mahmude  Faskon, nëna e dy të arrestuarve nga policia vendore fierake me akuzën e “Vjedhjes së veprave të Artit dhe Kulturës  dhe Trafikimi i veprave të artit dhe Kulturës”,  nuk beson që djemtë e saj kanë bërë diçka të paligjshme. Ajo thotë se antikuare të ngjashme kanë të gjithë nëpër shtëpi.  “Nuk mund ta besoj që djali im të merrej me këtë punë”-thotë ajo për BIRN. Gruaja mbron më shumë një prej djemve me të cilin pleqëron e që thotë se punon në polici private. “Po të shikosh nëpër fshat ka mjaft  enë të tilla, i mbajnë nëpër shtëpi. Të kontrolloj policia dhe besoj do të gjej. Por ne nuk merremi me shitje dhe blerje,” thotë gruaja e moshuar.  Por pas operacionit të policisë banorët e fshatit nuk janë aq të hapur të tregojnë nëse kanë apo jo enë të tilla nëpër shtëpitë e tyre.

Artefakte antike të vjedhura të sekuestruara nga policia
Artefakte antike të vjedhura të sekuestruara nga policia

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila vizitoi Apoloninë pas aksionit të policisë u bëri thirrje banorëve për të ruajtur “pasurinë historike dhe kulturore të shqipërisë”, duke pranuar edhe pamundësinë për të mbrojtur atë hapësirë me roje. “Ne nuk mund të ruajmë me rojë, apo dhe me forca policore trashëgiminë tonë kulturore,” deklaroi ajo.  Parku ka një hapësirë së madhe prej 250 hektarësh dhe edhe pse specialistët e parkut thonë që e mbajnë në vëzhgim e ruajtje këtë pjesë, por ana lindore e Nekropolit është e pamundur për tu ruajtur gjatë gjithë kohës. Ndërkohë mendohet se në këtë zonë mund të ndodhen më shumë se një mijë varre të pazbuluara antike. Nga gërmimet e nisura në Apoloni prej viti 1924 është arritur të nxirren prej nëntokës mijëra objekte të madhësive të ndryshme. Ndërsa, në muzeun e Apolonisë janë të ekspozuara rreth 790 objekte, që i përkasin gërmimeve nga viti 1924 dhe deri në ekspeditat e fundit të përbashkëta shqiptaro- franceze e shqiptaro-gjermane.

Ato janë një fond i pazëvendësueshëm që vizitohen nga mijëra turistë vendas dhe të huaj. Këtij fondi tashmë i shtohen edhe 264 objektet e nxjerra nga nëntoka nga gërmimet e paligjshme, ndërkohë që pak kush mund të thotë se cili është dëmi i shkaktuar prej këtyre gërmimeve në të kaluarën.

Etiketa: BanorëBIRNblerjeFiergjuetarëGjurmëtKumbaroMirela KumbaroMjaftParapoliciPoliciaPolicia e FieritSHshqipturistvarr
Tjetri
Producentët e ‘ Robin Hood ‘ akuzohen se dëmtuan Dubrovnikun

Producentët e ' Robin Hood ' akuzohen se dëmtuan Dubrovnikun

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.