AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zaev zbulon platformën, zotohet të respektojë kushtetutën e Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Kreu i Social Demokratëve në Maqedoni, Zoran Zaev, të premten bëri një përpjekje të re të bindë presidentin t’i japë mandatin për formimin e qeverisë, ndërsa i bëri thirrje protestuesve të mos mashtrohen nga propaganda dhe të shkojnë në shtëpi.

Lideri i LSDM, Zoran Zaev.
Lideri i LSDM, Zoran Zaev.

Në një takim të gjatë të mbajtur në selinë e Partisë Social Demokrate në Shkup, lideri i partisë Zoran Zaev të premten tha se platforma e qeverisë së re do t’i “përmbahet në mënyrë rigoroze” kushtetutës, duke garantuar unitetin, sovranitetin dhe stabilitetin e vendit.

“Po e prezantojmë platformën këtu sot sepse na është kufizuar mundësia për ta bërë në parlament. Do të doja të siguroja presidentin Ivanov se nuk ka më plane apo platforma të partive politike… Ka vetëm një platformë të vetme të qeverisë së re maqedonase,” tha Zaev.

Zaev shprehu shpresën se Ivanov do t’i jepte atij një mandat për të formuar qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të vazhdonin proceset demokratike.

Maqedonia nuk ka pasur një qeveri të re për mbi dy muaj e gjysmë, që nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit të cilat nuk nxorrën një fitues të qartë.

Në një vendim që nxiti tensionet, presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte Zaev një mandat për të formuar një qeveri pavarësisht se ai mblodhi një shumicë parlamentare, duke pretenduar se mund të shkatërronte vendin.

Ivanov këmbënguli që koalicioni i Zaev kishte mundësinë të shkatërronte vendin sepse ai kishte pranuar kërkesat e partive etnike shqiptare të hartuara në një “platformë” të përbashkët.

Kërkesat kryesoheshin nga thirrja për të shtuar përdorimin zyrtar të shqipes në vend. Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullatës së Maqedonisë.

Zaev i bëri thirrje protestuesve që kanë mbajtur marshime të përditshme në Shkup dhe në Maqedoni kundër qeverisë së tij që të shkojnë në shtëpi, duke këmbëngulur se ata janë keqinformuar nga “propaganda e fortë” që të mendojnë se qeveria e re do të shesë interesat kombëtare të Maqedonisë.

“Ne e kemi dëgjuar zërin e tyre, i kemi mirëkuptuar disi… Po i dërgoj një mesazh sot, shkoni në shtëpi. Ka ardhur koha për procese demokratike në Maqedoni, për reforma serioze dhe për t’iu kthyer jetës së përditshme,” tha Zaev.

Etiketa: demokrateMaqedoniMaqedoniaparlamentPropagandaQeveriaReformaShkupshqiptaresocial demokrateVendimZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Qeveria miraton Byronë Kombëtare të Hetimit me kompromis politik

Rama konfirmon shkarkimin e katër ministrave, zëvendësuesit nuk dihen

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.