AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Guidat turistike kroate kërkojnë mësime historie për luftën

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti i rrethuar kroat i Dubrovnikut në vitin 1991. Foto: Wikimedia Commons/Bracodbk.

Guidat turistike kroate kanë kërkuar mësime të specializuara rreth luftës së viteve 1990 për t’u siguruar që vizitorët të informohen si duhet sepse rregullat e BE-së tashmë lejojnë që edhe guidat e huaja të drejtojnë grupe turistësh.

Qyteti i rrethuar kroat i Dubrovnikut në vitin 1991. Foto: Wikimedia Commons/Bracodbk.
Qyteti i rrethuar kroat i Dubrovnikut në vitin 1991. Foto: Wikimedia Commons/Bracodbk.

Shoqata e guidave turistike të Kroacisë tha për BIRN se ajo po punon së bashku me ministrinë e turizmit të vendit për të ndryshuar rregullat për provimet kualifikuese për gudat që të përfshihet shkollim i specializuar për luftën e viteve 1990.

“Ne i shohim guidat turistike si një lidhje midis turizmit dhe trashëgimisë kulturore; pa një guidë të mirë-arsimuar, nuk mund të ketë turizëm kulturor. Dhe Lufta Atdhetare (lufta e Kroacisë e viteve 1990) është një pjesë e rëndësishme e identitetit të Kroacisë dhe e ekzistencës së saj të ditëve të sotme,” tha Jasminka Miskulin, kryetare e Shoqatës së Guidave Turistike të Kvarnerit, një rajon verior bregdetar.

Miskulin, një anëtare e grupit të punës për hartimin e një rregulloreje të re për provimet e guidave, tha për BIRN se shkollimi i specializuar rreth luftës së viteve 1990 është vetëm një pjesë e vogël e përmirësimeve që po kërkohen.

“Arsyeja pse po e bëjmë këtë është një rregullore e shkruar tmerrësisht keq për kualifikime të huaja, që mundësojnë guidat nga e gjithë Europa të punojnë në në Kroaci pa kufizime,” tha ajo.

Ajo shtoi se disa guida të huaja e përshkruajnë konfliktin e viteve 1990 si një luftë civile.

Guidat e huaja tani mund të drejtojnë grupe turistike në Kroaci, por ato duhet të japin provimin dhe Miskulin tha se ata duhet të detyrohen të mësojnë për luftën e viteve 1990, e cila luan një rol tepër të rëndësishëm në historinë e vendit.

Gjatë luftës, Kroacia u shkëput nga Jugosllavia mes një konflikti të armatosur me Ushtrinë Popullore Jugosllave dhe serbët rebelë të Kroacisë.

Edhe pse politikanët kroatë dhe një numër historianësh këmbëngulin se Jugosllavia (Serbia dhe Mali i Zi) kryen agresion ndërkombëtar kundër Kroacisë, disa pretendojnë se ishte gjithashtu një luftë civile sepse Kroacia konsiderohej të ishte pjesë e Jugosllavisë deri në tetor 1991 dhe sepse pati luftime midis forcave kroate dhe rebelëve serbë që ishin shtetas të vendit.

Për shkak të këtyre interpretimeve të ndryshme, guidat turistike dhe Shoqata e Policisë Speciale nga Lufta Atdhetare i propozuan ministrisë së turizmit javën e kaluar se mësimi për provimet e specializuara që kanë lidhje me luftën e viteve 1990 duhet të zhvillohet nga shoqatat e veteranëve të luftës dhe institucionet që e trajtojnë këtë temë mbi baza shkencore.

Ministria tha për BIRN se rregullorja për provimet e guidave do të ndryshohet pasi të ndryshohet Ligji për Ofrimin e Shërbimeve të Turizmit, gjë e cila do të ndodhë në fund të vitit.

Ministria tha se pas kësaj, do të krijohet një program i ri për përgatitjen e guidave “në bashkëpunim me të gjitha autoritetet e interesuara dhe duke u konsultuar me organizatat e interesuara”.

Miskulin tha se përveç veteranëve të luftës, guidat duhet të dëgjojnë gjithashtu edhe prezantime nga OJQ që merren me këtë temë, siç është Documenta në Zagreb – Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën, e cila nxjerr në pah aspekte të tjera të luftës, si viktimat civile dhe krimet e luftës të kryera nga forcat kroate.

Ajo tha se çështja është e rëndësishme për turistët duke qenë se “ata bëjnë shpesh pyetje në lidhje me luftën” dhe se ata “meritojnë një shërbim profesional dhe të bazuar në dije”.

Marko Sjekavica, një tjetër anëtar i grupit të punës dhe kryetari i Shoqatës së Guidave Turistike në Dubrovnik, tha për BIRN se ai pajtohet me idenë që veteranët mund të ndajnë eksperiencat dhe opinionet e tyre, por theksoi se “askush nuk ka të drejtë t’i imponojë një profesionit të lirë mënyrën se si do t prezantohet historia”.

Një tjetër guidë nga Zagrebi, Neven Kamenski, tha për BIRN se ai në përgjithësi e mbështet idenë që guidat të arsimohen më shumë.

“Prandaj mendoj se nuk është shumë keq të dëgjosh veteranët e luftës për eksperiencën e tyre të luftës duke qenë se mendoj se është interesante të dëgjosh pozicione të ndryshme në disa çështje të caktuara kur udhëton në një vend të huaj. Sepse ne të gjithë e dimë që kemi qëndrime të ndryshme në lidhje me Jugosllavinë, (presidentin jugosllav) Josip Broz Tito apo Luftën Atdhetare,” tha Kamenski.

Por ai shtoi se ai mendonte se mendonte se pavarësisht eksperiencave të dorës së parë që kanë guidat për luftën e viteve 1990, ata “duhet t’i qëndrojnë besnik fakteve dhe të përpiqen që në një farë mënyre ta tregojnë historinë në mënyrë diplomatike”.

Etiketa: agresionBEBIRNDubrovnikEuropaKroaciKroaciakufizimeLuftaMaliMali i ZiPunërajonSerbiaSHTitoturistZagreb
Tjetri
Irani hap media në shqip për të shënjestruar disidentët e mërguar

Irani hap media në shqip për të shënjestruar disidentët e mërguar

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.