AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Europa duhet të luajë një rol kyç në Ballkan

Bodo WeberKurt BassuenerngaBodo WeberdheKurt Bassuener
9 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Ndërsa është iluzion të pritet që BE-ja të zgjidhë problemet në Ballkan duke përshpejtuar zgjerimin, është gjithashtu gabim të mendosh se Unioni mund të rrijë spektator në krizën në thellim, të cilën e ka lejuar vetë të ndodhë.

Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP
Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Në artikullin e tij “Europa nuk do t’i zgjidhë dramat e Ballkanit”, redaktori i BIRN Marcus Tanner prish iluzionin se vetëm shkopi magjik i zgjerimit do të shpëtojë vendet e Ballkanit të Perëndimit nga destabiliteti i mëtejshëm. Ky koncept u shpall më së fundmi nga vetë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Duke pasur në mendje rrëfimet paralajmëruese (mosmarrëveshjen e statusit me Qipron, problemet epidemike të sundimit të ligjit në Rumani dhe Bullgari), duhej të bëhej e qartë se reformimi duhet të paraprijë, jo të pasojë, anëtarësimin.

Aftësia e BE-së për të imponuar rregullat dhe vlerat e veta avullon sapo vendet i bashkohen klubit – një pikë tashmë e qartë në rastet e ish-performuesve të shkëlqer si Hungaria dhe Polonia.

Argumenti “t’i lëmë të futen” jo vetëm që dëmton të ardhmen e reformave në vendet perspektive; gjithashtu është i shurdhët ndaj realitetit politik brenda BE-së.

Me përjashtim të Malit të Zi, asnjë nga këto vende në gjendjen aktuale nuk është i përshtatshëm për legjislaturat europiane, jo më për publikun. Pikëpamjet e Tanner ishin një saktësim i nevojshëm për një diskutim politik gjithnjë e më hiperbolik në lidhje me rajonin.

Megjithatë, Tanner promovon iluzione të tjera. Argumenti i tij – se “shtetet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin krizat vetë, të mos i kërkojnë ndihmë të tjerëve” – neglizhon të vërtetën thelbësore se krizat aktuale janë strehuar nga një dekadë politikë e BE-së; ato janë një bashkëprodhim me elitat politike të Ballkanit.

Gjithashtu nënkupton se BE-ja ka luksin e të futurit të rajonit në listën e prioriteteve të ulëta ndërsa zgjidh problemet e veta të brendshme. Kjo nuk është e vërtetë. Çështja është se si mundet BE-ja të angazhohet në sfidat e Ballkanit Perëndimor ndërsa zgjidh sfidat e saj.

Vëmendja e shtuar e BE-së ndaj rajonit është në fakt e garantuar. Krizat më të ngutshme në rajon – si përpjekja e regjimit maqedonas për të rindezur polarizimin etnik për të shmangur kalimin e pushtet, disfunksioni strukturor i Bosnje-Hercegovinës dhe çintegrimi i mundshëm dhe rishfaqja e përçarjeve mes Serbisë dhe Kosovës – të gjitha mbajnë potencionalin e dhunës.

Të gjitha gjithashtu janë janë mundësuar nga pozicioni i politikës së BE-së që i ka lënë elitat politike të flasin për vlerat europiane, por pa i reflektuar në veprime.

Në vend që të përballet vazhdimisht me sjellje të tilla, duke ngulur këmbë te takimi dhe përafrimi mes këtyre vendeve që janë eksponentë aktivë të vlerave demokratike liberale të Europës, BE-ja i ka dhënë atyre mundësinë të futen “në rrëmujën” që Tanner identifikon.

Tërheqja e mëtejshme vetëm sa do ta përshpejtojë degjenerimin, duke çuar në kriza që BE-ja nuk do të mundet t’i shpërfillë – dhe të cilat mund të rezultojnë në më shumë përçarje mes vendeve anëtare të BE-së.

Fatmirësisht, BE-ja ka shumë mundësi në Ballkan. BE-ja nuk mundet ‘t’i ndreqë’ këto vende vetë apo të bëjë punën e aktorëve vendas.

Por ajo mundet dhe duhet të ofrojë një mjedis të favorshëm për ata shtetas dhe forca politike që me pastërti duan t’i bashkohen klubit – dhe që demonstrojnë gatishmërinë për të paguar detyrimet e respektimit të sundimit të ligjit, normave liberale demokratike dhe acquis communautaire.

Një pjesë jetësore e ekuacionit është kufizimi i potencialit të këtyre elitave për të gjeneruar frikë dhe polarizim. BE-ja mund të prishë arbitrazhin e tyre politik duke ofruar siguri. Lidershipi i shtetit anëtar mund të cekë balancën.

Kancelarja Angela Merkel në verën e vitit 2011 i tha troç presidentit të atëhershëm Boris Tadic se derisa Serbia të përballej me realitetin e kufijve të saj dhe të ndalonte nxitjen e trazirave në Kosovën veriore, nuk kishte perspektivë europiane.

Ky besim i drejtpërdrejtë – jo diplomacia brilante e BE-së – i kanë dhënë jetë dialogut Prishtinë-Beograd i cili tani ka ngecur për shkak të pranimit të heshtur të Brukselit të krimit politik në të dyja kryeqytetet.

Vendosmëria holandeze në llogaridhënien për krimet e luftës e nxiti Serbinë të kryejë arrestime – të Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç në veçanti – gjë që përndryshe nuk do të ndodhte.

Mbi një dekadë më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, BE-ja u lut që të merrte mandatin e forcave të sigurisë së NATO-s –të cilën që atëherë e ka lejuar të thahet me dobësi tragjikomike.

Po të ishte mjaft e fuqishme, e kombinuar me qartësinë e politikave nga Berlini, Brukseli dhe Uashingtoni se integrimiteti i vendit është i shenjtë, dëshira e Republika Srpska për pavarësi nuk do të kishte fituar kurrë forcë.

Në Maqedoni, mungesa e garancive të sigurisë – dhe mungesa e dëshirës për të nxitur Greqinë mbi ‘problemin e emrit’ – i dha ish-kryeministrit dhe kumbarit politik Nikola Gruevski më shumë mbështetje në përpjekjet e tij për të kthyer një krizë politike të pafavorshme në një krizë etnike.

Dhe kapaciteti i mbrojtjes së të gjitha elitave të Ballkanit varet mbi infuzione të jashtme të kapitalit, ku BE-ja ka një votë me ndikim – ndonjëherë vendimtare.

Këto mjete janë të gjitha në kontroll të BE-së. Deri më tani, ato kanë punuar në favor të një ‘stabiliteti’ iluzionar që i shërben elitave të cilat kanë forcuar qeverisjen e tyre autoritare dhe retorikën polarizuese.

Në përfundim, Tanner është i saktë kur thotë se BE-ja nuk mund t’i zgjidhë problemet e këtyre vendeve për llogari të tyre dhe sigurisht që jo duke i sjellë ato në bord në këtë gjendje.

Por ai është shumë gabim kur thotë se BE-ja mund të lejojë rajonin të ziejë ndërsa përqendrohet në krizat e veta të brendshme.

Në fakt, duke miratuar një politikë të qartë dhe koherente kundrejt Ballkanit që është në përputhje me vlerat e BE-së, Unioni mund të katalizojë reflektimin e nevojshëm për t’i zbatuar këto vlera brenda klubit.

Një politikë e tillë duhet të mbajë një derë hapur ndaj anëtarësimit, ndërsa zbaton qëndrimet e forta mbi kushtet dhe aktivisht i përfshin këto vendenë normat bazë të demokracisë liberale.

Kjo duhet të sjellë mbështetje aktive dhe të zëshme për eksponentët e këtyre vlerave në shoqëritë e tyre, kryesisht mes shtetasve, por gjithashtu edhe mes elitës politike.

BE-ja nuk mund të përballojë të mbajë një “realizëm” iluzionar ndaj Ballkanit që e zbukuron rolin e vet kontribuues dhe përjashton përgjegjësinë.

 

Opinionet e shprehura në këtë rubrikë i përkasin autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të BIRN.

Etiketa: Angela MerkelarrestimeBallkanBashkimit EuropianBEBeogradbesimBIRNBosnjeBrukseliBullgariDhunëEuropaGruevskiIntegrimiKosovëKrizaMaqedonimbështetjeMerkelMjaftMjedisNATOndikimNikola GruevskiPoloniaprodhimPunërajonRepublika SrpskaRumaniSerbiaSH
Tjetri
Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet

Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.