AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Policia italiane në Venecia arreston kosovarët e dyshuar si xhihadistë

Die MorinangaDie Morina
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luftëtarë të paidentifikuar në një qytet sirian. Foto: Materialet propagandistike të ISIS

Katër të dyshuar si xhihadistë nga Kosova – një prej tyre minoren – u arrestuan nga policia italiane në Venecia, ndërsa planifikonin një sulm në urën e famshme Rialto.

Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq
Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq

Policia dhe karabinierët italianë arrestuan të mërkurën në mbrëmje të dyshuarit si militantë islamikë nga Kosova – me leje të vlefshme qëndrimi në Itali – pas 12 bastisjeve – 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një në Mestre, në periferi të Venedikut, dhe një në Treviso.

Gazeta Express online dha emrat e të arrestuarve si Fisnik Bekaj, 24, Dake Haziraj, 25 dhe Arjan Babaj, 27. Identiteti i të miturit nuk është publikuar ende.

Sipas Daily Telegraph të Britanisë së Madhe, janë regjistruar biseda telefonike të të dyshuarve duke festuar sulmin terrorist të javës së shkuar në Londër, ku Khalid Masood, 52, i konvertuar në mysliman ngau një makinë në turmat e njerëzve që ecnin në Urën Uestminster, duke vrarë tre persona dhe më pas la të vdekur jashtë parlamentit një polic, Keith Palmer, nga sulmi me thikë.

“Ata ishin të gjithë të lidhur me ideologjinë e ISIS dhe të interesuar në sulmet e fundit, mbi të gjitha atë në Londër, të cilin e vlerësonin,” tha prokurori Adelchi D’Ippolito, sipas Telegraph.

Dyshohet se të gjithë kanë shkarkuar informacion nga faqe ekstremiste interneti se si të kryenin sulme terroriste, raportoi Telegraph, duke shtuar se, “nuk është e qartë nëse sulmi ishte i afërt”.

Dy nga të arrestuarit punonin si kamerierë në Venecia, sipas një gazete lokale, La Nuova Venezia. Një i dyshuar u arrestua në një apartament në afërsi të La Fenice, opera historike e Venecias.

“Komplimente për forcat e rendit dhe ligjit që kanë kryer këtë operacion të rëndësishëm”, tha Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias. “Në emër të qytetit dhe të të gjithë qytetarëve, mund të shpreh vetëm falënderime të sinqerta për atë që ata po bëjnë për të garantuar sigurinë tonë.”

Rreth 100 persona janë arrestuar në Kosovë që nga shtatori 2014 me akuzën e anëtarësimit aktiv ose përkatësisë në grupet islamike, përfshirë ISIS dhe Al-Nusra.

Më shumë se 50 prej tyre janë në gjyq. Autoritetet vlerësojnë se rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar ISIS dhe Al Nusra në total.

Në shkurt 2017, komandanti shqiptar i ISIS, Ridvan Haqifi, një imam nga Gjilani në Kosovë, i njohur më mirë nën emrin e tij të luftës AL-Kosovi u raportua i vdekur.

Haqifi u bë famëkeq për një video në të cilën paralajmëronte kosovarët se “ditë të zeza i prisnin”.

Etiketa: Al NusragazetaGjyqISISItaliKosovaKosovëLokaleLondëroperacionPoliciaProkuroriSiriSulmTerroristvideo
Tjetri
armët

Shqipëria i shiti armë ndërmjetësit të dyshimtë bullgar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.