AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rritja e PBB-së, më së shumti nga investimet e TAP dhe hidrocentralit të Devollit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vlerësimi i Bankës Botërore për burimet e rritjes ekonomike. Burimi: Banka Botërore

Banka Botërore vëren se pjesa më e madhe e rritjes ekonomike të Shqipërisë u përshpejtua nga dy projektet e mëdha të investimeve, të cilat në tërësi kanë pak ose aspak ndikim në mirëqenien e shqiptarëve.

Vlerësimi i Bankës Botërore për burimet e rritjes ekonomike. Burimi: Banka Botërore
Vlerësimi i Bankës Botërore për burimet e rritjes ekonomike. Burimi: Banka Botërore

Rritja ekonomike e Shqipërisë u përshpejtua në 3.2 për qind gjatë vitit 2016, por kjo rritje u shkaktua “me burim kryesor” nga ndërtimi i Gazsjellësit TransAdriatik dhe i Hidrocentraleve mbi Lumin Devoll, vlerësoi Banka Botërore në raportin e saj periodik mbi ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Europës Juglindore. Vlerësimet e BB janë më të ulëta se sa vlerësimet e qeverisë dhe Institutit të Statistikave.

INSTAT vlerëson se ekonomia u rrit në 3.5 për qind, ndërsa BB e vlerëson rritjen në 3.2 për qind.

“Në Shqipëri, investimi qe burimi kryesor i rritjes më 2016, i gjeneruar më së shumti nga ndërtimi i Gazsjellësit Trans-Adriatik dhe nga Hidrocentrali i Devollit,” vëren Banka Botërore.

Sipas vlerësimit të BB, më pak se 1 për qind e rritjes ekonomike është shkaktuar nga rritja e konsumit, ndërsa eksportet qenë me rënie në krahasim me vitin 2015.

Situata është gjithsesi pak më e mirë se sa në vitin 2015, kur e gjithë rritja ekonomike u shkaktua nga investimi në Devoll, ndërkohë që konsumi dhe eksportet qenë në rënie.

Vlerësimi se rritja ekonomike edhe në vitin 2016 erdhi para së gjithash nga projektet e mëdha të investimeve të huaja në energjetikë bie ndesh me dëshirën e qeverisë për ta prezantuar rritjen si sukses dhe produkt të reformave të saj. Si Devolli, ashtu edhe Gazsjellësi Trans Adriatik kanë nisur punën shumë vite përpara se qeveria aktuale të vinte në pushtet dhe për rrjedhojë, betoni dhe tubat e tyre vështirë se mund të interpretohen si produkt i reformave të qeverisë aktuale.

Por se kujt i takojnë meritat për rritjen ekonomike, e cila vijon të jetë nën potencial dhe shumë më e ulët nga sa qe shpresuar kur qeveria aktuale filloi punë në vitin 2013, është vetëm njëra pjesë e problemit. Pjesa tjetër ështëse investimet e mëdha si Gazsjellësi Trans-Adriatik apo hidrocentralet e Devollit janë që të dyja projekte me vlerë strategjike, por me ndikim të paktë në mirëqenien e përditshme të shqiptarëve.

Hidrocentralet e kaskadës së Devollit p.sh., kanë një vlerë të përgjithshme investimi prej mbi 500 milionë eurosh, e barazvlefshme me 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjithsesi, përtej pak vendeve të punës gjatë fazës së ndërtimit dhe volumit teorik të vlerës së shtuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto, përfitimet nga ky projekt janë të pakta për ekonominë shqiptare, e cila do ta paguajë energjinë e prodhuar prej tyre përgjatë dekadave të ardhshme.

Gazsjellësi Trans-Adriatik është një rast akoma më i drejtpërdrejtë. Mbi 1 miliardë euro punime ndërtimi do të kryhen në Shqipëri për këtë projekt, i cili është i tëri nën pronësi të huaj dhe përfitimet e të cilit nuk do të ndikojnë në xhepat e shqiptarëve.

Shqipëria nuk është vendi i parë që përballet me një situatë të tillë, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto rritet teorikisht, ndërsa jetesa e qytetarëve të vendit nuk rritet në praktikë. Irlanda është vendi më i prekur nga ky fenomen, ku statistikat kombëtare llogarisin si rritje ekonomike paratë që i përkasin realisht qytetarëve të vendeve të tjera. Në vitin 2015, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Irlandës u rrit me 26 për qind. Arsyeja e kësaj rritjeje u zbulua se qe transferimi në Irlandë nga shumë korporata ndërkombëtare i aseteve të tyre të ndryshme si avionët, të cilët në PBB-në e Irlandës u regjistruan si “investime”. Problemi është se asnjë vend në botë nuk mund të ketë rritje ekonomike prej 26 për qind brenda një viti.

Teknikisht, kompanitë përpiqen të ulin detyrimet e tyre fiskale duke transferuar asete nga një autoritet fiskal në një tjetër. Në vendin nga ku aset largohet, vlera e tij regjistrohet si rënie e investimeve ndërsa në vendin ku mbërrin, regjistrohet si rritje e investimeve. Në disa raste, kompanitë transferojnë nga njëri vend në tjetrin jo asete fizike, por marka e patenta.

Në shkurt të këtij viti, Irlanda vendosi të eksperimentojë një mënyrë të re të matjes sëProdhimit të Brendshëm Bruto, matje që duhet të marrë parasysh anomali të tilla statistikore. Arsyeja është se një vend nuk është në gjendje tëkuptojë realitetin në të cilin gjendet dhe as të hartojë e zbatojë politikat e duhura makroekonomike, në rast se rritja reale ekonomike fshihet pas ndryshimeve të tilla në inventarët e aseteve të kompanive.

Shqipëria është përballur edhe në të shkuarën me një situatë të tillë. Në vitet 2008 e 2009, një pjesë e konsiderueshme e rritjes ekonomike të vendit u shkaktua nga ndërtimi i autostradës Rrëshen – Kalimash. Problemi qe që autostrada u ndërtua me borxhe, të cilat shqiptarët po i paguajnë sot. Banka e Shqipërisë u përpoq në atë kohë të analizonte të dhënat për të dalluar se çfarë pjese nga rritja ekonomike prej 8 për qind e vitit 2008 qe shkaktuar nga betoni e asfalti në Rrugën e Kombit dhe çfarë qe shkaktuar nga ekonomia e vërtetë, por analiza nuk vlen përballë propagandës.

Shqipëria u përball me të njëjtin fenomen, por në krah të kundërt në vitin 2014, kur kompania ajrore Belle Air falimentoi. Si kompani e regjistruar në Shqipëri, të ardhurat e saj regjistroheshin si PBB e Shqipërisë. Fluturimet e saj u zëvendësuan nga kompani italiane dhe realisht nuk pati rënie të fluturimeve apo të numrit të udhëtarëve. Problemi qe që teknikisht, fluturimet italiane drejt Shqipërisë llogariten si PBB e Italisë dhe jo e Shqipërisë dhe rrjedhimisht, për atë vit, vlera e shtuar e sektorit të transportit në Shqipëri rezultoi me rënie të ndjeshme.

Etiketa: AdriatikautostradAutostradaBorxheDevollDevolliEkonomiaEuroHidrocentraletINSTATinvestimeIrlandaKonsumindikimpaktParaPBBPunëQeveriaRritja ekonomikeSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareStatistikat
Tjetri
Arti europian i kompromisit

Arti europian i kompromisit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.