AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Tharja e palmave tropikale në Maqedoni nënvijëzon abuzimin me paratë publike

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Palmat e thara në Maqedoni. Foto: BIRN

Palmat e blera nga vendi i varfër në Ballkan për t’i dhënë kryeqytetit dhe qyteteve të tjera një pamje tropikale, kanë rezultuar një veprim qesharak pas dy vitesh – ndërsa vendasit e shohin këtë si shembull të shpërdorimit të parave publike.

Palmat e thara në Maqedoni. Foto: BIRN
Palmat e thara në Maqedoni. Foto: BIRN

Në atë që disa e shohin si një simbol të saktë të vështirësive aktuale të Maqedoni, mbi njëqind palma të mbjella në Shkup dy vite më parë – të projektuara t’i sjellin qytetit një ndjesi tropikale – janë tharë nga dimri i acartë.

“Kontrolluam të gjitha palmat një nga një dhe fatkeqësisht mund të themi se vetëm 10 për qind, 13 nga 128 pemë, kanë mbijetuar,” tha Dusan Aviroviç, kreu i ndërmarrjes publike të Shkupit që drejton gjelbërimin e qytetit.

Ai tha se lloji i veçantë i palmave, të blera nga qeveria dhe të importuara nga Kina, nuk ishin të përshtatshme për klimën kontinentale Shkupit. Mbulesat me të cilat u mbështollën palmat, sipas tij nuk ishin të mjaftueshme për t’i mbrojtur ato nga periudha të gjata acari.

Palmat në Shkup ishin pjesë e një prokurimi me vlerë gjysmë milionë euro, që synonte të zbukuronte jo vetëm kryeqytetin, por edhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Çmimi i lartë i paguar për 1100 palma nga një prej vendeve më të varfra në Europë tërhoqi kritika dhe tallje. Prokurimi i pa menduar është bërë sinonim me shpenzimet e paarsyeshme të qeverisë së udhëhequr nga VMRO DPMNE.

Mbjellja e palmave të kushtueshme, por të papërshtatshme, është krahasuar në mënyrë të pashmangshme me riorganizimin shumë të shtrenjtë të kryeqytetit në stilin e antikitetit klasik, projekt i njohur si “Shkupi 2014”.

“Që kur na i sollën, palmat ishin gjysmë-vdekura. Na u desh të përdornim lëng fertilizues për t’i mbajtur gjallë. Koha kur i morëm, në gusht, ishte gjithashtu e papërshtatshme. Ishte mrekulli fakti që vetëm katër prej tyre u prishën pas dimrit të parë,” shpjegoi Aviroviç.

Agro-meteorologu, Angelko Angeleski, së fundmi i tha Radio MOF se klima e Maqedonisë ishte absolutisht e gabuar për këtë lloj peme.

“Klima është fajtorja. Palma është pemë tropikale dhe duhet të mbillet në zona tropikale, aty ku moti është më i butë dhe më i lagëshët,” shpjegoi ai.

Ai tha se as dimri i ftohtë i Maqedonisë, por as vapa e verës nuk ishin të përshtatshme për këtë lloj peme.

Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, e cila kreu prokurimin me paratë e qeverisë dhe shpërndau palmat në qytete të ndryshme nuk dha koment të enjten.

Ekspertët ndërkohë kanë paralajmëruar se palmat në qytete të tjera kanë filluar gjithashtu të prishen.

Etiketa: BallkanBIRNEuroKinaMaqedonimrekullipyjetQeveriaSHShkupShkupi 2014VMRO DPMNE
Tjetri
Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Check Up-i falas me fitime të majme: shqiptarët e paguan dyfish në 2015

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.