AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zyrtari amerikan në vizitë për të zgjidhur krizën e Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zyrtari amerikan në vizitë për të zgjidhur krizën e Maqedonisë. Foto arkivë: MIA

Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee do të mbërrijë në Maqedoni të hënën teksa kriza politike vazhdon për zgjedhjen e një qeverie të re të kryesuar nga opozita.

Zyrtari amerikan në vizitë për të zgjidhur krizën e Maqedonisë. Foto arkivë: MIA

Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni, Yee do të takohet me liderë politikë për të diskutuar formimin e një qeverie të re, lidhjet bilaterale dhe reformat e nevojshme për integrimin Euro-Atlantik të Maqedonisë, tha ambasada e SHBA-së në Shkup.

Yee pritet të nxisë për fundin e ngërçit politik dhe bllokadës institucionale që ka penguar krijimin e një qeverie të re të drejtuar nga opozita që nga zgjedhjet e dhjetorit.

Ngërçi politik është rezultat i bllokimit nga ana e deputëtëve të ish-partisë qeverisëse VMRO DPMNE në parlament, mbështetur nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili refuzon t’ia japë mandatin për një qeveri të re socialdemokratëve të opozitës, LDSM, pavarësisht se kanë shumicë në parlament.

Mitko Gadzovski, një profesor i shkencave politike në Fakultetin e Shkupit tha gjithsesi se ishte optimist.

“Pas takimeve të Yee me liderët të hënën, do të bëhet më e sigurt se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza do të jetë përmes gjetjes së një mënyrë institucionale, përmes zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri dhe pastaj qeverisë së re,” tha ai.

Gadzovski tha për Radion Europa e Lirë se dyshonte nëse VMRO DPMNE do të tërhiqej dhe do t’i jepte fund bllokadës pas vizitës së Yee, bazuar te eksperiencat e fundit të Yee në Maqedoni.

Ai theksoi se disa ministra të VMRO DPMNE kishin dhënë dorëheqjen në maj 2015, menjëherë pas vizitës së Yee, kur ai u kërkoi zytarëve të marrin përgjegjësi për skandalin e përgjimit masiv ku ata ishin ngatërruar.

Megjithatë presidenti Ivanov duket se do ta shmangë takimin me zyrtarin amerikan, pasi kabineti i tij këmbënguli se ai ishte shumë i zënë.

Më 22 mars, Ivanov shmangu takimin me komisionarin Johannes Hahn.

Yee do të jetë i pari zyrtar i lartë amerikan që do të vizitojë Maqedoninë që nga zgjedhjet e 11 dhjetorit që ngjallën shpresën për dalje nga kriza.

Vizita e tij vjen pasi disa zyrtarë të BE-së nuk ia dolën të bindin presidentin Ivanov të respektojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të ndalojë pengesën e mandatit për formimin e qeverisë së re nga opozita.

Presioni është rritur mbi social demokratët, të cilët bashkë me partnerët etnikë shqiptarë kanë 67 vende në parlamentin me 120 vende, në mënyrë që të veprojnë për t’i dhënë fund bllokadës parlamentare.

Mes kërcënimeve nga mbështetësit e VMRO DPMNE se nuk do ta lejojnë krijimin e qeverisë nga opozita, është shtuar frika se situata mund të përshkallëzojë në dhunë.

Presidenti dhe VMRO DPMNE këmbëngulin se një qeveri e udhëhequr nga LSDM do të rrezikonte sovranitetin e vendit, për shkak të pranimit të disa kërkesave për reforma të vendosura nga partitë etnike shqiptare.

LSDM këmbëngul që VMRO DPMNE, që ka udhëhequr qeverinë që nga viti 2006, po e mban fort pushteti për shkak se udhëheqësit e saj kanë frikë nga gjykimi për korrupsion.

Disa figura të larta partiake, përfshirë udhëheqësin e VMRO DPMNE Nikola Gruevski, po përballen me hetime penale dhe aktakuza nga Prokuroria Speciale, SJO, që sipas tyre janë të motivuara politikisht.

Etiketa: Ambasada e SHBABEEuroEuropaGruevskihetimeKorrupsionKrizaMaqedoniNikola GruevskiOpozitaparlamentProkuroriaProkuroria SpecialeReformaSekretari Amerikan i ShtetitSHBAShkupshqiptarevizitaVMRO DPMNEZgjedhjet
Tjetri
Tre fytyrat e Trump

Deficiti diplomatik i Trump

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.