AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Ballkani ngroh zërin për të shkëlqyer në Eurovizion

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Kultura, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eurovizioni 2017. Foto: Thomas Hanses/Eurovizion

Këngëtarë nga shtatë vende të Ballkanit po hyjnë në garën e Eurovizionit në Kiev të Ukrainës të martën duke shpresuar të arrijnë në dhjetëshen e finales së të shtunës.

Eurovizioni 2017. Foto: Thomas Hanses/Eurovizion

Me gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit 2017 që fillon të martën në Kiev, tetë vende të Ballkanit shpresojnë që këngëtarët e tyre të arrijnë në finalen e të shtunës.

Nën moton “I gëzohemi diversitetit”, 11,00 spektatorë në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitës në Kiev do të dëgjojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi të konkurrojnë të parët në gjysmë finalen e të martës, ndërsa Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania dhe Kroacia do të duhet të presin për gjysmëfinalen e dytë të enjten.

Nga 36 vende që konkurrojnë në gjysmëfinale, dhjetë do t’i bashkohen Ukrainës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës në finale. Të gjitha vendet do të përfshihen në sistemin e votimit.

Me këngën e saj “Botë”, 28-vjeçarja Lindita Halimi, lindur në Kosovë do të përfaqësojë Shqipërinë. Halimi ka jetuar në SHBA prej vitit 2013.

E aftë të këndojë në dhjetë gjuhë, ajo i tha Eurovizionit se kënga e saj ishte rreth “pranimit të vetes dhe pranimit të të tjerëve siç janë dhe rreth përhapjes së dashurisë pavarësisht etnisë, rracës, fesë apo orientimit seksual të personit”.

Bullgaria do të prezantohet nga 17-vjeçari Kristian Kostov, i lindur në Moskë dhe me origjinë Bullgare dhe Kazake. Ai ishte finalisti i “Kids Voice Russia” në 2014 dhe i dyti në “X Facton” 2016 në Bullgari.

Kënga e Kostov për Eurovizionin është një këngë dashurie e titulluar “Rrëmujë e Bukur”.


Kroacia do të përfaqësohet nga këngëtarja 36-vjeçare Jacques Houdek, i njohur për zërin e jashtëzakonshëm dhe si një nga trajnerët e emisionit televiziv “The Voice”. Për Eurovizion, Houdek do të këndojë një këngë të quajtur “Miku im” në anglisht dhe italisht.

“Ashtu si në çdo këngë deri më tani, edhe te kjo për Eurovizionin, dua të përhap një ndjenjë bashkimi, miqësie dhe vlerësimi të diversitetit midis njerëzve”, tha Houdek në shkurt pasi u njoftua se do të përfaqësonte Kroacinë.

Duke shpresuar në fundin e garimit pa arritur në finale gjatë këtyre pesë viteve të fundit, Maqedonia këtë vit vendi po dërgon një këngëtare të re, Jana Burceska, që do të intepretojë këngën “Duke kërcyer vetëm”.

23-vjeçarja qe në qendër të vëmendjes në Maqedoni në vitin 2011 kur konkurroi në shfaqjen e talenteve “Idol Maqedonia”, ku doli e pesëta.

Kënga e saj retro-pop për Eurovizionin, që sipas saj është “një këngë për mundësitë që nuk kapim kur jemi të rinj”, do të performohet në skenë me ekrane të mëdha dhe një sfond të madh të qytetit. Siç sugjeron emri i këngës, Burceska do të vallëzojë vetëm në skenë.

Një nga pjesëmarrësit e Eurovizionit që do të ngjallë shumë reagim pritet të jetë 31-vjeçari Nikola Kaleziç nga Mali i Zi.

Duke performuar këngën e tij “Hapësirë”, Kaleziç ka veshur një fustan blu duke fituar lavdërime në median ndërkombëtare për sfidimin e “stereotipeve rreth maskilitetit dhe bukurisë femërore”, por nuk ka po aq mbështetje në atdhe.

Në atdheun e tij mashkullor, lëkundja e balancës gjinore nga ana e tij ka tërhequr kritika të forta për shkelje të vlerave tradicionale, ku disa e kanë etiketuar si simbol të “dekadencës perëndimore”.

Kaleziç nuk duket se e ka shumë problem pasi pretendon se komentet negative vetëm sa e motivojnë për më larg.

Këngëtarët rumunë Ilinca, 18 vjeç dhe 25-vjeçari Alex Florea, do të përfaqësohen në Eurovizion 2017 me këngën  “Yodel It!” dhe me shpresën se kënga e tyre do të arrijë në finale.

Pavarësisht se janë të rinj, të dy këngëtarët kanë vite eksperiencë: Ilinca e filloi këngën në moshën 14-vjeçare, ndërsa Alex në moshën 16-vjeçare.

Rumania ia ka dalë gjithsej t’i afrohet dy herë fitores në Eurovizion në vitin 2005 dhe 2010 kur doli e treta në finale. Rumania është ndër gjashtë vendet që gjithnjë ka arritur në finale.

Tijana Bogiçeviç, 35 vjeçe, do të përfaqësojë Serbinë me këngën e saj “Shumë Thellë”. Këngëtarja jeton dhe punon në SHBA dhe ka përvojë të mëparshme në Eurovizion, pasi ishte një vokal mbështetës në konkursin e vitit 2011.

Në një intervistë për revistën Gloria më 30 prill, Bogiveviç tha se ndihej e nderuar të përfaqësonte Serbinë, por tha se ishte e vështirë të bënte parashikime për fitimtarët.

“Ka gjithçka, politikë gjithashtu megjithëse nuk të krijohet ndjesia sepse rëndësi ka argëtimi, audienca dhe këndimi,” tha ajo, duke shtuar se skuadra serbe pret të dalë në krye.

Etiketa: BallkaniBullgariBullgariaEmriKievKroaciaMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniambështetjeRumaniaSHBAshqipUkrainë
Tjetri
Heroi jugosllav i Luftës së Dytë Botërore kujton “Ditën e Fitores” në 1945

Heroi jugosllav i Luftës së Dytë Botërore kujton “Ditën e Fitores” në 1945

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.