AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opinionisti Kastriot Myftaraj arrestohet nga policia dhe lirohet nga prokuroria pas thirrjes për vrasjen e diplomates Europiane

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Media Watch
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kastriot Myftaraj. Foto: Facebook

Policia e Tiranës bëri të ditur se pas një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kastriot Myftaraj, i njohur për teoritë e komplotit botëror dhe opinionist në disa televizione në Tiranë, u arrestua i akuzuar për thirrje publike për kryerjen e akteve të dhunshme duke ngritur diskutime mbi kufirin që ndan lirinë e shprehjes nga thirrja për dhunë. Por pak orë më vonë, prokuroria urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm duke deklaruar se nuk shihte vepër penale në shkrimin e tij.

Kastriot Myftaraj. Foto: Facebook

Myftaraj, 51 vjeç, u ndalua nga policia në shtëpinë e tij mbrëmjen e së martës, dy ditë pasi kishte publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook ku ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin fyhej në mënyra të ndryshme dhe banale ndërsa në fund të shkrimit, thuhej se vrasja e saj nga ndonjë shqiptar nuk duhet të konsiderohet si akt terrorist por si akt antiterrorist. Por mesditën e të mërkurës, prokuroria bëri të ditur se kishte urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm me argumentin se nuk sheh vepër penale që duhet të ndiqet nga prokuroria.

Policia bëri të ditur në një njoftim për shtyp se arrestimi u krye nga policia në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës, por pak orë më vonë, Prokuroria e hodhi poshtë këtë pretendim. Sipas policisë, Myftaraj qe arrestuar i akuzuar për shkelje të nenit 223 të Kodit Penal ku thuhet: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Gjithsesi Prokuroria e konsideroi shkrimin e tij si një rast të fyerjes apo të shpifjes, që të dyja janë gjithashtu vepra penale në Shqipëri por të tilla që nuk ndiqen nga prokurorët por nga pala e prekur.

Myftaraj ka një faqe në Facebook me mbi 30 mijë pëlqime ndërsa shkrimi i tij kundër Vlahutin mori qindra pëlqime si dhe shumë komente lavdëruese ose kritikuese ndaj shkrimit.

Arrestimi i tij ngriti spektrin e diskutimit se ku përfundon liria e fjalës dhe ku fillon abuzimi me lirinë e fjalës.

“Thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes nuk mbrohen nga liria e shprehjes, por shumë gjëra varen nga mënyra e formulimit të fjalisë,” tha për BIRN Theo Alexandridis, një ekspert ligjor i lirisë së shprehjes pranë qendrës “Res Publica” në Tiranë.

Gjithsesi, gazetarë dhe opinionistë, ndonëse nuk pajtohen me gjuhën e urrejtjes të shprehur në shkrim, e konsideruan arrestimin e tij një masë disproporcionale dhe të panevojshme.

Aleksandër Cipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve tha se “Për shkak të fjalës nuk mund të përdoret burgu ndaj publicistëve”, ndërsa Mero Baze, botues i Gazetës Tema tha se rasti i Myftarajt duhet të trajtohet si një ekstremizëm në të cilin, arrestimi është një mjet disproporcional dhe i panevojshëm. Baze, i cili e gjeti veten në vitin 2009 në të njëjtën situatë kur një shkrim i botuar në gazetën Koha Jonë bënte thirrje për vrasjen e tij, tha se raste të tilla duhet të trajtohen si probleme shoqërore dhe jo domosdoshmërisht si çështje penale.

Myftaraj është vënë shpesh në akuzë për gjuhë urrejtjeje më herët, veçanërisht ndaj myslimanëve.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin është vënë shpesh gjatë muajve të fundit nën sulmet e mediave periferike kryesisht në internet me akuza të shumëllojshme dhe me fyerje banale, veçanërisht në lidhje me reformën në drejtësi. Në shkrimin për të cilin Myftaraj u arrestua, Vlahutin sulmohet mes të tjerash për çështje morali dhe si agjente e Serbisë.

Kodi Penal i Shqipërisë mbart shumë klauzola të cilat dënojnë rastet e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve për akte terroriste. Nga ana tjetër, shpifja dhe fyerja u ndryshuan si vepra penale në vitin 2012 pas kërkesës së organizmave ndërkombëtare dhe organizatave shqiptare të lirisë së fjalës, me synimin për t’i dekriminalizuar këto dy vepra që më parë mbartnin dënime me shumë vite burg.

Tendenca ndërkombëtare aktualisht është që çështje të tilla të shpifjes dhe fyerjes të trajtohen nga gjykatat si mosmarrëveshje civile. Por deputetët shqiptarë në vitin 2012 nuk pranuan të dekriminalizonin tërësisht shpifjen dhe zgjodhën një rrugë të mesme, në të cilën, një person mund të dënohet penalisht me gjobë për shpifje, por akuzën duhet ta ngrejë në gjykatë pala e prekur dhe jo prokuroria.

Gjithsesi, kërcënimi për akte terroriste, nxitja, thirrja publike apo shpërndarja e shkrimeve ose propagandës për kryerjen e akteve terroriste janë vepra penale.

Etiketa: AkuzaarrestimiBashkimit EuropianBIRNBurgdeputetFacebookgazetarGjuha e urrejtjesKodi PenalKodit PenalkryetarLiriaLiria e ShprehjesMASPoliciaPolicia e TiranësprokurorProkuroriaRomana VlahutinShpifjaShpifjeshqipShqipërishqiptareTeoritë e komplotitTerroristTiranëVrasja
Tjetri
Ministria e ekonomisë pretendon arritjen e një marrëveshjeje që do të ulë kostot e fluturimeve

Kësaj here mos flisni për aeroporte

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.