AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skulptori Qazim Kërtusha hap ekspozitë në muzeun arkeologjik

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekspozita e skulptorit Qazim Kërtusha | Foto : Gezim Kabashi

Punimet e skulptorit Qazim Kërtusha në dru, qeramikë, mermer dhe bronx, si dhe vizatimet e tij do të ekspozohen së bashku me trashgiminë arkelogjike të punuar nga mjeshtrat antik.

Skulptori Qazim Kertusha pergatit ekspozitën në Muzeun Arkeologjik të Durrësit | Foto : Gëzim Kabashi

Punimet e skulptorit durrsak Qazim Kërtusha do të përballen të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me veprat e qindra krijuesve bashkëqytetarë që kanë punuar në mijëvjeçarët dhe shekujt e kaluar.

40 punimet e përzgjedhura nga krijimtaria 40-vjeçare e autorit  tashmë kanë zënë vend pranë monumenteve, skulpturave, kolonave, kapiteleve dhe reliefeve, që mbushin sallat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, më i madhi në llojin e vet në të gjithë vendin.

Vizitorët vendas dhe të huaj që do të preferojnë nesër qytetin bregdetar, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, bashkë me eksponatet e Muzeut Arkeologjik mund të ndjekin edhe Ekspozitën “Kërtusha 2017” përgatitur nga skulptori Qazim Kërtusha dhe vajza e tij kuratore, Joana.

Artisti i njohur për skulpturat e parkut të instaluara në pjesë të ndryshme të qytetit bregdetar thotë për BIRN se kjo është një sfidë artistike që i vendos punimet e tij përballë veprave të mjeshtrave durrsakë në shekuj.

“Do të isha i lumtur nëse vizitorët do të ndalonin edhe para punimeve të mija, njëlloj si para qindra veprave me moshë 2000-vjeçare, që dëshmojnë jetën e qytetit dhe gjeninë krijuese të paraardhësve tanë,”shprehet autori 64-vjeçar.

Kërtusha thotë se katër dekadat e përvojës si restaurator në Muzeun e Durrësit i dhanë siguri guximit të tij për të ekspozuar në mjediset e institucionit që ka thuajse të njejtën moshë me të.

Vepra e artistit Kërtusha është lidhur pazgjidhshmërisht me monumentet e zbuluara dhe shtresat kulturore, me të cilat është ndeshur krah arkeologëve zbulues.

“Në vitin 2003, kur shkëpusnim nga errësira dhe balta monumentin e Geas, perëndeshës së Tokës dhe Pjellorisë, kam ndjerë respekt për brezat dhe për kulturën që lanë pas,” shprehet Kërtusha, i cili nuk e fsheh se ekspozita që do të hapet në Ditën ndërkombëtare të Muzeve është një përgjegjësi e veçantë, jo vetëm përballë vizitorëve, por edhe përballë krijuesve anonimë të objekteve qindravjeçare të zbuluara në Durrës.

Kjo është ekspozita e 6-të personale që Qazim Kërtusha ka hapur në mjedise të ndryshme të qytetit, të hapura dhe të mbyllura. Ajo ka gjetur mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve dhe drejtori i saj, Ledion Lako ndjehet mirë që ekspozita e parë me vepra të artit pamor në këtë institucion mban firmën e një specialisti  me përvojë të Muzeut.

“Në sallat e Muzeut vitet e fundit janë organizuar koncerte instrumentale dhe veprimtari të fjalës poetike,” tha Lako, sipas të cilit një ekspozitë me vepra skulpturore, njëlloj si ato që popullojnë eksponatet e lashtësisë përbën një risi”. Pas Ditës ndërkombëtare të Monumeteve, që iu kushtua zbuluesit arkeolog Vangjel Toçi, ky është aktiviteti i dytë radhazi në një ditë të shënuar për Muzeumologjinë botërore.

Skulptori Qazim Kërtusha, autor i nëntë veprave të instaluara  në parqet e qytetit të Durrësit, si dhe i monumenteve për Aleksandër Moisiun dhe Haxhi Zekën, vendosur në Viene dhe në Pejë, e hap ekspozitën e radhës me portretin në allçi kushtuar Vangjel Toçit, duke e quajtur arkeologun e ndjerë “edukator të jashtëzakonshëm dhe mecenat të artit dhe kulturës në Durrës”.

Punimet në dru, qeramikë, mermer dhe bronx, si dhe vizatimet e skulptorit Kërtusha, kanë kaluar me dhjetra herë në duart e Joanës, vajzës së artistit, që krejt natyrshëm siç thotë ajo, është kthyer në kuratoren e të të jatit. “E kam ndjekur në çdo hap babin-thotë Joana, ndërsa rendit projektet dhe veprat e përgatitura nga Qazim Kërtusha, si “Përjetësi”, “Violonçelistja”, “Pasioni”, “Tango”, etj.

Lidhja e ngushtë e krijuesit Qazim Kërtusha me artin dhe kulturën shekullore të Durrësit, jeta intensive mes mjeshtërve të sotëm dhe restaurimi i qindra objekteve arkeologjike u kanë dhënë veprave të autorit durrsas një status të veccantë midis artëdashësve në qytetin bregdetar .

Etiketa: arkeologBIRNDASHDurrësParaQazim KërtushaRestaurimiSHVangjel ToçI
Tjetri
Rama dhe Basha i japin fund krizës politike me marrëveshje zgjedhore

Rama dhe Basha i japin fund krizës politike me marrëveshje zgjedhore

Komente 1

  1. Liliana Cika says:
    9 years më parë

    Durresi!,Cdo kush e don qytetin e lindjes,por skulptori ,mjeshtri i madh Qazim Kertusha ka nje dashuri
    te vecante, e e adhuron ate,,i ka kushtuar si te thuash kohen e cmuar te jetes,Kete dashuri e shpreh ne veprat e tija e shpreh ne diskutimet her her plot pasion e dhimje ,per cdo gje qe prek qytetin e tij.Qazimi nuk eshte vetem skulptor i ndjeshem .po njekohesisht eshte Arkitekt i vepres,..arkitekt i te shprehurit mes nje grupi artistesh ,e shpesh here cdkush e ndjen veten te carmatosur nga mynyra e te shprehurit me nje ndjrnje te thelle,dhimje o gezimi.Sme mbetet tjeter por i uroj ketij Njeriu ne radhe te pare,cdo gje te bukur.e si Skulptor artisti qe dashuron qytetin e tij .Sa me shume vepra e sa me shume Art ne Qytetin e Durresti..Veprat e ketij artisti duhet te dalin jashte mureve te studios , duhet ti buzeqeshin Qytetit, njerezve e brezave ,sepse ne
    cdo moment te krijimtarise i eshte kushtuar me pasjon dashuri e dhimbje,!
    Urime Qazim .urime.Liliana Cika, ITALY,Poggibonsi.

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.