AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Çiklistët rrezikojnë kokën pa helmetë në trafikun e kryeqytetit

Dori DakangaDori Daka
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Megjithëse jo shumë të përhapura te përdoruesit e biçikletave në Tiranë, çiklistët me eksperiencë thonë se kokoret janë mbrojtja e tyre kryesore në rast aksidentesh, ndërsa ekspertët e shëndetit paralajmërojnë për dëmtime serioze në mungesë të kësaj sigurie.

Rei ka zgjedhur biçikletën si mjet transporti për të lëvizur nëpër rrugët e Tiranës. Që nga dita kur doli për herë të parë me të për të shkuar në shkollë kanë kaluar 20 vjet, por ai e mban mend mirë atë moment, sepse të gjithë e shihnin me habi  për shkak të kaskës mbrojtëse, që mbante mbi krye. Në atë kohë ajo ishte thuajse e panjohur për përdoruesit e biçikletave. Sot e njohin, por sërish nuk e përdorin.

“Është  shumë  e rrezikshme për drejtuesit e biçikletave të dalin pa kokore.  Një pjesë e trupit mund të rigjenerohet, në rast aksidentesh, por koka është shumë e rëndësishme dhe mund të lerë pasoja për tërë jetën. Unë e përdor kokoren sidomos në segmentet më të rrezikshme, që në Tiranë nuk mungojnë”, thotë  Rei.

Por  ata që janë të ndërgjegjshëm për rrezikun e mos vendosjes së kaskës mbrojtëse sa ky djalë janë të pakët.

Një i ri që sapo ka filluar t’i japë biçikletës thotë:

“Me kaq kohë sa kam nuk më është dukur e nevojshme. As shokët dhe shoqet e mia që kanë biçikletë, nuk mbajnë kaskë. Nëse unë do ta blej do të jem i pari.”

Ndërsa për drejtuesit e mjeteve motorike, Kodi Rrugor, e sanksionon si detyrim përdorimin e kaskës mbrojtëse, gjatë lëvizjeve, për drejtuesit e biçikletave nuk parashikohet ende asgjë në këtë drejtim, as  në Kod,  as në rregulloren e tij.

Po  le të shohim çfarë ndodh në rrugë.  Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë  Shtetit, gjatë vitit 2016, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga përdoruesit e biçikletës janë regjistruar 163 aksidente. Prej tyre 21 persona kanë humbur  jetën dhe 47 të tjerë  kanë pësuar dëmtime të rënda. Ndërsa për vitin 2017 janë regjistruar 26 aksidente me pasojë 4  vdekje dhe 3 persona të plagosur rëndë.

Sipas kirurgut, Fatos Olldashi  në Spitalin Universitar të Traumës, ku ai shërben, çdo ditë  vijnë mesatarisht 4 drejtues biçikletash të aksidentuar. Gjatë verës pjesa më e madhe prej tyre janë fëmijë. Një pjesë e mirë  mund të kishin shpëtuar, nëse do të kishin përdorur  kaskat  mbrojtëse, sepse dëmtimet më të rënda dhe fatale janë ato të trurit.

“Dëmtimi kryesor te njerëzit që përdorin biçikleta nga mungesa e përdorimit të kaskës mbrojtëse është dëmtimi i kokës dhe i trurit. Nga statistikat e vendeve të zhvilluara  del se mbajtja e kaskës mund të reduktojë deri në masën 70% dëmtimet e kokës. Pra  është një shifër shumë e lartë. Ndërsa për sa i takon parandalimit të dëmtimeve fatale të trurit kap shifrën 50%”

Një kaskë mbrojtëse mund të të shpëtojë jetën. Ua ka shpëtuar shumë përdoruesve të motorëve, që nga vendosja e  ligjit, duke e reduktuar ndjeshëm numrin e fataliteteve. I tillë është rasti i Rovinit.

Ai e kujton gjithmonë me shumë emocione atë fillim janari të vitit 2010, kur pësoi një aksident gati fatal, që mund t’i kishte marrë jetën, në rast se nuk do të kishte vënë, për herë të parë, kaskën mbrojtëse.

“Hoqa shpretkën, pankreasin, çava mushkëritë. Mos e provoftë njeri. E them nga vetja ime që të gjithë duhet të përdorin skafandër, sepse pa skafandër je i mbaruar”- thotë  Rovini.

Dëmtimet e rënda në kokë kanë edhe një kosto të madhe personale dhe familjare.

“Këto mund të shkojnë nga dëmtime të lehta, që përfundojnë me marrjen e një ndihme të shpejtë në spital dhe kthimin brenda ditës në shtëpi, deri te të sëmurë që qëndrojnë me muaj të tërë në spital, apo edhe me vite të tëra.” – thotë neurokirgu, Fatos Olldashi.

Për ata që kanë zgjedhur  lëvizjen me  biçikletë, problemet me parregullsitë e korsive, apo mungesën e sinjalistikës  kërkojnë  më shumë kohë për t’u zgjidhur,  por  përdorimi i kaskës mbrojtëse  nuk mund të jetë më një opsion.

Sipas  ekspertit të qarkullimit rrugor, Artur Sulce, numri i përdoruesve  është rritur  shumë  vitet e fundit në rrugët tona dhe kjo kërkon jo vetëm më shumë ndërgjegjësim, por edhe rregulla të reja.

“Në rastin e një aksidenti në rrugë, që dëmtimet të jenë sa më të lehta do të ishte mirë që biçiklisti të përdorte kaskën. Do të ishte mirë të ndërmerrej një nismë ligjore për vendosjen e kaskave mbrojtëse, meqenëse tani  edhe biçikletat janë projektuar me marshe, pra e kanë rritur shpejtësinë  e nuk janë më ato të zakonshmet” tha ai.

Ndërgjegjësimi personal për rrezikshmërinë e rrugës dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së kaskës mbrojtëse fillon që në moshë të hershme dhe në familje.

Enedi  është 10  vjeç. Del çdo ditë nga liqeni. Bashkë me skuterin, prindërit i blenë edhe kaskën mbrojtëse dhe i shpjeguan që ajo të mbron jetën. Një mësim që ai do ta mbaj mend gjithmonë.

Etiketa: aksidentaksidentedetyrimFamiljekostoMASMbrojtjapasojaSHshqipSpitalStatistikatTiranëvdekje
Tjetri
Këshilli i Arkeologjisë vendos ruajtjen dhe integrimin e zbulimeve pranë “Velierës”

Këshilli i Arkeologjisë vendos ruajtjen dhe integrimin e zbulimeve pranë “Velierës”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.