AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ministri kroat i akuzuar për plagjiaturë propozon ligj që lehtëson penalitetet

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pavo Barisiç. Foto: Beta

Lëvizja e ministrit kroat të arsimit, Pavo Barisiç për të çuar përpara një ligj që lehtëson penalitetet për personat e gjetur fajtorë për plagjiaturë ka tronditur shumë akademikë në vend.

Pavo Barisiç. Foto: Beta

Propozimi i një ligji të ri në fushën shkencore dhe në arsimin e lartë në Kroaci, i cili u lejon personave që kanë bërë plagjiaturë në kërkimet shkencore të mbajnë statusin e tyre akademik, ka zemëruar pjesëtarë të shquar të bashkësisë akademike të Kroacisë.

Ligji i ri, që aktualisht po debatohet është kërkuar nga Ministri i Shkencës dhe Arsimit, Pavo Bariçiç – i cili ka pasur edhe vetë probleme me dyshimet për plagjiaturë.

Ndërsa ligji aktual i detyron plagjiaturat ta dorëzojnë statusin e tyre akademik, ligji i ri do t’i lejojë ata ta mbajnë statusin me leje të fakultetit apo institucionit – si një mënyrë e rritjes së autonomisë së institucioneve.

Vlatko Silobrcic, ish-kreu i komitetit të etikës brenda agjencisë shtetërore për shkencën dhe arsimin e lartë – organi më i lartë shtetëror që monitoron vlerat etike në shkencë – thotë se ideja është e tmerrshme.

“Katastrofë. Nuk keni përse më pyesni mua,” i tha ai BIRN, duke shpjeguar se kjo me gjasa do të dukej si një lëvizje për të mbrojtur ata që bëjnë plagjiaturë, “edhe pse në pamje të parë mund të mos duket e tillë”.

“Duket sikur vendimi i jepet fakultetit ose institucionit,” tha ai, por në përvojën time… këto nivele më të ulëta [të fakulteteve ] janë absolutisht të prirur ndaj korrupsionit dhe të gjitha të këqijave të lidhura me klientelizmin dhe konfliktet e interesit”.

“Është vërtet e tmerrshme”, ra dakord Tomislav Pletenaç, një profesor i etnologjisë dhe antropologjisë në Fakultetin e Shkencave të Zagrebit.

“Është veçanërisht e tmerrshme për shkak se ofron mundësinë që dikush që ka bërë plagjiaturë t’i jepet mundësia të qëndrojë në shkencë dhe të mbajë statusin shkencor”, shtoi ai.

“Nëse një gjë e tillë zbatohet, tregon gjendjen e shoqërisë sonë akademike dhe shoqërisë sonë në përgjithësi”, tha ai për BIRN.

Siç shpjegoi Pletenaç, propozimi gjithashtu ul pjesëmarrjen e studentëve në proceset vendimmarrëse në universitete, si dhe lejon personat mbi 65 vjeç të mbajnë poste të larta akademike – një lëvizje që besohet gjerësisht të jetë hartuar për të mbajtur rektorin e Universitetit të Zagrebit Damir Boras, i cili është 65 vjeç.

Silobrçiç dha dorëheqjen në dhjetor, pasi komisioni zbuloi se Barisiç kishte bërë plagjiaturë në një pjesë të kërkimit të tij shkencor, duke pretenduar se sistemi ishte “i pafuqishëm për të luftuar plagjiatorët”.

Në atë kohë, ai i tha BIRN se një arsye për dorëheqjen e tij ishte “pamundësia për të zgjidhur çështjen e ministrit Barisiç”.

Në shkurt, deputetët e opozitës paraqitën një mocion mosbesimi ndaj Barisiç, por ai qëndroi ministër pasi shumica e deputetëve e mbështetën atë.

Universiteti i Augsburgut në Gjermani po shqyrton aktualisht tezën e doktoraturës së Barisiç pasi ai u raportua për auto-plagjiaturë – duke plagjiaturë, duke cituar punën e tij pa e referuar atë.

Mendohet se Barisiç tani po përpiqet të ndryshojë ligjin përpara se Universiteti i Augsburgut të vendosë për rastin e tij – gjë që Barisiç e mohon.

Etiketa: akademikeBIRNdeputetGjermaniKroaciLigjPunëstudentVendimi
Tjetri
Presidenca Trump nuk e ka ndryshuar politikën e SHBA në Ballkan

Presidenca Trump nuk e ka ndryshuar politikën e SHBA në Ballkan

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.