AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Presidenca Trump nuk e ka ndryshuar politikën e SHBA në Ballkan

Florian BieberngaFlorian Bieber
9 years më parë
në Në Fokus, Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee. Foto: Darko Vojinovic/AP

Ndërsa shumë prisnin që politika e jashtme e SHBA-së të përmbysej nën drejtimin e Trump, mospërfshirja e tij në çështjet ndërkombëtare – me disa përjashtime – duket se nënkupton vazhdimësi të rolit të kahershëm të SHBA-së në Ballkan.

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee. Foto: Darko Vojinovic/AP

Që nga zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, politika e jashtme e vendit ka qenë e çrregullt. Me deklaratat e tij të çoroditura, sjelljen shpërfillëse ndaj NATO-s dhe aleatëve të tjerë tradicionalë, përçmimin haptazi të BE-së dhe preferencës për autokratë, niveli i pasigurisë gjeopolitike ka qenë më i larti në këto dekada presidentësh amerikanë.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka bërë ende emërime të rëndësishme, përfshirë Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, një post të cilin e mbajti Victoria Nuland gjatë Administratës Obama.

Në këtë mungesë të politikës së qartë në Ballkan nga administrata Trump, kanë fituar më shumë peshë deklaratat kontraverse të kongresmenëve, siç është një kërkesë e Dana Rohrabacher nga Dhoma e Përfaqësuesve që nuk e konsideronte Maqedoninë shtet apo Rand Paul në senat që kundërshton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Së fundmi, janë shkruar dy letra nga kongresmenët konservatorë të cilët dyshojnë se Ndihma e SH.B.A-së po përdoret nga projektet e rrjetit të Shoqërisë së Hapur.

Maqedonia ngriti pyetjen e rëndësishme nëse këto deklarata reflektonin politikat aktuale të administratës apo kanë qenë produkt i lobimit.

Disa artikuj gjithashtu u publikuan nga njerëzit që e konsiderojnë veten ekspertë të Ballkanit, që argumentuan për një rishqyrtim të kufijve, si Timothy Less për Foreign Affairs dhe John Schindler që shkroi për gazetën e vjetër të Jared Kushners, the Observer.

Javët e fundit duket se i kanë larguar këto shqetësime.

Në fillim, Senati mbështeti anëtarësimin e Malit të Zi në NATO me 97 me 2 vota, një shumicë dërrmuese dhe e qartë, pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme të Rusisë për të penguar procesin.

Menjëherë më pas, Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee vizitoi Ballkanin dhe bëri progres të shpejtë.

Vizita e tij ishte thelbësore në “bindjen” e presidentit maqedonas Ivanov t’i jepte liderit të opozitës dhe përfaqësuesit të shumicës në parlament një mandat për formimin e qeverisë së re pas muajsh ngërçi.

Për më tepër, ai ndihmoi në arritjen e një marrëveshje në Shqipëri ku PD e opozitës kishte kërcënuar me bojkot zgjedhor.

Pavarësisht se me një president që nuk i ka të qarta angazhimet ndaj NATO-s, Aleancës Euro-Atlantike edhe pas vizitës së tij në Bruksel, SHBA-ja ka qenë më efektive se BE-ja.

Pavarësisht një serish vizitash të nivelit të lartë në Maqedoni, përfshirë Donald Tusk, Federica Mogherinin dhe Johannes Hahn, asnjë prej këtyre përpjekjeve nuk rezultuan në zgjidhje të krizës dhe presidenti Ivanov madje refuzoi ta takonte komisionerin Hahn.

Pra, e ka rifituar SHBA-ja drejtimin e saj?

Sukseset e fundit sugjerojnë se politika amerikane në Ballkan do të vazhdojë ashtu siç ka qenë nën administratën e Obamës, e përshkruar gjerësisht si “udhëheqje nga mbrapa”, që nënkupton mbështetje në politikën e BE-së në rajon dhe parandalim i krizave dhe mbështetje në përpjekjet për reforma.

Shpresa e disave në rajon që administrata Trump të ndryshonte politikën nuk ishte kurrë më shumë se një ëndërr.

Trump qartazi nuk është i interesuar për politikën e jashtme dhe në rastet që është ato janë çështje të mëdha me rëndësi të drejtpërdrejtë për SHBA-në.

Mosinteresimi, mbështet status quo-në dhe punën e profesionistëve. Caktimi i personave të munguar në Departamentin e Shtetit dhe Sekretarit të Shtetit, si dhe i diplomatëve profesionistë nuk ka gjasa të çojë në një ndryshim strategjik të politikës në Ballkan.

Roli i Rusisë në rajon si një fuqi që mbështet erozionin e integrimit euroatlantik në rajon ka qenë thelbësor në nxitjen e angazhimit të fundit të SHBA-së.

Ndërsa presidenti ka një rol të paqartë me Rusinë, për ta thënë sa më butë, Kongresi dhe Departamenti i Shtetit i kanë parë qartazi ndërhyrjet ruse si kërcënime.

Në veçanti përfshirja ruse në Malin e Zi, aq e paqartë sa është, ka tërhequr vëmendjen e SHBA-së, ashtu si mbështetja e Rusisë për qeverinë maqedonase në largim të Nikola Gruevskit.

Sigurisht, status quo-ja gjithashtu nuk nënkupton që administrata e SHBA-së do të gjejë energjinë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të regjimeve gjysmë-autokratike të Ballkanit dhe ngritjen në pushtet të të fortëve.

Administratës aktuale i mungon interesi dhe durimi për të ndjekur ndonjë politikë të re, por duket se e ka të pamundur të braktisë politikën e mëparshme.

Gjithashtu, gatishmëria për të qenë më e ashpër sesa homologët e saj europianë dhe për të përdorur forcën aty ku BE-ja e ka të kufizuar, siç për shembull me Milorad Dodik, mund të jetë një ndihmë.

Kryesisht, efekti i ndërmjetësimit dhe presionit të SHBA-së në Shqipëri dhe Maqedoni zbulon dobësinë e BE-së.

Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të BE-së në rajon, vizitat e nivelit të lartë në Shqipëri dhe Maqedoni, duhet të kishin qenë nga BE-ja dhe jo nga një diplomat profesional, që vinte nga Amerika e largët për të zgjidhur krizën.

Ndërsa është e lehtë të tallesh me Trump dhe SHBA-në dhe të pozicionohesh në aspektin e kritikës morale, veçanërisht pas zgjedhjeve presidenciale franceze, mekanizmat komandues të BE-së kanë arritur një pikë të ulët në Ballkanin Perëndimor.

Kështu, mësimi i vërtetë i politikës amerikane të kohëve të fundit në Ballkan i shkon BE-së: Si të rifitosh rëndësinë dhe të bësh arritjet e fundit të qëndrueshme?

Pa një përtëritje të perspektivës së BE-së, qeveria e re e Maqedonisë do të ketë të vështirë të vazhdojë rrugën dhe pa përfshirje të mëtejshme të BE-së në Shqipëri, marrëveshja do të shpërbëhet herët a vonë.

Rivënia në lëvizje e reformave dhe lëvizja drejt një dinamike pozitive do të kërkojë një angazhim të përtërirë të SHBA-së dhe BE-së, si dhe një koordinim më të madh mes dy superfuqive, pavarësisht presidentit Trump.

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikaBallkanBEBrukselDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitdiplomatDonald TrumpDonald TuskEuroMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMilorad DodikNATOparlamentPDPresidencapresidentprogresPunëQeveriarajonReformaSenatiSHSHBAshqipShqipëriTrumpvizitaVota
Tjetri
Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale

Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.