AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Qeveria e re maqedonase ndalon projektin famëkeq Shkupi 2014

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rinovimi i fasadave në Shkup. Foto: BIRN

Kryeministri i ri maqedonas Zoran Zaev tha se planifikon të ndalojë tjetërsimin e kushtueshëm të Shkupit, i cili është bërë tashmë simbol i shpenzimeve të papërgjegjshme nga shteti.

Rinovimi i fasadave në Shkup. Foto: BIRN

Teksa ministri i ri i kulturës në Maqedoni lajmëroi ndalimin e plotë të rinovimit të kryeqytetit të njohur si Shkupi 2014, arkitektët thonë se shpresojnë që disa nga ndërtesat historike që morën fasada të reja, të kthehen në gjendjen fillestare.

“Duhet ta ndalojmë menjëherë Shkupin 2014 sepse çdo ditë, si nga kutia e Pandorës, prodhon monumente të reja, skulptura, rrugica dhe kolonada që askujt nuk i duhen por ne të gjithë paguajmë një çmim të lartë për këtë,” tha ministri i zgjedhur i kulturës Robert Alagjozovski për agjencinë e lajmeve Makfax.

Alagjozovski lajmëroi një rishqyrtim të plotë të projektit.

“Ne do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare rreth projektit me synimin e zhvillimit të skenarëve të ardhshëm rreth tij. Do të jemi të kujdesshëm me zgjidhjet,” tha ai.

Projekti i madh i qeverisë që transformoi pamjen e Shkupit ishte ide e ish-qeverisë së drejtuar nga Nikola Gruevski.

Ai përfshin dhjetëra ndërtesa të reja, qindra fasada, monumente gjigante, ura dhe vepra të tjera zbukurimi, frymëzuar kryesisht nga stilet artistike të antikitetit.

Projekti është kritikuar gjerësisht për mungesë transparence dhe ka shtuar dyshimet se është bërë një mënyrë për të vjedhur paratë nga buxheti i shtetit.

Nga çmimi i shpallur fillimisht prej 80 milionë eurosh, kostoja e pamjes së re të kryeqytetit tani është rritur në mbi 670 milionë euro, sipas një baze të dhënash nga BIRN.

Ish-kreu i Shoqatës së Arkitektëve Maqedonas, AAM, Sanja Regenoviç-Jovanoviç tha se tani nevojiten disa rregullime. Ashtu si arkitektë të tjerë, ajo sugjeron të fillohet me kthimin e pamjes ish-moderniste të ndërtesës së qeverisë.

Ndërtesa qeveritare. Foto: BIRN

Ndërtesa e vitit 1970 krijuar nga arkitekti i njohur Petar Mulickovski mori një pamje radikalisht të re në vitin 2014, kur u mbulua me kolona të rreme, një timpanum, si dhe dritare dhe çati të dizajnuara për t’i ngjasuar Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Ajo kushtoi më shumë se 16 milionë euro, sipas të dhënave.

“Padyshim, kjo ndërtesë duhet të kthehet në gjendjen normale,” tha Regenoviç-Jovanoviç.

Ajo tha se pritej që të duheshin para dhe kohë për të korrigjuar disa gabime, “por ne nuk kemi zgjedhje tjetër nëse duam të tregojmë maturi dhe shtet”.

Ndërkohë, puna për projektin e nisur në vitin 2010 vazhdon edhe sot.

Ndërtimi në urën në fjalë. Foto: BIRN

Një rrotë gjigante po ndërtohet ende në një urë për këmbësorë në lumin Vardar në Shkupin qendror.

Autoritetet kanë filluar së fundmi ndërtimin e Bankës së re Qendrore, pavarësisht se ky institucion ka tashmë një seli të ndërtuar gjatë viteve 1970.

Pranë tij, autoritetet e udhëhequr nga qeveria e përkohshme e Emil Dimitriev, i cili i takon partisë së  Gruevskit po përfundojnë selinë e re të Agjencisë Kombëtare të Pronave të Patundshme. Javën e kaluar, fasada u zbukurua me statuja gjigante bronzi të shenjtorëve.

Më 22 maj, elita e ish-partisë qeverisëse mori pjesë në një hapje gala të Filarmonisë së re maqedonase, e cila kushtoi pothuajse 40 milionë euro dhe është vetëm një nga disa ndërtesat me pamje moderniste që janë pjesë e projektit.

Kryeministri i zgjedhur Zoran Zaev, i cili pret t’i votohet qeveria të mërkurën në parlament, paralajmëroi se çmontimi i disa monumenteve gjigande dhe heqja e fasadave të reja nga ndërtesat historike do të ishte e kushtueshme dhe kërkoi durim deri në një analizë të plotë përpara veprimit.

Etiketa: BIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEuroGruevskiMaqedoniNikola GruevskiParaparlamentPiSPunaQeveriaShkupShkupi 2014URAzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Shpenzimet e parealizuara buxhetore janë keq, jo mirë

INSTAT rrëzon "Rilindjen" ekonomike për vitet 2014 dhe 2015

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.