AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti i Rumanisë bëhet i pari lider në Ballkan që viziton Trump

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Foto: Presidenca rumune

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë presidentin rumun Klaus Iohannis më 9 qershor, ku pritet që liderin ballkanik t’i kujtojë atij besnikërinë e Rumanisë ndaj Perëndimit.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Foti: Presidenca rumune

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të takohet më 9 qershor me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë zyrtare mes shqetësimeve të vazhdueshme të shteteve europiane mbi qëndrimet e papërshtatshme të presidentit amerikan në lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Iohannis do të udhëtojë drejt SHBA-së të dielën për të marrë pjesë fillimisht në Forumin Global të Komitetit të Hebrenjve Amerikanë, si një i ftuar nderi dhe për të marrë çmimin “Dritë Kombeve” – çmimi më i lartë i organizatës 110-vjeçare për krerët e shteteve apo qeverive në lidhje me punën e tyre ndërkombëtare për paqe dhe demokraci.

Sipas presidencës rumune, Iohannis dhe Trump do të diskutojnë partneritetin strategjik 20-vjeçar midis Rumanisë dhe SHBA-së, ndërsa Iohannis do të theksojë se vendi i tij mbetet aleati më i parashikueshëm dhe më i besueshëm i Amerikës në rajon.

Abonohu te buletini ynë[email-posts-subscribers namefield=”YES” desc=”” value=”Abonohu”]

Diplomatët rumunë në Uashington e kanë kërkuar vizitën prej muajsh, duke i kujtuar administratës së re të Trump se vendi është i vetmi në Ballkan dhe në rajonin e Detit të Zi, që ka ngritur shpenzimet e veta të mbrojtjes në 2 për qind të PBB-së, pasi traktatit të NATO-s.

Në një intervistë në shkurt, ambasadori i Rumanisë në Uashington, George Maior, tha se takimi i Iohannis me Trump ishte një përparësi kryesore.

Ai tha gjithashtu se ish-këshilltari i sigurisë i Trump, Michael Flynn, i cili ka vizituar disa herë Rumaninë, kishte premtuar të bindte Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson të vizitonte vendin ballkanik.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, në samitin e NATO-s në maj në Bruksel, Trump i qortoi aleatët se nuk kishin bërë shpenzimin e mjaftueshëm për mbrojtjen kolektive, duke përsëritur ankesat e zakonshme se ngarkesa më e madhe bie mbi Amerikën.

Ai gjithashtu refuzoi të mbështeste nenin 5 të traktatit të aleancës, ku thuhet se një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.

Rumania ka mbështetur me forcë lëvizjet e NATO-s për të shtuar praninë e saj në krahun lindor të aleancës.

Ajo dhe Bullgaria fqinje, si dhe shtetet baltike dhe Polonia, po presin ushtarë nga 28 shtetet anëtare të NATO-s, ku më shumë se 7,000 trupa janë dërguar në vendet fqinje me Rusinë.

Iohannis ishte gjithashtu kreu i parë i një shteti të NATO-s dhe BE-së që mbështeti SHBA-në, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “Europa duhet ta marrë fatin e saj në duart e veta”, duke iu referuar presidencës Trump dhe Brexit.

Iohannis i hodhi poshtë të hënën shqetësimet e Merkel rreth drejtimit aktual të SHBA. “Deklarata e Kancelares Merkel u bë për shkak të pritshmërive të papërmbushura në samitin e NATO-s dhe në Samitin G7. Nuk mendoj se duhet të shqetësohemi për këto marrëdhënie,” tha Iohannis.

Djali më i madh i Trump nga ish-gruaja, Ivanka, Donald Trump i Riu, i cili drejton Fondacionin Trump, u pa së fundmi teksa bënte gjueti në Rumani në maj.

I pyetur nëse ishte takuar me djalin e Trump, Iohannis tha atëherë se preferonte t’i shihte kafshët gjallë.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBEBrexitBrukselBullgariademokracidiplomatDonald TrumpEuropagjuetiMerkelNATOpaqePBBPoloniaPresidencaPunërajonRumaniRumaniaSHBASulmTrump
Tjetri
kameraman

Shitja e emisioneve televizive mjegullon linjën ndarëse mes lajmit dhe propagandës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.