AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Greqia dhe Maqedonia një hap më pranë zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikola Dimitrov, ministri i ri i jashtëm maqedonas. Foto: MIA

Ministri i jashtëm maqedonas pritet të vizitojë Greqinë së shpejti me ftesë të homologut të tij grek, ndërsa dy vendet ngjallin shpresën e zgjidhjes së polemikës së emrit, e cila ka bllokuar rrugën Euro-Atlantike të Maqedonisë.

Nikola Dimitrov, ministri i ri i jashtëm maqedonas. Foto: MIA

Dimitrov, ministri i ri i jashtëm i Maqedonisë, do të udhëtojë në Greqi i ftuar nga homologu i tij grek, Nikos Kotzias. Data e saktë e vizitës nuk është zbuluar ende.

“Diplomacia ka si punë ndërtimin e urave, të krijojë miqësi dhe të hapë dyer dhe perspektiva”, u tha Dimitrov mediave lokale, duke zbuluar synimin e tij për të pranuar ftesën e fundit të Greqisë për të vizituar.

“Duke pasur parasysh se sfida më e madhe për integrimin tonë euro-atlantik janë marrëdhëniet me Greqinë, dua t’ia tregoj pamjen e re të Republikës së Maqedonisë veçanërisht Greqisë. Jam i bindur se Greqia është gjithashtu e interesuar për Republikën e Maqedonisë”, tha Dimitrovi.

Kotzias ka thënë disa herë se do të kërkojë intensifikim të bashkëpunimit me Maqedoninë pasi kjo t’i japë fund krizës së zgjatur politike të brendshme. Zoran Zaev mori më në fund mandatin për të formuar një qeveri, pas disa muajsh pasigurie politike që nga zgjedhjet e dhjetorit të kaluar.

“Kam pasur biseda të vazhdueshme me Zaevin dhe do ta ftoj homologun tim Dimitrov në Athinë, që të gjejmë mënyra për intensifikimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve afatgjata… në frymën e konsensusit demokratik”, tha Kotzias menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re maqedonase.

Greqia pretendon se përdorimi i fjalës Maqedoni nënkupton një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër. Athina ka bllokuar përpjekjet e Shkupit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE për mosmarrëveshjen e pazgjidhur.

Në vitin 2008, Maqedonia humbi mundësinë për të hyrë në NATO vetëm për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë.

Si rezultat, Maqedonia mori një ftesë të kushtëzuar sipas së cilës NATO detyrohej ta ftonte vendin për t’u anëtarësuar pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me fqinjin e saj. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë përparim të mëtejshëm dhe marrëdhëniet dypalëshe janë përkeqësuar më tej, ndërsa Athina ka akuzuar ish-qeverinë maqedonase të udhëhequr nga Nikola Gruevski për provokime.

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, mirëpriti sinjalet e reja pozitive që vijnë nga të dyja palët.

Ai tha se shpreson se qeveria e re maqedonase do të punojë “për zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, përfshirë Greqinë”.

“Isha i lumtur të shihja ministrin e jashtëm Kotziasis të Greqisë t’i zgjaste një dorë miqësie homologut të tij në Maqedoni, duke shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar, për t’u takuar për të çuar përpara marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve, të cilat me kalimin e kohës, shpresojmë se do të arrijnë marrëveshjet për zhbllokimin e rrugës së integrimit të Maqedonisë në Euro-Atlantik”.

Vizita u lajmërua në një kohë kur disa vëzhgues politikë në Maqedoni besojnë se qeveria e re mund të përdorë interesimin e SHBA-së dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor për të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO më shpejt – një rrugë që do të çonte në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë.

Arsyeja për shtimin e interesit perëndimor në rajon, thanë vëzhguesit është ndikimi në rritje i Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: AthinaBEEuroGreqiGreqiaGruevskiLokaleMaqedoniMaqedoniaNATONikola GruevskiQeveriarajonSHBAShpresONVëzhguesitvizitaZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
A ishte ky fundi i valës së populizmit?

Sfida e Angela Merkel për Europën

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.