AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pas 7 skulpturave “Veliera” largon pa destinacion edhe monumentin e Mujo Ulqinakut

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monumenti i Mujo Ulqinakut në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Monumenti i Mujo Ulqinakut, vepër e skulptorit Kristaq Rama, u hoq sot (5 qershor) nga qendra e Durrësit ndërsa autoritetet nuk sqarojnë se ku kanë ndër mend ta çojnë këtë monument.

Monumenti i Mujo Ulqinakut në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi/BIRN

Punimet për projektin “Veliera” në Durrës nuk kanë kursyer as monumentin e Mujo Ulqinakut, shumë pranë Torrës mesjetare të qytetit bregdetar. Sot paradite kanë nisur punimet për zhvendosjen e kompleksit përkujtimor të ngritur në nderim të heroit të rezistencës antifashiste, ndërsa nuk dihet ende destinacioni i veprës së punuar në fund të viteve 1970 nga Skulptori I Popullit, Kristaq Rama.

Kjo është vepra e tetë që largohet brenda disa muajsh nga sheshi, ku nisën punimet për rikualifikimin e sipërfaqes para godinave të portit detar.

Në gjashtë muajt e fundit nga territori ku po zbatohet projekti me vlerë 6 milion USD janë larguar edhe një sërë veprash të tjera, të njohura si skulptura parku. Bustet e Ismail Qemalit dhe Dom Nikoll Kaçorrit, kryetari dhe nënkryetari I parë I qeverisë së Pavarësisë u sakrifikuan të parët dhe u dërguan në ruajtje në një nga magazinat e qytetit. Në të njëjtën kohë me to u largua nga lulishtja pranë Torrës edhe busti i kolonelit holandez Lodewijk Thomson.

Më pas u spostuan edhe katër vepra të tjera monumentale, të instaluara vetëm në 6-7 vjetët e fundit në sheshet përballë hyrjes së portit të Durrësit.

Skulpturat e derdhura në bronz nga po aq skulptorë shqiptarë, dhe që i bëjnë jehonë artit modern botëror me figurat e John Lennon, Bob Dylan, Tina Turner dhe Mick Jagger e zbukuruan për pak vite lulishten përballë Torrës veneciane. Veprat ishin inventarizuar vetëm pak kohë më parë dhe transferimi I tyre nuk ka pasur asnjë adresë të re. Tashmë ato ruhen në oborrin e ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit në Durrës, por askush nuk di të thotë se a ka një plan për zhvendosjen e tyre drejt një hapësire të re.

Ansambli monumental trekëndor ku ndodhet edhe për disa orë monumenti i Mujo Ulqinakut është një nga më të vjetrit në Durrës. Bashkia e Durrësit në vitet 1920 ia kushtoi atë kolonelit holandez, Thomson. Ushtaraku 45-vjeçar, që kishte mbërritur në Shqipëri për të organizuar xhandarmërinë vendase ra në krye të detyrës më 15 qershor të vitit 1914. Vepra u ndërtua me nismën e kryebashkiakut Kostë Paftali. Një obelisk i lartë me një shqiponjë të derdhur në bronz u vendos në qendër të tre topave luftarakë, që vazhdojnë të hijeshojnë edhe sot kompleksin trekëndor, shumë pranë Torrës veneciane. Siç u mësua nga zbulimet arkeologjike të këtij fillim viti pranë kompleksit “Veliera” të tre topat pranë monumentit trekëndor ipërkasin një grupi artilerie bregdetare, të instaluar 200 vjet më parë në fortifikimin osman pranë hyrjes së portit.

Që nga mesi i viteve 1970 ky kompleks i kushtohet figurës së heroit të rezistencës antifashiste Mujo Ulqinaku, busti i të cilit punuar nga babai i kryeministrit Rama, nuk dihet se ku do të transferohet.

Etiketa: BashkiaBashkia e DurrësitBIRNDurrësKristaq RamaParaRamashqipShqipëriVeliera
Tjetri
Mrekullia e natyrës shqiptare në imazhe (Foto)

Mrekullia e natyrës shqiptare në imazhe (Foto)

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.