AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Një deputet i LSI dhe ish-drejtori i spitalit të Beratit ndiqen penalisht për blerje të votës

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i LSI-së Gledion Rahovica gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA

Ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit Ildir Frashëri i cili bashkë me deputetin e LSI Gledion Rehovica janë proceduar penalisht për blerje vote dhe pjesëmarrje të paligjshme në fushatë të funksionarëve publikë. Rehovica dhe Frashëri mohuan akuzat

Deputeti i LSI-së Gledion Rahovica gjatë një seance parlamentare | Foto nga : LSA

Një ditë pasi u njoftua ndjekja penale nga policia për korrupsion zgjedhor për Drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, ministri i Shëndetësisë  Arben Beqiri shkarkoi nga detyra Ildir Frashërin, gjatë një vizite në këtë spital. Për Frashërin dhe deputeti i LSI Gledion Rehovica policia filloi procedimin penal të hënën për blerje të votës dhe përfshirje të paligjshme në fushatë të një funksionari publik. Të dy i kanë mohuar akuzat.

Ministri Arben Beqiri tha për mediat lokale se vizitoi personalisht spitalin, ku njoftoi edhe emërimin e drejtorit të ri,  për të komunikuar shkarkimin “për të demostruar dhe një herë se gjëja më e rëndësishme në këtë periudhë para elektorale….(është) mospërfshirja e administratës publike në fushatë”. Frashëri tha se nuk i komentonte akuzat pasi nuk i kishte mësuar ato zyrtarisht, ndërsa deputeti Rehovica i cilësoi akuzat si “shpifje për të prishur imazhin e LSI-së”, dhe tha se ishte i hapur “për çdo lloj hetimi institucional”.

Ndërkohë disa funskionarë të tjerë të LSI, përfshi drejtorë të burgjeve apo zyrave të hipotekës, janë shkarkuar gjatë këtyre ditëve pas marrëveshjes mes PS dhe PD për krijimin e një taskforce me ministra që monitorojnë përdorimin e administratës publike në fushatë.

Frashëri dhe deputeti i LSI Gledion Rehovica janë të parët që po procedohen penalisht për akuzën e blerjes së votës gjatë kësaj fushate. Ndërkohë drejtori i spitalit akuzohet edhe për përfshirjes të paligjshme të funksionarit publik në fushatë elektorale.  “Ky duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për fillimin e procedimit penal.  Çështja sipas policisë i është referuar Prokurorisë së Përgjithshme.

I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura Gledion Rehovica u shpreh i kontaktuar nga BIRN në telefon se gjithçka e ka mësuar nga media dhe askush nuk i ka komunikuar akuzat në rrugë zyrtare. “Gjithçka është shpifje sepse takimet elektorale që unë kam bërë dhe po vazhdoj të bëjë bëhen të hapura dhe çdo gjë është lehtësisht e verifikueshme”, tha ai. Ndërkohë ish-drejtor i spitalit Frashëri tha po ashtu se dinte vetëm atë që kishte parë në media. “Askush nuk më ka komunikuar asgjë, asnjë prokuror nuk më ka marë në pyetje apo të më ketë komunikuar asnjë akuzë, gjithçka e kam mësuar pasditen e djeshme (të hënën) nëpërmjet medias, por nuk kam asnjë koment deri në momentin që do të komunikohet zyrtarisht akuza për të cilën është përfolur”, tha Frashëri. Idlir Frashëri e drejtonte spitalin e Beratit prej një viti pas largimit të ish drejtoreshës Valbona Papa.

Ky është rasti i parë që prej fillimit të kësaj fushate që policia kallëzon zyrtar të lartë dhe kandidatë për deputetë për blerje vote. Vepra,  është shtuar në Kodin Penal në nenin 328, para zgjedhjeve të vitit 2013, ndërsa me ndryshimet që u bënë në maj pas marrëveshjes politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha, dënimi për të u rrit dhe nëse gjenden fajtorë Rehovica e Frashëri rrezikojnë deri në 5 vjet burgim. Ndryshimet e fundit i shtuan kodit edhe dënimin në rast se një funksionar publik bën fushatë gjatë orarit zyrtar. Taskforcë me ministra të PS dhe PD e ngritur për të monitoruar përdorimin e administratës në zgjedhje dhe ka bërë deri tani një sërë shkarkimesh dhe kallëzimesh.

Frashëri është drejtori i dytë i një institucioni publik në Berat që shkarkohet për përfshirje në mënyrë të paligjshme në  fushatën elektorale. Më herët u shkarkua Drejtoresha e Postës Shqiptare në Berat Haris Ngjeqari, e cila u akuzua se u kishte shpërndarë formularë dhe bërë presion punonjësve të saj në favor të LSI. Ngjeqari mohoi akuzat.

Shkarkimet për shkelje të Kodit Zgjedhor apo për krime që kanë të bëjnë me zgjedhjet filluan menjëherë pasi marrëveshja politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha filloi të zbatohej. Pjesa më e madhe e të shkarkuarve i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila edhe ka protestuar për shkarkimit me një letër publike drejtuar krerëve të shtetit dhe ambasadorëve ku i quan shkarkimet “antiligjore të ngjashme me ato të një junte”, ndërsa konteston edhe një vendim qeverie që i mundëson ato si të pakonsultuar.

Etiketa: AkuzaambasadorBashaBeratBIRNblerjeblerje votedeputetEdi RamaKodit PenalKorrupsionKorrupsion zgjedhorKrimeLokaleLSILulzim BashaMarrëveshjaMediaParaPartisë DemokratikePDPoliciaprokurorPSRamaSHShpifjeshqiptareSpitalValbonaVendimzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Një marrëveshje klimatike e fuqizuar nga hipokrizia

A është Marrëveshja e Parisit e padrejtë për Amerikën?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.