AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shoqëria civile e shqetësuar nga vonesat në gjykimin për “Velierën”

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulishtja para portit ku po nërtohet projekti “Veliera” | Foto nga : LSA

Përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë civile që kërkojnë anullimin e projektit dhe mbrojtjen e zonës, janë përballë 13 palëve ndërgjyqëse që përfaqësojnë agjenci të ndryshme shtetërore, ndërsa shohin me shqetësim se çështja shtyhet ndërsa punimet për projektin vazhdojnë

Zbulimet arkeologjike pranë projektit “Veliera” në Durrës | Foto nga : Gezim Kabashi

Gjykata Administrative e Durrësit, dritaret e godinës të së cilës shohin mbi sheshin para portit tek i cili po ndërtohet projekti “Veliera”, ende nuk ka caktuar një datë për gjyqin e ngritur nga shoqëria civile për të shpallur të pavlefshëm projektin që sipas paditësve cënon vlerat arkeologjike të qytetit. Ndërkohë  realizimi i objektit, edhe pse i bllokuar në disa segmente, ka hyrë në një fazë mjaft të avancuar.

Në sekretarinë e gjykatës e konfirmojnë se ende nuk është përcaktuar data e seancës së radhës, megjithëse kanë kaluar të paktën 20 ditë nga seanca pararendëse.

“Ne vlerësojmë seriozitetin e Gjykatës, kur ajo  vendosi ta ndjekë çështjen me një trupë gjykuese me tre anëtarë”, tha avokatja Mirela Jorgo që përfaqëson një grup organizatash të shoqërisë civile. Por sipas saj, vonesat në intervalet e seancave, kur ligji parashikon vetëm 10 ditë mes tyre “janë një ogur i keq”.

Nga ana tjetër, në drejtorinë juridike të Bashkisë vlersojnë se gjykimi me tre anëtarë është pasojë e kompleksitetit të çështjes që shqyrtohet dhe vjen në zbatim të ligjit. Interesat e bashkisë mbrohen nga dy jurist të kësaj drejtorie, të cilët kanë paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar për trajtimin në themel të çështjes-thanë burimet.

Mbi padinë e ngritur nga Shoqëria Civile ndaj Bashkisë, Gjykata Administrative e Durrësit po shqyrton çështjen në themel, por zvarritja e procesit lehtëson  përparimin e punimeve në terren.

Mirela Jorgo, avokate e Shoqërisë civile, tha për BIRN se ndërtimi në sheshin pranë portit po kryhet në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ç’ka u vërtetua sipas saj me zbulimet arkeologjike pranë kompleksit “Fly”.

Sipas saj ky nuk është një gjyq i lehtë. Përballë shoqërisë civile në seance përveç Bashkisë paraqiten 13 palë ndërgjyqëse të thirrura nga Gjykata, institucione të lidhura me trashëgiminë kulturore, që nga Ministria e Kulturës, deri te Drejtoria e Mjedisit, dhe firmat ndërtuese.

Territori ku grupi i arkeologëve zbuloi fragmente të mureve romake dhe pjesë nga fortifikimi osman, në mesin e muajit shkurt u bllokua me një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor të Durrësit. “Megjithëse parashikonte pezullimin e punimeve në një pjesë të vogël të sipërfaqes ku avanconin ndërhyrjet e kompanisë ndërtuese, ky urdhër që mbërriti pas kërkesës sonë, u zbatua nga përmbarimi dhe vazhdon të jetë i vlefshëm edhe sot”, – nënvizon Jorgo.

Në fakt, edhe tani që punimet kanë përfshirë një vijë prej gati 1 km, nga godina e Bankës Tregtare deri në atë të ish-hotel “Vollgës” sipërfaqja e zbulimit arkeologjik vijon të jetë e paprekur. Dallon në pjesën qendrore të murit fortifikues kurora prej shufrash hekuri të pilotës së ngulur në fillim të vitit, e llogaritur të mbajë njërën prej këmbëve të Velierës.

Ngjitur me të është ngritur faqja anësore prej betoni e nënkalimit, ndërsa vendimi i 17 majit i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë që kërkon ruajtjen dhe integrimin e objekteve të zbuluara nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve jep shpresa për shpëtimin qoftë edhe gjysmak të vlerave të trashëgimisë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile ngulmojnë se jo vetëm në Zonën A të rriskut arkeologjik, por edhe në Zonën B mund të ketë element të dëmtuar të vlerave arkeologjike, ndërsa po mbledhin të dhëna për t’i paraqitur në gjykatë edhe mbi pronësitë e disa familjeve, pikërisht aty ku po bëhen ndërhyrje ndërtimore.

Përpjekja ligjore për të bllokuar projektin, në favor të cilit ndërkohë janë lëvizur nga sheshet e qytetit edhe një sërë statujash dhe monumentesh, vijon prej fillimit të muajit shkurt, kur një grup organizatash dhe përfaqësues të shoqërisë civile zhvilluan protestat kundër ndërhyrjes në shesh dhe paraqitën në prokurori dhe në gjykatë  padi për anullimin e projektit.

“Bashkia dhe ndërtuesit kanë përforcuar grupin e avokatëve, në përpjekje për ta mbyllur procesin menjëherë me punimet e projektit”-thotë Mirela Jorgo. Avokatët e shoqërisë civile janë të bindur se çeshtja do të vazhdojë në Gjykatën Administrative të Apelit, ndërsa nuk e fshehin vendosmërinë për ta paraqitur rastin deri në Gjykatën e Strasburgut. “Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj një historie të tilla”-nënvizon Jorgo, e cila kërkon më shumë mbështetje qytetare në favor të kësaj kauze.

Ndërkaq, punimet e firmave “Fusha shpk” dhe “Everest shpk” nuk janë ndërprerë  për asnjë çast dhe tashmë ato janë spostuar në sheshin mes Torrës dhe ish-hotel “Vollgës”, duke ndërhyrë edhe në fillim të shëtitores “Taulantia”.

Punimet për projektin “Veliera” kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas investitorit, sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katror dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Ndërsa vlera e të gjithë këtij projekti arrin rreth 6 milion dollarë.

Etiketa: AdministrativearkeologavokateBashkiaBIRNDurrësFushaGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e DurrësitGjykatëGjykatësGjyqmbështetjeMinistria e KulturësMjaftMjedisitpadipaktParapilotProkuroriProtestatSeancaSHTaulantiaVelieraVendimVendimi
Tjetri
Zgjedhjet 2017, Beteja për Shkodrën

Zgjedhjet 2017, Beteja për Shkodrën

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.