AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bllokimi i patentave, shqiptarët e Kosovës ankohen për “standarde të dyfishta”

Bashkim ShalangaBashkim Shala
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendi në afersi të Kukësit, ku policia vendos më së shumti gjoba për tejkalim shpejtësie dhe tabela në autostradë me kufizim shpejtësie të menjëhershme nga 100 kmh në 60 kmh. | Foto : Bashkim Shala

Një organizatë për të drejtat e njeriut në Prishtinë ankohet se policia shqiptare i persekuton drejtuesit e makinave nga Kosova, por policia e Kukësit mohon të ketë selektivitet dhe thotë se problemet janë të Kodit Rrugor dhe të rrugës – shpejtësia në të cilën është reduktuar nga Ministria e Transporteve.

Vendi në afersi të Kukësit, ku policia vendos më së shumti gjoba për tejkalim shpejtësie dhe tabela në autostradë me kufizim shpejtësie të menjëhershme nga 100 kmh në 60 kmh. | Foto : Bashkim Shala

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë denoncoi pak kohë më parë “standarde të dyfishta” me të cilat sipas KMDLNJ-së policia rrugore e Shqipërisë i trajton shoferët nga Kosova. KMDLNJ bëri një deklaratë ku thotë se policia shqiptare ‘i gjobiste dhe u bllokonte dokumentet qytetarëve nga Kosova në mënyrë selektive’.

Drejtuesit e Policisë së Kukësit, e cila akuzohej në këtë deklaratë, mohojnë selektivitetin, por pranojnë se 60 për qind e personave të cilëve u është mbajtur patenta nga policia në këtë qark gjatë vitit që shkoi janë nga Kosova, pasi siç i tha BIRN Drejtori i Policisë së Kukësit Perlat Vatoci, shtetasit e Kosovës janë edhe përdoruesit kryesorë të rrugës.

Është rruga, e pagëzuar si “Rruga e Kombit”, që sipas drejtuesve të policisë rrugore lokale dhe ekspertëve të sigurisë është kthyer në problematike, pas një vendimi të Ministrisë së Transporteve që redukton ndjeshëm shpejtësinë e qarkullimit në të, duke e kthyer nga autostratë në rrugë normale.

“Në vitin 2016 janë bllokuar rreth 800 leje drejtimi ku 60% e tyre kanë qenë të shtetasve nga Kosova. Lejet e drejtimit bllokohen kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara. Shtetasit e Kosovës kanë automjete të reja dhe me shpejtësi të madhe, ndërkohë që rruga ku ato qarkullojnë është e kufizuar” i tha BIRN Vatoci.

Por ashtu siç pranojnë edhe drejtues të policisë së Kukësit me bllokimin e patentës për ata që nuk janë shtetas të Shqipërisë fillon një kalvar administrativ që zgjat nga pesë në të paktën 14 ditë.

Ky kalvar solli edhe reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë sipas të cilit bllokimi i dokumenteve përdorej si shantazh për rryshfet. “Autoritetet e trafikut rrugor të Shqipërisë ndaj qytetarëve të Kosovës”, sipas KMDLNj-së në Prishtinë, “i zbatojnë standardet e dyfishta, nëse kanë mundësi në vend të fletë-gjobave  u marrin para si ryshfet  dhe në rast se nuk marrin, atëherë u vendosin  gjobat  e larta dhe i konfiskojnë dokumentet”.

KMDLNJ ankohej se marrja e dokumenteve bëhej pa asnjë bazë. “…për kundërvajtjet në trafik, pa asnjë bazë ligjore, ua konfiskojnë dokumentet duke i detyruar ata që t’i drejtohen në gjykatën përkatëse, ta paguajnë gjobën e shqiptuar dhe vetëm atëherë t’i marrin dokumentet e konfiskuara”, thuhej në deklaratë.

Por ndërsa mohon të ketë selektivitet dhe thotë se gjobat për drejtuesit e mjeteve nga Kosova nuk janë më të larta se “50% të vlerës maksimale”, drejtori Vatoci pranon problemet burokratike, por thotë se nuk janë në dorë të policisë. “Kjo është një kokëçarje e madhe  për drejtuesit e automjeteve. Madje në shumë raste lejet e drejtimit kanë humbur.” thotë drejtori i policisë Vatoci. “Kodi Rrugor e tejkalon policinë dhe Minstrinë  e Brendshme. Duhet ndërhyrje në Kod, por kjo kërkon një iniciativë ligjore ku kërkohet një shumicë e cilësuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe është veshtirë të ndodhë”, shton ai.

Sipas shefit të sektorit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Qarkun e Kukësit Altin Mena bëhet fjalë për Nenin 127 pika 3 e Kodit Rrugor të Republikës Shqipërisë përcakton veprimet që behen në të tilla raste.

Sipas Kodit Rrugor vendimi për lejet e drejtimit të shtetasve të huaj merret nga prefektit i qarkut ku ka ndodhur shkelja dhe nëse ai nuk ka marrë masë administrative me heqje patente,  përveç gjobës, drejtuesi i automjetit pas pesë ditësh mund të paraqitet në rajonin e policisë ku i është marrë patenta për t’a terhequr atë. Në rast të kundërt ajo i dërgohet zyrës Konsullore të Ministrisë së Jashtme për t’i dërguar më pas në ambasadat respektive.

Por ky do ishte një rast “fatlum”. Sipas shefit të sektorit të Policisë së Qarkullimit Rrugor, nga momenti që kontrollohet drejtuesi i mjetit  dhe i hiqet leja e drejtimit mund të nevojiten gjithsej 14 ditë, në bazë të një udhëzimi të Ministrit të Brendshëm të dhjetorit 2013, derisa leja e drejtimit të niset në Zyrën Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe që kjo e fundit ta nisë në ambasadën e vendit të cilit i përket.

Vendi në afersi të Kukësit, ku policia vendos më së shumti gjoba për tejkalim shpejtësie dhe tabela në autostradë me kufizim shpejtësie të menjëhershme nga 100 kmh në 60 kmh. | Foto : Bashkim Shala

Shumë qytetarë të Kosovës që e pësojnë nga këto masa do u duhet të ndryshojnë planet e udhëtimit apo pushimeve. “Isha nisur për një vizitë pune në itali. Në Kukes jam gjobitur për shpejtësi dhe më është bllokuar leja e drejtimit e automjetit kështu që jam detyruar të anuloj vizitën për në Itali,” tha për BIRN Skënder Thaçi, pronar i  një kompleksi turistik malor  në Bogë të Rugovës.

Altin Mena, shef i sektorit të Policisë së Qarkullimit Rrugor, thotë për BIRN se Kodi i ri Rrugor i Republikës Shqipërisë është marrë rreth 90% nga Kodi rrugor i italisë, ku edhe në kodin italian është përcaktuar se patenta e lëshuar nga një vend i huaj dhe e bllokuar nga policia kalon nga prefekti. “Akti 14 ditor konsiderohet si sanksion plotësues, prandaj duhet të kalojë tek institucioni i prefektit. Kjo është bërë për të mos pasur paragjykimi lidhur me masat ndaj drejtuesve të automjeteve që janë paisur me leje drejtimi   nga një vend i huaj”, argumenton Mena.

Megjithatë Mena ashtu si Vatoci e mohon që policia të jetë selektive, pasi thotë se gjobat për shpejtësinë vendosen me radar, ndërsa shton se në këtë aks kanë ndodhur një sërë aksidentesh të rënda.  “Prioritet i punës tonë është parandalimi i aksidenteve dhe jo ndëshkimi. Në një pikë rreziku të aksit rrugor Tuneli i Kalimashit –Morin, sapo mbaron rruga e drejtë e ish-Uzinës së Bakrit,  aty ku vendosim më së shumti gjoba për tejkalim shpejtësie, kemi pasur aksidente me 4 të vdekur, të gjithë qytetarë të Kosovës, si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. Tabela përcakton shpejtësi me 60 km/h ndërkohë që drejtuesit e mjeteve janë kapur nga radarët edhe me 180 km/h ”, thotë Mena.

Nga ana tjetër për  shefin e sektorit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Qarkun e Kukësit problemi është rruga, sidomos segmenti Morin-Kukës-Fushë Dukagjin  që është pa parametra dhe sjell edhe problemet për drejtuesit e mjeteve. Sipas tij rruga ka hyrje-dalje pa kriter, ndërsa në të janë shënuar rreth 30 viktima aksidentesh që nga ndërtimi në vitin 2009. Ai thotë se i është drejtuar me një shkresë ARRSH-së (Autoritetit Rrugor Shqiptar) të cilit i kërkon ndërhyrje të menjëherëshme.

Autostrada Milot-Kukës-Morin, e pagëzuar si Rruga e Kombit, ka kushtuar rreth 1 miliard Euro, por është kthyer prej kohësh në një rrugë të zakonshme nacionale, ku tabelat për shpejtësinë e detyruar kanë zbritur deri në 50 kilometër në orë. Kjo ka ndodhur, pasi ministria e Transporteve në Shqipëri ka ulur deri në 50% shpejtësinë mesatare të qarkullimit në autostradë për shkak të aksidenteve të shumta si pasojë e dëmtimit të rrugës, punimeve me cilësi të dobët dhe ndërtimeve pa leje në anë të saj.

Ky ndryshim tabelash është edhe sipas drejtuesve të policisë lokale edhe një nga arsyet kryesore e gjobave dhe ndëshkimeve për drejtuesit e mjeteve, sidomos ata nga Kosova që vazhdojnë të jenë të parët sa i përket numrit të vizitorëve në Shqipëri edhe gjatë muajve që nuk perfshihen në sezonin turistik. Gati 35 për qind e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga Kosova dhe pjesa më e madhe e tyre kalojnë në këtë rrugë.

Vendi në afersi të Kukësit, ku policia vendos më së shumti gjoba për tejkalim shpejtësie dhe tabela në autostradë me kufizim shpejtësie të menjëhershme nga 100 kmh në 60 kmh. | Foto : Bashkim Shala
Etiketa: AdministrativeaksidenteARRSHAutoritetit Rrugor ShqiptarautostradAutostradaBIRNDukagjinEuroGjobatGjykatëItaliKosovaKosovëKukesLokaleMASMasaMENAMilotMorinpaktParaPoliciaPolicia e KukësitPunëRruga e KombitrryshfetryshfetSHshantazhShofershqipShqipërishqiptareTrafikVendimiviktima
Tjetri
Zgjedhjet 2017, beteja për Durrësin

Zgjedhjet 2017, beteja për Durrësin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.