AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Reforma në Drejtësi, komisioni ad-hoc miratoi listën me 7 anëtarë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, një nga kandidatet për anëtare e Kolegjit të Apelimit | Foto nga : LSA

Ish kryeprokurorja Ina Rama u votua në listën e Kolegjit të Apelimit, bashkë me ish-kreun e gjykatës së Tiranës Sokol Çomo, anëtaren e KLD-së Albana Shtyllën, avokatin Luan Daci, Natasha Mulajn, Ardian Hajdarin dhe Rezarta Schuetz. Zëvendësues u zgjodhën Mimoza Tasi dhe Etleva Papleka

Ish prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, një nga kandidatet për anëtare e Kolegjit të Apelimit | Foto nga : LSA

Në më pak se një orë, që u zu kryesisht me shpjegim procedurash,  gjashtë anëtarët e komisionit ad-hoc të parlamentit votuan sot listën me 7 anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, ose ndryshe dhoma e apelit në procesin e vetingut të gjykatësve e prokurorëve në vend. Lista e 7 anëtarëve dhe 2 zëvendësuesve duhet të votohet me 3/5 e anëtarëve të kuvendit në ditët në vijim.

7 komisionerët dhe 2 zëvendësues zgjidhen për 9 vjet dhe do të shqyrtojnë ankesat pas vendimeve nga komisionet e vetingut që pritet të zgjidhen nesër nga një komision me 12 anëtarë. Nga votimi direkt u zgjodhën avokati Ardian Hajdari,  ndihmësja ligjore e Gjykatës së Lartë Natasha Mulaj, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe anëtar i KLD-së Sokol Çomo, ish-kryeprokurorja Ina Rama, avokati dhe kandidati për në Gjykatën e Lartë Luan Daci, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit dhe anëtare e KLD-së Albana Shtylla.

Ndërkohë me short, pasi gjatë votimit doli me vota të barabarta me Etleva Paplekën, anëtare e shtatë e Kolegjit të Apelimit u zgjodh Rezarta Schuetz, e cila ka punuar si oficere për drejtësinë e OSBE në Shkup. Papleka dhe Mimoza Tasi u zgjodhën në fund anëtare zëvendësuese të Kolegjit të Apelimit.

Procedura e votimit u ndoq nga ambasadori SHBA në Tiranë Donald Lu dhe përfaqësuesja e BE Romana Vlahutin dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kolegji i Apelimit është një nga institucionet e reja më të rëndëishme të krijuara nga Reforma në Drejtësi. Veç shqyrtimit të ankesave nga komisionet e vetingut, kolegji ka në juridiksionin e tij disiplinorë gjyqtarët e  Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Ai po ashtu do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve.

Zgjedhja e listës është vetëm hapi i parë. Parlamenti duhet të mblidhet brenda 10 ditëve për ta votuar atë. Nëse Kryetari i Kuvendit merr kohën maksimale të parashikuar nga kushtetuta, votimi për listën e Kolegjit të Apelimit dhe nëse votohet nesër atë të Komisionit,  mund të bëhet një ose dy ditë para zgjedhjeve.

Etiketa: Albana ShtyllaArdian HajdariBEGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarIna RamaInspektorKëshillit të Lartë GjyqësorKolegjiKolegji iKomisionkomisionerkushtetueseLuan DaciMimoza TasiNatasha MulajNatasha MulajnOSBEParaprokurorRamaReformaRomana VlahutinsekretarjaSHBAShkupSokol ÇomoTiranëVotaVotimi
Tjetri
Bashkëshorti i gjyqtares Andrea dorëzohet në polici pas 6 muajsh arrati

Ish-gjyqtarja Majlinda Andrea shpallet fajtore për marrjen e 50 mijë eurove rryshfet

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.