AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kopshti boshnjak kapërcen ndasitë etnike

Igor SpaicngaIgor Spaic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fëmijët në kopshtin Zvoncic. Foto: Zvoncic/Facebook.

Një kopsht i hapur së fundmi në Gornji Vakuf/Uskoplje është i vetmi institucion arsimor në qytet në të cilin fëmijët kroatë të Bosnjës dhe boshnjakë kalojnë kohën bashkë.

Fëmijët në kopshtin Zvoncic. Foto: Zvoncic/Facebook.

Kopshti Zvoncic në Gornji Vakuf, pjesët “kroate” të të cilës u quajtën Uskoplje gjatë luftës së viteve 1992-1995, ka arritur të kapërcejë ndasitë etnike në sistemin arsimor të qytetit – një nga komunat boshnjake në të cilat shkollat kanë dy kurrikula mësimore më vete, një për boshnjakët dhe një për fëmijët kroatë.

Sistemi “dy shkolla nën një çati” i Bosnjës dhe Hercegovinës është kritikuar vazhdimisht nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, pasi ky sistem ndan nxënësit përgjatë vijave etnike.

Por sistemi nuk prek më shumë se 60 fëmijë që ndjekin kopshtin Zvoncic, i cili u hap para pesë muajsh me ndihmën e donacioneve ndërkombëtare dhe mbështetjes nga qeveria lokale.

Drejtoresha e Zvoncic, Tijana Barnjak, tha për TV Federal se kopshti po ecën shumë mirë dhe se tashmë ka një listë pritjeje.

“Problemi më i madh” i tij është me një djalë që quhet Petar (që konsiderohet të jetë një emër katolik kroat) i cili dëshiron që vëllai i porsalindur të quhet Mustafa (një emër boshnjak), sepse kështu quhet shoku i tij i ngushtë në kopsht.

“Jemi të lumtur që kemi “probleme” të kësaj natyre,” tha Barnjak.

“Problemi nuk janë fëmijët dhe ata s’do të jenë kurrë. I vetmi problem këtu mund të jenë të rriturit,” shtoi ajo.

Politikat ndarëse janë arsyeja përse, para hapjes së Avoncicit, qyteti nuk kishte një kopsht prej 15 vjetësh.

“Ishte një problem politik,” tha Barnjak për BIRN.

“Kishte shumë institucione të ndara dhe kopshti vendas u rrënua në vitin 2002 pa ndonjë mbështetje,” tha ajo.

Barnjak tha se Gornji Vakuf/Uskoplje nuk është më i ndarë etnikisht siç e portretizojnë ndonjëherë mediat dhe se kopshti i ri është një shembull i kësaj.

Megjithatë, kur fëmijët të fillojnë të ndjekin shkollën, ata do të ndahen sipas përkatësive etnike dhe do të studiojnë sipas kurrikulës boshnjake ose kroate.

“Ne po përgatitemi për këtë, po mendojmë si t’ua shpjegojmë më mirë fëmijëve. E dimë nga prindërit që fëmijët kanë pyetje të tilla, kështu që ata do t’ua shpjegojnë në shtëpi,” tha Barnjak.

Për momentin, ky nuk është një problem, shtoi ajo.

“Kjo është e gjitha e re për fëmijët. Ata janë të gjithë të përqendruar te kopshti tani, pasi nuk ka pasur një të tillë prej 15 vjetësh,” tha Barnjak.

Etiketa: BIRNFacebookLokalembështetjenatyreParaQeveriaSHshkolla
Tjetri
Punimet e HEC-eve në Valbonë kërcënojnë lumin dhe natyrën në parkun kombëtar (Foto)

Punimet e HEC-eve në Valbonë kërcënojnë lumin dhe natyrën në parkun kombëtar (Foto)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.