AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Akuzat për fushatën, kallëzohen 4 zyrtarë të bashkisë së drejtuar nga LSI

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë mitingut përmbyllës të LSI-së të mërkurën në Berat. Foto:Facebook

Policia e Beratit ka kallëzuar në Prokurori 4 zyrtarë lokalë të bashkisë së Kuçovës, njëri prej të cilëve akuzohet se përdori makinën e punës për fushatë dhe tre tjerët se bëjnë presion për vota. Kryebashkiaku i Kuçovës, i cili përfaqëson LSI-në i quan akuzat sajesa të Partisë Socialiste.

Gjatë mitingut përmbyllës të LSI-së të mërkurën në Berat. Foto:Facebook

Drejtoria e Policisë së Beratit ka kallëzuar katër zyrtarë vendorë të bashkisë së Kuçovës, që sipas saj kanë përdorur “funksionin publik për fushatën elektorale” ose dyshohet se janë përfshirë në presione për vota.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia e Beratit deklaroi se kishte nisur një procedim penal ndaj Aleksandër Cecës-drejtor i shërbimeve në bashkinë e Kuçovës, i cili akuzohet se ka përdorur automjetin e tij të punës për fushatë. Gjithashtu, policia e Beratit ka referuar në prokurori dy drejtorë të tjerë të bashkisë së Kuçovës dhe kryetarin e njësisë administrative të Kozarës, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion për vota.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani i hodhi poshtë akuzat “si sajesa dhe shpifje” të Partisë Socialiste.

“Jam njohur me akuzat përmes mediat, por i konsiderojmë ato sajesa dhe shpifje që vijnë nga Partia Socialiste. LSI ka respektuar të gjitha detyrimet e kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale. Ajo që i ka shkelur ato është Partia Socialiste,” reagoi Kapllani.

Denoncimet ndaj zyrtarëve të bashkisë së Kuçovës, e cila drejtohet nga përfaqësuesi i LSI erdhën ende pa kaluar mirë 24 orë nga mitingu përmbyllës i kësaj force politike në Berat.

Një burim i policisë së Beratit tha se drejtori i shërbimeve, Ceca është denoncuar nga një qytetar i Kuçovës, i cili ka thënë në polici se ai ka lëvizur me automjetin e tij të punës gjatë gjithë ditës së mërkurë për të organizuar mitingun përmbyllës të LSI në Berat. Si provë, denoncuesi ka ofruar edhe foto të zyrtarit dhe simpatizantëve të tjerë në makinën e tij të punës.

Policia e Beratit deklaroi se “sektori për krimin ekonomik dhe financiar nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj funksionarit”.

Përveç Cecës, drejtoria e policisë së Beratit po verifikon informacionet për 3 zyrtarë të tjerë lokalë të LSI, dy prej të cilëve janë drejtorë dhe i treti është kryetar i një njësie administrative.

Ndaj të tre këtyre personave ka pasur një kallzim nga një qytetar për ushtrim dhune psikologjike ndaj simpatizantëve të LSI-së për të grumbulluar sa më shumë njerëz në mitingun përmbyllës-një fakt ky që mbetet për t’u verifikuar.

Pas këtyre kallzimeve, Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar mësohet se i ka përciellë materialet për vlerësim Prokurorisë së Beratit, nga ku pritet dhe marrja e një vendimi nëse do të ketë procedime penale apo jo.

I pyetur nga BIRN, burime zyrtare në Prokurori thanë se po verifikojnë materialet e referuara nga policia.

Bashkia e Kuçovës ka 44 mijë zgjedhës në listat e votuesve, të cilët pritet t’u drejtohen kutive të votimit më 25 qershor. Si shumë qytete të tjera, edhe Kuçova është përfshirë në këto ditë të fundit të fushatës nga akuzat për përdorimin e administratës apo përpjekjet për blerjen e votës.

Etiketa: AdministrativeBashkiaBashkia e KuçovësBeratBIRNdhune psikologjikeFacebookkryetarKuçLSIPartiaPartia SocialistePartisë SocialistepoliciPoliciaprocedimProcedimeProkuroriPunëSelfo KapllaniSHShpifjeVendimiVota
Tjetri
Gara luhet mes PS-LSI, por të flasësh për politikë “është me zarar” në Berat

Gara luhet mes PS-LSI, por të flasësh për politikë “është me zarar” në Berat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.