AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Partia kryesore në Rumani shkarkon kryeministrin e vet për moszbatim të programit

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Votimi për largimin e kryeministrit në parlamentin rumun. Foto: Maria Musat

Partia Social Demokrate në Rumani do të nominojë një kryeministër të ri të hënën pasi dënoi qeverinë dhe kryeministrin e zgjedhur nga vetë ajo disa muaj më parë.

Votimi për largimin e kryeministrit në parlamentin rumun. Foto: Maria Musat

Pasi largoi nga detyra kryeministrin e ri të mërkurën, Partia Social Demokrate në pushtet në Rumani, PSD, do të emërojë një kryeministër të ri të hënën.

Megjithatë, partia rrezikon të ketë probleme në sigurimin e shumicës në parlament, pasi u vu në pikëpyetje besnikëria e 14 deputetëve, përfshirë ish-kryeministrin Victor Ponta dhe disa anëtarë të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve, ALDE, të cilët votuan kundër mocionit të largimit.

Presidenti Klaus Iohannis, i cili përfaqëson Rumaninë në Këshillin Europian deri të premten, bëri thirrje për konsultime me të gjitha fraksionet parlamentare të hënën.

Kreu i Social Demokratëve, Liviu Dragnea tha të mërkurën, pas votimit në parlament, se ai kishte katër opsione për postin e kryeministrit, por pas bisedimeve me aleatët dhe një takimi të udhëheqjes socialdemokrate në fundjavë do të zgjedhin një emër.

Ai përjashtoi mundësinë e një kryeministri teknik dhe tha “se duhet të jetë një person i ndershëm, i përgjegjshëm, jo ​​aventurier, i aftë të zbatojë programin e qeverisë”.

“Rumania është kthyer në normalitet,” vazhdoi ai. Mocioni i largimit ishte “një lëvizje politike nga PSD dhe ALDE dhe ne ishim të vetëdijshëm për rreziqet. Por nuk mund të rrezikonim ngritje të pyetjeve mbi një program ambicioz të qeverisë,” shtoi ai.

Iohannis, shkoi në Bruksel të mërkurën, tha se priste për një propozim të vlefshëm për postin e kryeministrit nga Social Demokratët. “I qëndroj mendimit tim për integritetin e kryeministrit,” tha ai nga Berlini.

Në janar, Iohannis paralajmëroi se nuk do të emëronte një kryeministër të dënuar ose hetuar për marrje ryshfeti.

Kryeministër zakonisht bëhet kreu i partisë me shumicë në parlament, por Dragnea është dënuar me dy vjet për tentativë për të manipuluar një referendum në vitin 2012.

Emërimi i tij nuk do të ishte miratuar nga Iohannis dhe ai më në fund emëroi Sorin Grindeanun, pasi presidenti e hodhi poshtë zgjedhjen e parë të Dragnea, ish-ministrin e zhvillimit Sevil Shahid.

Përveç emërimit të një kryeministri të ri dhe formimit të një qeverie të re, koalicioni PSD-ALDE rrezikon të humbasë shumicën në parlament dhe të jetë i detyruar të ketë një tjetër aleancë me partinë kryesore hungareze, UDMR.

Një aleancë me UDMR mund të jetë problematike, megjithatë, pasi PSD të martën bllokoi një procedurë emergjence për të miratuar tre ligje të kërkuara nga minoriteti hungarez.

Kryeministri Sorin Grindeanu dhe qeveria e tij ndërkohë po e mbajnë detyrën deri në caktimin e një kryeministri të ri.

Etiketa: BrukseldemokratedeputetparlamentPartiaPartia Social DemokratePSDQeveriaReferendumRumaniRumaniasocial demokrateVotimi
Tjetri
Zgjedhjet 2017, beteja vendimtare për Tiranën

Zgjedhjet 2017, beteja vendimtare për Tiranën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.