AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Protestuesit pengojnë shfaqjen e filmit mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare

Filip RudicngaFilip Rudic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit para Media Centre në Nish. Foto: Maja Ledjenac/Beta.

Protestues me flamuj serb dhe që brohorisnin slogane anti-shqiptare parandaluan shfaqjen e një filmi mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare në qytetin e Nishit.

Protestuesit para Media Centre në Nish. Foto: Maja Ledjenac/Beta.

Disa dhjetëra nacionalistë, përfshirë anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë Obraz, ndaluan shfaqjen e një filmi të quajtur “Gratë shqiptare janë motrat tona” në qytetin jugor serb të Nishit të enjten në mbrëmje.

Ndërsa protestuesit valëvitnin flamuj serbë jashtë Media Centre, ku do të shfaqej filmi, disa prej tyre hynë në ndërtesë dhe filluan t’u bërtisnin organizatorëve.

“Ne e ndalojmë projektimin e këtij filmi pagan. Nuk do ta lejojmë këtë. Do t’ju rrahin të gjithëve për këtë dhe Media Centre do të shkatërrohet,” bërtiti një burrë me një uniformë ushtarake, të cilin mediat e identifikuan si Branislav Vakiç, një ish-deputet i Partisë Radikale Serbe.

“Policia u përpoq vazhdimisht ta qetësonte atë, në vend që ta largonte atë menjëherë nga ndërtesa. Ata e shoqëruan atë jashtë kur tashmë ishte e qartë se filmi nuk do të shfaqej,” tha një nga realizuesit e filmit, gazetari Darko Sper.

Sper tha për BIRN se policia ishte e pranishme brenda dhe në pjesën e përparme të ndërtesës, ku rreth 30 deri në 40 persona “po këndonin këngë me zë të lartë”.

“Në një pikë, ata filluan të gjuanin me dhe në tarracë kur ne dolëm atje,” tha Sper.

Policia më vonë mohoi të jetë qëlluar me objekte gjatë incidentit.

Media serbe raportoi se lëvizja e krahut të djathtë Obraz mori përsipër përgjegjësinë për moslejimin e transmetimit të filmit, për shkak “të urrejtjes së tij të hapur ndaj Serbisë dhe popullit serb”.

Obraz u shpreh se përpjekjet për të shfaqur këtë dhe filma të ngjashëm ishte një përpjekje nga “OJQ-të anti-serbe për të ndryshuar ndërgjegjësimin e serbëve”.

Organizata e krahut të djathtë u ndalua në vitin 2012 nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

Me dhjetëra aktivistë të djathtë u përpoqën gjithashtu të ndalonin shfaqjen e një tjetër filmi që fliste për jetën në Kosovë, të titulluar “Kosovo… Nazdravlje! Gëzuar!”, në qytetin verior serb të Novi Sadit më 11 qershor.

Të djathtët gjithashtu protestuan në Beograd në fillim të qershorit kundër festivalit “Mirëdita – Dobar Dan”, qëllimi i të cilit është afrimi më shumë i kulturës të Serbisë dhe Kosovës.

“Gratë shqiptare janë motrat tona” u shfaqën në festival.

Filmi flet për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, dhe njerëzit në Serbi që po i rezistojnë mobilizimit dhe po organizojnë protesta kundër luftës.

Ashtu si “Kosovo … Nazdravlje! Gëzuar!”, është një nga pesë filmat e realizuar si pjesë e një projekti të quajtur “Njerëz të vërtetë – Zgjidhje të vërteta”, realizuar në bashkëpunim me BIRN Kosova, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës dhe Forumi ZFD dhe është mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Serbi.

Etiketa: aktivistBEBeogradBIRNDelegacioni i BEdeputetgazetarGjykataGjykata KushtetueseJugosllaviKosovaKosovëkushtetueseMediaNATOParaPoliciaProtestaprotestuesSerbishqiptare
Tjetri
Partia Socialiste mban mitingun përmbyllës në Tiranë (Foto)

Shqipëria përjeton fushatën elektorale më të qetë të dekadave të fundit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.