Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Operatorët turistikë kërkojnë më shumë siguri, pas ngjarjeve të fundit në Vlorë

Jerola ZiajNgaJerola Ziaj
12:49 | 24/06/2017
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Operatorët turistikë kërkojnë më shumë siguri, pas ngjarjeve të fundit në Vlorë

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun, Vasil Bedinaj

Share on FacebookShare on Twitter

Për operatorët turistikë dy atentatet e të martës dhe tre të vrarë në muajin e fundit e bëjnë Vlorët të duket më pak e sigurt për turistët, edhe pse policia lokale thotë se ka reaguar shpejt

Tre persona u vranë ndërsa një makinë u hodh në erë në më pak se një muaj në Vlorë. Operatorët turistikë të qytetit e shohin situatën e rendit me shqetësim dhe kërkojnë nga policia t’i kushtojë më shumë vemendje asaj, pasi sipas tyre kjo ndikon në numrin e vizitorëve që qyteti ka dhe që është një prej burimeve kryesore ekonomike.

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun, Vasil Bedinaj i tha BIRN se është thuajse e pamundur të pretendosh që pushuesit të vijnë pa hezitim në Vlorë. “Situata sa i përket rendit dhe

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun, Vasil Bedinaj

sigurisë publike, duhet të mbahet nën kontroll, jemi në sezon turistik dhe çdo lajm kronike ndikon në turizëm. Rastet e fundit tregojnë më së miri se  situata e rendit në Vlorë kërkon më shumë vëmendje”, tha Bedinaj.

Ndërkohë Drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Gentjan Shehaj tha gjithëçka mund të bëjë policia në këtë raste është reagimi në kohë. “Ne si drejtori e policisë së Qarkut të Vlorës kemi për detyrë të parandalojnë dhe reagojmë në kohë. Në të dyja ngjarjet  reagimi i uniformave blu ka qënë i menjëhershëm, në ngjarjen e parë arritëm në një kohë shumë të shkurtët të vëmë në pranga autorin dhe për shpërthimin me eksploziv në automjet po punojmë”, tha Shehaj.

Të martën e kaluar dy ngjarje pasuan njëra -tjëtrën. Në një atentat u vra në banesën e tij, në lagjen “Partizani” pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, 40-vjeçari nga Tropoja, Fatjon Sinanaj. Në të njëjtën ditë automjeti tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP u hodh në erë. Automjeti, i cili ishte i parkuar në një rrugë dytësore pranë bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit Elton Ismailaj, 42 vjeç. Por ngjarjet e së martës, pasuan vrasjen e dyfishtë të 25 Majit, ku në një atentat u vranë Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni.

Sipas Vasil Bedinaj këto ngjarje të cilat ndodhin në ambiente publike, në rrugë të frekuentuara dhe orare ku ka shumë popullim, dëmtojnë imazhin e qytetit  “apo dhe reduktimi i pushuesve vendas apo të huaj vështirëson sektorin i cili i gjeneron qytetit pjesën më të madhe të të ardhurave”. Bedinaj nuk fajëson policinë pasi i sheh ngjarjet si “kryesisht larje hesapesh”, por kërkon “nga institucionet përkatëse  konkretisht policisë të thelloj bashkëpunimin me të gjithë aktorët lokal për të pasur një rezultat pozitiv në menaxhimit të qytetit, por edhe sa i përket ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”.

Bedinaj thotë  nuk mjafton të rriten kapacitetet apo të ndërtohet infrastrukturë, pasi “kemi nevojë të kemi një qytet që ofron siguri për jetën e pushuesve, turistëve vendas apo të huaj”.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës, Gentjan Shehaj

Drejtori i Policisë së Qarkut sidoqoftë beson se efektivët që ai drejton ngjallin besim.

“Ndërkohë për qytetarët është e rëndësishme të shikojnë një polici të përkushtuar në shërbim të tyrë. Gadishmëria e uniformave blu rrëzon çdo frikë te qytetarët, të cilët duhet të jenë të sigurt se policia është e gjitha në gadishmëri dhe në shërbim të tyre. Nuk jemi në kohëra që mund të ketë destabilitet”, tha ai.

Ndërkhë Viktor Avdia, i cili punon në sektorin e turizmit si guidë turistike mendon që faji është te mediat. “Këto lajme duhet të publikohen rrallë, pasi ato e ulin në zero interesin e të huajve për të vizituar qytetin”, thotë Avdia. Megjithatë ai e pranon se kur mungon siguria e jetës nuk vlen asnjë potencial turistik. “Nëse ngjarja e mbrëmshme do të ndodhte para një grupi me turist do të sillte një imazh të errët te çdo i huaj”, thotë ai.

Mirela Koçi, drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal (Auleda) beson se ngjarjet janë sporadike dhe të ngjashme me ato që ndodhin edhe në vende të tjera dhe kërkon që të mos amplifikohen nga media. “…përjashtuar rastet kur organet e rendit nuk kanë kryer detyrën e tyre, kjo pasi dëmtojnë jo vetëm imazhin e qytetit, por shtojnë pasigurinë në rradhët e qytetarëve”, thotë Koçi.

Tjetri
Zgjedhjet lokale “njollosen” nga akuzat për manipulim të listave të votuesve

Akuzat për blerje votash e frikësim votuesish ngrenë siparin e zgjedhjeve parlamentare

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Operatorët turistikë kërkojnë më shumë siguri, pas ngjarjeve të fundit në Vlorë

Operatorët turistikë kërkojnë më shumë siguri, pas ngjarjeve të fundit në Vlorë

12:49 | 24/06/2017
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
Qeveria ka median që meriton, kryeministër

Qeveria ka median që meriton, kryeministër

12:33 | 03/08/2022
KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Bledar Bejkos në Kolegj

12:07 | 04/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.