AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Të miturit e implikuar në krime kanë pak shanse për integrim në Shkodër

Anila DushingaAnila Dushi
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese për drejtësinë e të miturve: Kortezi nga CRCA

Në Gjykatën e Shkodrës, të miturit gjykohen më së shumti për vjedhje, drejtim të parregullt makine apo për krime që lidhen me drogën. Por ndërsa gjyqtarët priren drejt dënimeve alternative, psikologët ngrejnë alarmin se mundësitë e tyre për t’u rehabilituar janë minimale.

Foto ilustruese për drejtësinë e të miturve: Kortezi nga CRCA

Prej vitit 2005 kur u arrestua për herë të parë, K.A e ka kthyer burgun si shtëpinë e tij të dytë. I riu nga zona e Shoshit në qarkun e Shkodrës u përfshi në krime prej moshës 14 vjeç dhe përgjatë një dekade u shoqërua me dhjetra herë në polici dhe u dënua gjashtë herë për vjedhje në seri.

I rritur në një familje të varfër, ai ndiqte një procedurë standarde para gjyqit sipas policëve, avokatëve dhe gjyqtarëve që janë marrë me çështjen e tij: pranonte krimin, kërkonte mëshirë dhe i rikthehej sërish krimit të rrugës.

K.A nuk është më i mitur, por simbolizon rastin tipik të përfshirjes së fëmijëve në botën e krimit si dhe reflekton paaftësinë e institucioneve përgjegjëse për t’i riintegruar ata në shoqëri.

Në Shkodër, rasti i grabitësit serial është vetëm njëri prej shembujve shqetësues të implikimit të të miturve në krime. Sipas Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vetëm gjatë periudhës janar-maj 2017 janë shqyrtuar 23 vepra penale të kryera nga minorenët, 13 prej të cilave janë gjykuar dhe për 10 të tjerat janë në proces.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Gjykatën e Shkodrës tregojnë se veprat penale më të shpeshta që kryhen nga të miturit janë vjedhja, drejtimi i parregullt i automjetit apo prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Tonin Sterkaj, gjyqtar i seksionit për të miturit në Gjykatën e Shkodrës i tha BIRN se ai dhe kolegët e tij tregojnë një kujdes të shtuar në trajtimin e këtyre çështjeve.

“Gjykata përpiqet të evitojë dërgimin në institucionet e vuajtjes së dënimit të të miturve. Unë dhe kolegët e mi jemi gjithmonë të kujdesshëm në dhënien e vendimeve për këtë kategori, duke i dërguar në burg vetëm në rastet ekstreme,” thotë gjyqtari.

Strekaj shpjegon se shumica e rasteve që aktualisht i referohen gjykatës lidhen me drejtimin e makinës pa patentë ose nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike. Rastet e vjedhjeve sipas tij janë ulur krahasuar me vite më parë, ndërsa për lëndët narkotike të miturit rezultojnë përgjithësisht përdorues, ndonëse dozat e kapura i tejkalojnë ato të përcaktuara me ligj.

“Tani është miratuar  kodi penal për të mitur që parashikon alternativa në dënime….Më së shumti dënohen me shërbim prove, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat që parashikon ligji,” i tha Sterkaj BIRN-it.

Në prill 2017, Parlamenti i Shqipërisë miratoi kodin e drejtësisë për të miturit, një ligj që synon të adresojë problemet e shumta të fëmijëve në konflikt me ligjin si dhe të minimizojë pasojat që mund të sjellin dënimet me burg. Qëllimi kryesor i ligjit të ri është rehabilitimi i fëmijëve në konflikt me ligjin dhe integrimi social i tyre, megjithatë, ekspertët e intervistuar nga BIRN mendojnë se kjo nuk është e thjeshtë.

Sipas tyre,  institucionet, shoqëria dhe komunitetet ku këta të mitur banojnë nuk bëjnë mjaftueshëm për rehabilitimin e të miturve dhe integrimin e tyre. Ata theksojnë gjithashtu se roli i psikologut në trajtimin e këtyre rasteve duhet të jetë më i fortë, në shkollë apo edhe në institucione të tjera të kujdesit.

Psikologët e intervistuar nga BIRN tregojnë se adoleshentët ndikohen nga modelet e njerëzve të fortë, që lëvizin me makina të shtrenjta apo nga veprimet e tyre që tërheqin vëmendjen e të miturve. Shqetësues sipas tyre mbetet fakti i përsëritjes së krimeve.

Ndriçim Çiroka, doktor i shkencave dhe ish-psikolog në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës për shumë vite argumenton se në mbi 95 për qind e të miturve në konflikt me ligjin ndikohen nga mjedisi shoqëror dhe social.

“Gjatë kohës që kam qenë psikolog në polici ka patur vepra penale nga të mitur të formave të ndryshme. Kishte raste  kur  familja i penalizonte dhe kishte përgjegjësi morale, por dhe raste kur prindi thuajse e pohonte se nuk kemi me çfarë të jetojmë ndaj djali vjedh,” thotë ai.

“Ka raste riintegrimi, por dhe përsëritje krimesh, madje më të rënda.Mund të përmend një rast krimi të rëndë, kur një i mitur u akuzua për vrasje, rezultoi se nuk ishte ai autori… pasi doli nga burgu, bëri një vrasje tjetër,” shtoi Çiroka.

Gëzim Dibra, i cili drejton departamentin e psikologjisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” e ndan zhvillimin e të miturve në dy faza, ndërsa momentet kulmore që ai i quan kriza të moshës e që duhet të njihen mirë nga prindërit janë vitet 7, 11 apo 18 vjeç. Faktorët kryesorë sipas tij lidhen me imitimin e modeve që ata marrin përmes televizorit, ambientit shoqëror apo komunikimit mes prindërve.

“Fëmija mund të manipulohet nga të tjerët për arsye të ndryshme, ku më kryesorja është se duke qenë i mitur mund të mos ndëshkohet ose ndëshkohet pak nga ligji,” tha ai për BIRN.

Dibra adreson kritika për institucionet publike dhe organizatat jo-fitimprurëse, për të cilat thotë se “rezultati i punës së tyre është zero”.

“Ka filluar të jetë i pranishëm roli i psikologut dhe punonjësit social në shkolla, por është shumë i brishtë . Këtu roli kryesor i takon shtetit për ta shtrirë këtë shërbim në shkolla , pasi është institucioni më i specializuar i edukimit.Në sistemin e drejtësisë, psikologët janë të pranishëm në mënyrë të mos të tejkalohet norma në të pyeturit e të miturit që akuzohet…. Ajo që mendoj unë është rritja e rolit të psikologut dhe shtrirja më e gjerë e tij,” shton më tej Dibra.

Gjyqtari Tonin Sterkaj dëshmon se praktika e shoqërimit të të miturit në gjykatë nga psikologu apo prindi është tashmë e zakonshme. Megjithatë, ai beson se prindi ka një ndikim më të madh në rritjen e përgjegjshmërisë së tyre.

“Unë preferoj që të jetë prindi shoqrues pasi rritet përgjegjësia e tij dhe ndikimi tek i mituri është më madh,” përfundoi gjyqtari.

Etiketa: adoleshentëBIRNBurgCRCADibraFamiljeGjobatGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarIntegrimiKodi PenalkonfliktKrimekrimiKrizaLigjLuigj GurakuqiMakinaMjedisindikimParapoliciprodhimpsikologPunëSHShkodërshkollashqiptë miturvjedhjevrasje
Tjetri
Kryebashkiaku i Zagrebit vendos t’ia heqë emrin e Titos sheshit

Kryebashkiaku i Zagrebit vendos t'ia heqë emrin e Titos sheshit

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.