AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çfarë do të vijë me ndryshimin e humorit në Francë dhe Britani?

Dominique MoisingaDominique Moisi
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Emmanuel Macron, djathas, përballet me një boksier në Paris ndërsa Franca konkurron për Lojërat Olimpike 2024. Foto: AP/(Jean Paul Pelissier)

Populli francez dhe ai britanik po përjetojnë një çelje të humorit me ndryshimet e fundit në gjeopolitikën e vendeve të tyre, por çfarë nënkupton kjo për të ardhmen politike dhe ekonomike të Francës dhe Britanisë, si dhe Europës në përgjithësi?

Presidenti Emmanuel Macron, djathas, përballet me një boksier në Paris ndërsa Franca konkurron për Lojërat Olimpike 2024. Foto: AP/(Jean Paul Pelissier)

Një trekëndësh i ri i emocionit gjeopolitik është shfaqur në Europë: Britania e Madhe ka reshtur së ndjeri superiore ndaj Francës dhe Franca ka reshtur së ndjeri inferiore ndaj Gjermanisë. Pyetja është nëse ky transformim sentimental do të zhvendosë balancën e pushtetit në Europë, mundësisht edhe në botë.

Zhvillimet aktuale në Britani dhe Francë do të rezultojnë vendimtare. Mbetet për t’u parë se si do ta riparojnë britanikët dëmin që i shkaktuan vetes përmes moçalishtes Brexit. Dhe është ende e paqartë nëse francezët mund të mprehin fuqinë dhe energjinë pozitive të presidentit të tyre të ri, Emmanuel Macron për të zbatuar reformat e shumënevojitura.

Por edhe teksa këto pasiguri vazhdojnë, të dyja vendet po angazhohen në një transferim të balancuar emocionesh që është vështirë të shpërfillet. Në të shkuarën, duke udhëtuar nga Londra në Paris, lehtësisht shihej dallimi midis dy qyteteve. Londra ishte e mbushur me dinamika dhe krenare që e quante veten një kryeqytet botëror të multikulturalizmit. Parisi megjithatë, padyshim më  bukur, rrezikonte të bëhej Roma e re, një i burgosur i lavdisë së vet të shkuar, i përshtatshëm për t’u vizituar, por jo për të qendruar.

Sot, besimi është larguar nga Britania nga trazira sociale dhe politike, terrorizmi dhe pasiguria për të ardhmen e vendit. Sipas disa sondazheve të opinionit, ndërsa ata që votuan për Brexit i qëndrojnë vendimit, ndjesia anti-BE është zbehur dhe dëshira për t’u larguar nga BE është pakësuar. Votuesit duket se po përballen me mënyrën se si largimi i tyre do ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar më të sigurt apo do të zgjidhë nevojat e më të varfërve dhe më të pambrojturve.

Në Francë megjithatë ndihet një energji e re dhe pozitive. Shpresa për një të ardhme më të mirë është rikthyer, reflektuar nga mbështetja e madhe e publikut francez për kërkesën e Parisit për të pritur Lojërat Olimpike Verore të 2024. Mbajtja e lojërave, një simbol global i pritshmërive pozitive, e ngriti shpirtin e Mbretërisë së Bashkuar 12 vite më parë në korrik 2005, kur Londra mori të drejtën për Lojërat Olimpike 2012. (Festimi ra, megjithatë, të nesërmen kur terroristët sulmuan sistemin e transportit në Londër).

Sigurisht, optimizmi francez nuk nënkupton se ata që u mundën në zgjedhje nuk do të dalin në rrugë, veçanërisht për të kundërshtuar zbatimin e reformave në ligjet franceze të punës. Por opozita është tani një minoritet në një vend ku humori është më i çelur. Kjo është e vërtetë edhe nëse dikush merr në konsideratë votimin e ulët në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gjendja aktuale më kujton atmosferën që prevaloi për ca kohë në korrik 1998 në Francë pasi triumfoi “Les Tricolores” ndaj Brazilit në finalen e Kupës Botërore. Por këtë herë, ndjenja e ngazëllimit mund të jetë më e thellë dhe të zgjasë më gjatë. Mjedisi ekonomik në Europë është më i favorshëm dhe balanca e pushtetit mes sindikatave tregtare në Francë po kalon në favor të Confédération française démocratique du travail pro reformave dhe larg nga ideologjikja Confédération générale du travail.

Një kombinim i talentit të lidershipit dhe vazhdimësisë së fatit nënkupton, për herë të parë në dekada në Francë, se një optimizëm i matur mund të justifikohet. Për ta perifrazuar teoristin politik italian Antonio Gramshi, mund të flitet për një “optimizëm intelektual” të justifikuar në Francë.

Si rezultat i zgjedhjes së Macron dhe bastit të dështuar të kryeministres britanike Theresa May që zgjedhjet e parakohshme do t’i jepnin më shumë pushtet për të negociuar nga një pozicion fuqie për Brexit, Franca aktualisht po ndikon në drejtimin e Europës më shumë se Britania. I vetmi vend i “Treshes së Madhe” së BE-së që ka qëndruar stabël është Gjermania, në parashikimin e rivotimit të kancelares Angela Merkel në shtator.

Italia do të donte shumë të zëvendësonte Britaninë në treshen e pushtetit në Europë. Por ajo duhet të rregullojë vetveten së pari. Ish-kryeministri Matteo Renzi i cili po përpiqet të arrijë sërish në majë, nuk është një Macron italian. Sado talent dhe energji të ketë Renzi, atij i mungon serioziteti dhe kuptimi i elektoratit siç e ka Macron.

Ndërkohë, një balancë e re dhe më e mirë mes Gjermanisë dhe Francës nënkupton progres të madh për stabilizimin europian. Problemi i Europës, ndryshe nga sa kanë thënë shumë kritikë, nuk ka qenë “një Gjermani shumë aktive”. Ka qenë “një Francë shumë pasive”. Një “moment francez” tashmë mund të nënkuptojë një “moment europian”, nëse nënkupton rindërtimin e një aleance efektive franko-gjermane.

Amerikanët gjithashtu duhet të nënkuptojnë ndryshimet që po ndodhin në Europë. Disa ditë më parë, në një konferencë ndërkombëtare në Venecia, një republikan konservator nxiti europianët të “reshtin së kritikuari administratën Trump siç po bëjnë”. Ndryshe, ai paralajmëroi “i vetmi rezultat do të jetë që të përkeqësohemi. Dhe a duam të mbetemi me një Gjermani shumë të fortë?”

Duke hedhur poshtë kërcënimin e nënkuptuar, ideja se alternativa ndaj Amerikës është “të mbetemi vetëm” me një “Gjermani shumë të fortë” është zbavitëse. Gjermania, në fund të fundit, nuk ka dashur kurrë të mbetet vetëm në krye të BE-së; dhe tani, me shndërrimin e Macronit për politikën franceze, nuk ka pse të jetë.

Emocionet mund të mos jenë të mjaftueshme për të shpjeguar realitetet politike. Por ndryshimi i humorit kombëtar në Britani dhe Francë është i pamohueshëm dhe do të luajë një rol gjithnjë e më të madh në përcaktimin e politikës së Europës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Changing Geopolitics of European Emotion

Etiketa: Angela MerkelBEBrexitBritaniBritania e MadheEmmanuel MacronFrancaGjermaniGjermaniaItaliaLondërMacronMerkelminoritetMjedisiOpozitapasiguriprogresProject SyndicatePunëRomaSHshtatorTerroristTerrorizmitraziraTrumpvotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Miratohen më në fund rregullat e Gjykatës Speciale të Kosovës

Miratohen më në fund rregullat e Gjykatës Speciale të Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.