AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Petrit Vasili dorëhiqet nga kreu i LSI, propozon për kryetare Monika Kryemadhin

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Petrit Vasili. Foto: LSA

Pas vetëm dy muajsh në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se tërhiqet si pjesë e riorganizimit të kësaj partie në opozitë dhe propozon për postin e kryetares Monika Kryemadhin, bashkëshorte e presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Petrit Vasili. Foto: LSA

Kur sytë e shqiptarëve qenë drejtuar nga kryetari i opozitës Lulzim Basha pas humbjes spektakolare të partisë së tij në zgjedhjet e së dielës, një tjetër kryetar partie dha dorëheqjen në mënyrë të papritur. Petrit Vasili, partia e të cilit, Lëvizja Socialiste për Integrim, e përmirësoi rezultatin e vet elektoral me 42 mijë vota dhe tre mandate deputetësh shtesë në krahasim me vitin 2013, dha dorëheqjen pasi kishte mbajtur këtë post për vetëm dy muaj.

“Kryesia vendosi mënyrën e ristrukturimit dhe riorganizimit të LSI në opozitë pasi fronti ku është vendosur është front i gjerë,” deklaroi Vasili. “…Personalisht kam vendosur të paraqes dorëheqjen si kryetar i LSI dhe ia kam paraqitur këtë propozim kryesisë së LSI dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI,” shtoi ai.

“Në funksion të këtij dinamizimi të ri të partisë t’i propozoj LSI nga ana ime zonjën Monika Kryemadhi si kandidate për LSI bazuar jo thjesht në pozicionin e zëvendëskryetares por në radhë të parë për cilësinë politike të jashtëzakonshme”, tha Vasili.

Kryemadhi, 43 vjeç, bëhet në këtë mënyrë kryetarja e parë grua e një partie të rëndësishme në Shqipëri, por ajo është njëkohësisht bashkëshorte e Ilir Metës, i cili qe kryetar i LSI-së nga themelimi i kësaj partie deri në prill 2017, kur Meta u zgjodh President i Republikës me votat parlamentare të Partisë Socialiste.

LSI ka mbajtur pozicionin e minorancës kyçe në dy mandate qeverisëse, 2009-2013 kur qe në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike dhe më 2013-2017, kur qe në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste. Gjatë fushatës së fundit elektorale, si PS ashtu edhe PD e akuzuan LSI dhe parti të tjera të vogla parlamentare se e ka bazuar suksesin e vet elektoral në krijimin e një makinerie politike të mbështetur nga zhvatja e burimeve shtetërore në punësim dhe tenderë. LSI e bazoi fushatën e vet elektorale në akuzat për lidhje me oligarkë të dy partive të mëdha.

Pas zgjedhjeve, megjithëse LSI arriti të marrë mbi 223 mijë vota dhe 19 mandate deputetësh, sërish ajo humbi rolin e forcës së tretë kyçe për shkak se Partia Socialiste fitoi maxhorancën e thjeshtë në parlament duke marrë 74 deputetë nga 140. Për rrjedhojë, LSI ra në opozitë.

Etiketa: BashadeputetIlir MetaKandidatekryetarLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashaMetaMonika KryemadhiparlamentPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePDPetrit VasilipresidentPSPunëSHshqipShqipëritenderVotaZgjedhjet
Tjetri

Qytetari kundër bankës; u kërkoi të paguanin dy herë të njejtën kredi

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.