AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Qytetari kundër bankës; u kërkoi të paguanin dy herë të njejtën kredi

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Reklamë e bankës Raiffeisen në Tiranë për kredi konsumatore | Foto nga : Ivana Dervishi/BIRN

Qytetarët e Elbasanit kundërshtojnë vendimet përmbarimore, por shumë pak ia dalin të fitojnë më shumë se një urdhër pezullimi të përkohshëm. Juristët këshillojnë informim më të mirë për kontratat, ndërsa thonë se në shumë raste kontratat janë të paligjshme, por qytetarët rrallë kërkojnë shqyrtime në themel të çështjeve.

Reklamë e bankës Raiffeisen në Tiranë për kredi konsumatore | Foto ilustruese nga : Ivana Dervishi/BIRN

Familja Bozhiqi paditi një bankë të nivelit të dytë dhe shoqërinë përmbarimore për pavlefshmëri kontrate kredie bankare dhe rrëzim të një urdhëri ekzekutimi. Për fat ata i kishin ruajtur faturat dhe dokumentet që vërtetonin pagesat.

Banka ku familja Bozhiqi, nga Elbasani,  kishte marrë kredinë në përfundim të saj e kishte transferuar atë tek një tjetër kredidhënës dhe ky i fundit i kërkoi qytetarëve të shlyenin sërish të njëjtën shumë.

“Ne kemi marrë dy herë kredi, një herë 500 mijë lekë dhe një kredi tjetër 250 mijë lekë, të cilat i kemi shlyer me këste mujore. Me kalimin në bankën tjetër na komunikohet se kemi kredi të pashlyer. Për këtë na ka ardhur përmbarimi dhe kërkon sekuestrimin e pasurisë”, thuhet në padinë e familjes Bozhiqi.

Nisur nga provat e paraqitura gjatë gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pro kredimarrësve, por ky është rasti i rrallë kur një qytetar fiton përballë bankave. Avokati i çështjes, Altin Ago, thotë se abuzimi në këtë rast ishte shumë i qartë dhe i vërtetueshëm, por sipas tij shumë pak qytetarë kanë mundësi t’i vërtetojnë të drejtat e tyre dhe rastet e fituara përballë institucioneve nuk numërohen as me gishta.

“Qytetarët nënshkruajnë kontrata që nuk i lexojnë dhe më pas vuajnë pasojat”, thotë ai ndërsa tregon për shumë raste që e kanë humbur procesin përballë përmbarimit, por edhe vetë institucioneve bankare.

Sipas një investigimi të publikuar nga BIRN, transferimi i kredive konsumatore nga bankat te kompanitë e mbledhjes së borxhit dhe më tej të përmbaruesit privat shpesh shoqërohet me kosto shtesë dhe të paligjshme për konsumatorët, të cilët për shkak të kulturës së dobët financiare bëhen pre e lehtë e abuzimeve, në një treg pa mbikëqyrje dhe në vakum ligjor.

Sipas Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat, rritja e numrit të kompanive financiare jobankare gjatë viteve të fundit, zhvillimi i tyre me ritëm të shpejtë si dhe transferimi apo shitja e portofoleve të kredive me probleme, nuk është shoqëruar me miratimin e një kuadri rregullator përkatës.

Edhe pse zhvillimi i këtij sektori sjell avantazhe të shumta për sektorin bankar, mungesa e kërkesave të qarta rregullative mbart rreziqe për sigurinë juridike dhe garantimin e të drejtave të kredimarrësve. Operatorët ligjorë jobankarë në Shqipëri operojnë me licencë “factoring” të licencuara nga Banka e Shqipërisë, dhe mbështeten tek marrëveshje e cedimit të kredisë të parashikuar në Kodin Civil.

Kundërshtimi i vendimeve përmbarimore konsiderohet nga qytetarët si mundësia e fundit e shpëtimit për t’i ikur ekzekutimit të një vendimi gjyqësor apo sekuestrimit të pasurisë.

Në gjykatën e shkallës së parë Elbasan për vitin 2016 janë regjistruar 106 kërkesa për kundërshtim vendimi përmbarimor, nga të cilat 20 kërkesa janë refuzuar, 48 të pushuara dhe vetëm 16 janë pranuar për gjykim.

Gjyqtarja Idush Maliqi thotë se janë shtuar çështjet për kundërshtim vendimi përmbarimor për të fituar pak kohë, por përgjithësisht përmbaruesit respektojnë procedurën dhe vendimi nuk është në anën e qytetarëve.

Ajo thotë se qytetarët nuk duhet të merren me vendimin përmbarimor, por me vetë çështjen në themel kryesisht kundër bankave, por edhe me subjekte të tjera.

Përmbaruesi privat Halit Cani i tha BIRN se për fat të keq qytetarët janë të painformuar. Sipas tij kundërshtimi i vendimeve përmbarimore nuk i jep asnjë shanc qytetarit që të fitojë.

“Qytetarët kundërshtojnë vendimet e përmbarimit ndoshta të pa informuar mbi mënyrën se si funksionon procedimi përmbarimor. Ata mendojnë si hallkë të fundit kundërshtimin e vendimit përmbarimor ndërkohë që duhet të merren me çështjen në themel. Ka shpesh kontrata abuzive apo edhe shkelje të cilat kalojnë gjatë procesit të gjykimit. Qytetari duhet të mbështetet pikërisht në çështjen në themel dhe jo të besojnë çdo gjë që ju thuhet se mund të fitojnë një kundërshtim vendimi përmbarimor. E vetmja gjë që ndodh në rastin më të mirë është pezullimi i përkohshëm”, tha Cani.

Në zyrën e tij janë me qindra dosje përmbarimore. Qytetarët përballen shpesh me inspektoriatin ndërtimor, me bankat për sekuestrimin e pasurisë apo të llogarive bankare për shkak se nuk kanë lexuar mirë kushtet e kontratës apo kanë neglizhuar në kohë pagesa që pas shumë vitesh janë kthyer në miliona për shkak të kamatvonesave që shpesh sipas juristëve janë në kundërshtim me ligjin.

Etiketa: BankatBIRNdosjeelbasanGjykataGjykatëgjykimGjyqIdush MaliqiIvana DervishikostokredimarrëveshjeProcedimiRaiffeisenshqipShqipëriTregVendimetVendimi
Tjetri
Para, kërcënime dhe votime për të tjerë, OSBE/ODIHR kritikon zgjedhjet e së dielës

Para, kërcënime dhe votime për të tjerë, OSBE/ODIHR kritikon zgjedhjet e së dielës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.