AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-kryeministri Gruevski rrezikon të dënohet me burg

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Nikola Gruevski. Foto: AP / Boris Grdanoski.

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski mund të kalojë deri në 27 vjet pas hekurave nëse shpallet fajtor në pesë çështje të ngritura kundër tij nga Prokuroria Speciale.

Nikola Gruevski. Foto: MIA

Kreu i partisë së djathtë VMRO DPMNE dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski mund të përballet me burg deri në 27 vjet nëse shpallet fajtor për pesë çështjet për të cilat akuzohet nga prokuroria speciale, SJO.

Para mbarimit të mandatit të prokurorisë speciale më 1 korrik, SJO e ka akuzuar Gruevskin për pesë çështjet të koduara me emrin “TNT”, “Titanik”, “Traktorija” dhe “Shamari”.

Në çështjen e parë, “TNT”, SJO e akuzon Gruevskin për “shpërdorimi detyre”, për të cilin dënimi maksimal është tre vjet burg.

Në këtë çësjtke, ai dyshohet se ka urdhëruar prishje të një ndërtese, që po ndërtohej nga ish-aleati i tij politik, Fijat Canovski, si një akt hakmarrjeje politike pasi partia e Canovskit, Partia për të Ardhmen Europiane, PEI, u largua nga koalicioni i udhëhequr nga Gruevski.

Dosja e dytë, e koduar me emrin “Titanik”, është shumë më e ngatërruar dhe akuzon Gruevskin dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në VMRO DPMNE për mashtrim gjatë zgjedhjeve në vitin 2013.

Në këtë rast, Gruevski akuzohet në tre aspekte: organizatë kriminale, ku ai përballet me një dënim nga një deri në pesë vjet burg; shpërdorim i aseteve gjatë një fushate zgjedhore, për të cilën dënimi më i ulët është pesë vjet; shkelje e lirisë së zgjedhësve ku dënimi minimal është tre vjet burg.

Në çështjen e tretë, “Traektorija”, Gruevski akuzohet se ka përfituar duke ndikuar në mënyrë të paligjshme ku ligji dënon një deri në tre vjet burg.

Për këtë çështje, SJO ka paditur Gruevskin dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët besohet se kanë shkelur Ligjin e Prokurimit Publik duke dhënë një kontratë prej 570 milionë euro për të ndërtuar dy segmente autostradash te një kompani ndërtimi kineze.

Në rastin e katërt, “Tank”, Gruevski përballet me një aktakuzë identike me atë në “Traektorija”, e cila mund t’i shtojë nga një deri në tre vjet burg, nëse shpallet fajtor.

Çështja lidhet me blerjen e një limuzine luksoze prej 575,000 eurosh që dyshohet se u bë për të kënaqur dëshirat personale të Gruevskit.

Për më tepër, Gruevski tashmë është në gjyq për një çështje të pestë të quajtur “Shamari”, ku akuzohet se ka urdhëruar një sulm ndaj një kryebashkiaku të opozitës dhe selisë së tij në vitin 2013. Ai akuzohet se ka nxitur një vepre penale kundër rendit publik, për të cilin dënimi është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Duke mbledhur dënimet maksimale me burg për të gjitha çështjet së bashku, teorikisht, Gruevski mund të përballet me 27 vjet burg.

Ai gjithashtu është i dyshuari kryesor në një nga hetimet më të mëdha dhe më të ngatërruara që SJO nisi më 22 maj nën emrin e koduar “Talir”.

Këtu, Gruevski dhe dhjetë anëtarë të tjerë të partisë së tij, dyshohet se kanë financuar ilegalisht ish-partinë në pushtet duke pastruar paratë.

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva të enjten tha se SJO nuk do të ngrinte aktakuza në këtë çështje për momentin, por do të vazhdonte investigimin.

VMRO DPMNE i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij duke thënë se ishte një lëvizje klasike politike, anti-maqedonase që synonte të rrëzonte 100 persona të lidershipit të partisë së tij.

Etiketa: BurgDosjaEuroGjyqGruevskiHetimetmashtrimNikola Gruevskiorganizatë kriminaleParaPartiaprishjeProkuroriaProkuroria SpecialePunëPunëtorPunëtorëSulmVMRO DPMNE
Tjetri
Manipuluesit maqedonas të lajmit thonë se epokës së artë të Trump i erdhi fundi

Manipuluesit maqedonas të lajmit thonë se epokës së artë të Trump i erdhi fundi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.