AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

‘Gjuetari i migrantëve’ arrestohet pas protestës anti-rome

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Petar Nizamov pas seancës së tij në Malko Tarnovo më 15 prill. | Foto: BIRN

Një protestë masive anti-rome në Bullgari përfundoi të dielën me arrestimin e tre huliganëve, përfshirë famëkeqin gjuetar të migrantëve, Petar Nizamov.

Petar Nizamov pas seancës së tij në Malko Tarnovo më 15 prill. | Foto: BIRN

Mijëra bullgarë nga pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë rrokerë dhe huliganë futbolli, u bashkuan të dielën në mbrëmje në një tubim masiv anti-rom në Asenovgrad.

Tubimi erdhi pas një lufte mes grupeve të hënën e kaluar midis vendasve me origjinë rome dhe të rinjve të ekipit vendas të kajakëve. Nëntë romë të dyshuar se kanë sulmuar ekipin sportiv po presin gjyqin nga qelia.

Protesta e së dielës, e pesta radhazi, u përshkallëzua pasi protestuesit fanatikë u përpoqën të prishnin bllokadën e policisë që ruante lagjen rome nga turma e zemëruar.

Megjithatë, qindra policët që mbikëqyrnin tubimin, i penguan përplasjet serioze.

Tre persona janë arrestuar të për huliganizëm, tha të hënën zëdhënësi rajonal i policisë Atanas Ilkov.

Njëri prej tyre është Petar Nizamov “Perata”, i cili mori famë të keqe ndërkombëtarisht pasi u shfaq në një video të “një arrestimi qytetar” të tre migrantëve afganë prillin e kaluar.

Nizamov u arrestua të hënën në qytetin Burgas, pasi sulmoi një kameraman nga televizioni BTV, gjatë përleshjeve me policinë në rrugët e Asenovgradit pranë lagjes së komunitetit rom.

Gazetari, Petar Dzhanavarov, dyshohet se është goditur, pështyrë dhe kërcënuar nga Nizamov.

Nizamov ka tashmë tre dënime gjykate, asnjë prej të cilave nuk ka çuar në burgosjen e tij.

Pas “arrestimit qytetar” të paligjshëm të tre afganëve në 2016 ai përballej me gjashtë vite burg për kufizim ilegal të lirisë.

Megjithatë, një gjykatë në Burga e liroi atë nga të gjitha akuzat në 2017 për shkak të mungesës së provave ndaj tij.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve në Asenovgrad janë rritja e pranisë së policisë për të garantuar rendin publik në qytet, integrimin më të mirë të komunitetit rom dhe shembjen e shtëpive të ndërtuara ilegalisht në lagjen rome.

Tensionet midis romëve dhe bullgarëve etnikë kanë shpërthyer disa herë në Bullgari në vitet e fundit, zakonisht në lidhje me krimin.

Përleshjet më të këqija u zhvilluan në vitin 2011, kur pati protesta anti-rome në të gjithë vendin pas vdekjes së dy të rinjve bullgarë.

Në vitin 2015, protestuesit rrethuan lagjet e romëve në fshatin jugor të Garmenit, si dhe në lagjen Sofa’s Orlandovtsi, por policia pengoi dhunën.

Etiketa: afganarrestimiBIRNBullgariBurgDhunëLuftePoliciaProtestaromromëvideo
Tjetri
Bilanci i OSHEE “ngel në klasë” te auditimi

Vjedhja e energjisë, 27 persona nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës në Dibër

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.