AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Spitali boshnjak la gërshërët në stomakun e pacientit për gati një dekadë

Danijel KovacevicngaDanijel Kovacevic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay

Spitali i Mostarit është urdhëruar të kompensojë një ish-pacient pasi stafi mjekësor kishte harruar gërshërët në organet e tij pas një operacioni rutinë vite më parë.

Foto ilustruese Pixabay

Spitali Universitar i Bosnjës në Mostar, në jugperëndim, do të duhet t’i paguajë një ish-pacienti rreth 20,000 marka – afërsisht 10,000 euro – plus interesin dhe kostot gjyqësore, pasi i la gabimisht në vitin 2003 një palë gërshërë në stomak.

Për nëntë vjet, gërshërët lëvizën në organet e 41-vjeçari, fillimisht përmes zorrëve dhe pastaj përmes stomakut, ku dhe ngecën. E gjithë kjo i ka shkaktuar dhimbje të madhe.

Vendimi i gjykatës vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë së cilit u vërtetua se Alen Papaç i pati gërshërët kirurgjikale në trup për nëntë vjet, pasi mjekët harruan t’i merrnin.

Pas një operacioni rutinë për ulcerë në stomak në vitin 2003, Papaç i shpëtoi ulcerës – por një person nga stafi mjekësor harroi të merrte gërshërët.

“Shpesh ndjeja dhimbje në stomak. Herë pas here shtrohesha në spital për të trajtuar dhimbjen. Herën e parë që ndjeva dhimbje ishte një vit pas operacionit të parë, kur më duhej të shkoj përsëri në spital”, kujton ai.

“Megjithatë, më thanë se ishte inflamacion pankreatik. Më mjekuan dhe dhimbja u zbut. Por për pothuajse nëntë vjet, unë kam pasur probleme me barkun gjatë gjithë kohës. Më dhimbte kudo që më preknin. Megjithatë, skanimet nuk i shfaqën gërshërët, sepse ato nuk janë të dukshme në ultratinguj”, tha Papac për media boshnjake.

Mjekët e zbuluan arsyen e vërtetë të problemeve të tij të shpeshta shëndetësore në nëntor të vitit 2012, kur u ekzaminua për kollë.

“Kisha një kollë të vazhdueshme, të cilën nuk mund ta mjekoja. Në fund, më skanuan mushkëritë dhe u trondita. Gërshërët ishin 12 centimetra të gjata! Janë gërshërët që përdoren në kirurgji për të ndaluar gjakderdhjen… Ato m’i kishin ngritur mushkëritë në njërën anë duke më shkaktuar një kollë të vazhdueshme,” tha ai.

E gjithë frika e tij u konfirmua më vonë pasi një operacion tjetër u krye në të njëjtin spital. Një ekzaminim i hollësishëm tregoi se një nga mushkëritë e tij ishte zgjeruar. Pamjet treguan se gërshërët ishin ende të mbërthyera në trupin e tij, në zorrën e trashë.

Për nëntë vjet, gërshërët lëvizën përmes zorrëve të holla dhe pastaj më tej.

Gërshërët janë hequr tashmë, por kanë lënë pasoja serioze për shëndetin e tij. Me gjithë mjekimin afatgjatë, një vlerësim i ekspertëve ka zbuluar se shanset e tij të jetës janë ulur me 25 për qind.

Vendimi i gjykatës në Mostar është i shkallës së parë. Spitali, i cili ka refuzuar të komentojë për rastin, ka 30 ditë për të paraqitur një ankesë në gjykatën e qarkut.

Etiketa: EuroGjykatëGjykatësGjyqMediaMjekmjekëoperacionoperacionipasojaSHSpitalVendimi
Tjetri
Gjin Gjoni, padi 11 milionë lekë kundër medias: Më shkaktoi “vuajtje shpirtërore”

Intimidimi strategjik i gazetarëve në Shqipëri

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.