AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

SHBA: Ballkanit i mungojnë mjetet për të luftuar terrorizmin

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Persona të paidentifikuar të armatosur në Siri, botuar nga propaganda terroriste e ISIS.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se ndërkohë që shumica e vendeve të Ballkanit bashkëpunojnë mirë me partnerët ndërkombëtarë për të përmirësuar politikat kundër terrorizmit, ato kanë ende probleme përsa i takon bashkëpunimit midis institucioneve dhe përsa i përket burimeve të kufizuara.

Persona të paidentifikuar të armatosur në Siri, botuar nga propaganda terroriste e ISIS.

Të gjendur përballë një rritje globale të terrorizmit që ka përfshirë elemente radikale islamike në Ballkan, shumica e vendeve në rajonin e Ballkanit kanë përmirësuar dukshëm politikat kundër terrorizmit, por disa kanë ende vështirësi me mungesën e kapaciteteve, përvojës dhe burimeve, tha në raport i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2016 në lidhje me terrorizmin, i publikuar të mërkurën, e përmendën Turqinë si një vend burimi dhe tranzit për luftëtarët e huaj terroristë që dëshirojnë t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe grupe të tjera terroriste që luftojnë në Siri dhe Irak.

Ai thekson se Turqia pësoi nëntë sulme terroriste në vitin 2016, ndërsa turke kundër terrorizmit çuan në vdekjen ose kapjen e xhihadistëve kyç, përfshirë kreun e një celule të Shtetit Islamik në provincën Gaziantep, i cili drejtoi sulmet e Suruc (Sanliurfa) dhe të stacionit hekurudhor në Ankara në vitin 2015.

Megjithatë, raporti thotë se pavarësisht se ishte aktive në luftimin e terrorizmit xhihadist si në territorin e saj ashtu edhe në Siri, legjislacioni turk kundër terrorizmit është përdorur gjithashtu për të shënjestruar kundërshtarët e qeverisë, gazetarët dhe aktivistët.

Në Shqipëri raporti thekson mbështetjen e saj të fortë për përpjekjet për të luftuar terrorizmin në vitin 2016. Ajo ka vazhduar të marrë pjesë në Koalicionin Global të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të Mposhtur ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme në armë dhe municione.

Më 4 dhe 5 nëntor, një operacion i koordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër personave në Shqipëri që dyshohej se kishin planifikuar një sulm në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës Shqipëri-Izrael, që do të organizohej në Shkodër më 12 nëntor.

Ata u akuzuan për mbështetjen financiare dhe logjistike, rekrutimin e njerëzve në emër të Shtetit Islamik dhe promovim të gjuhës së urrejtjes.

Pavarësisht këtij progresi, korrupsioni i kombinuar me një sistem gjyqësor që funksionon në mënyrë të dobët vazhdon të pengojë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri në të gjitha nivelet dhe mund të pengojë gjithashtu në aktivitetet e saj kundër terrorizmit, paralajmëron raporti.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ideologjitë ekstremiste islamike dhe grupet ekstremiste nacionaliste rajonale mbetën burime të mundshme të ekstremizmit të dhunshëm në vend, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit.

Një numër shtetasish boshnjakë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të mbështetur Shtetin Islamik dhe grupet e tjera terroriste, por përpjekjet e vazhdueshme për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm rezultuan në uljen e fluksit të luftëtarëve të huaj terrorist në krahasim me vitet e mëparshme.

Zyrtarë të Bosnjës dhe burime mediatike kanë vlerësuar se rreth 300 shtetas boshnjakë janë nisur për në destinacione si Iraku dhe Siria që nga viti 2013, rreth 50 prej të cilëve janë kthyer, lajmëroi raporti.

Raporti thotë se autoritetet boshnjake i kanë mbajtur nën vëzhgim luftëtarët e huaj dhe të dyshuarit për terrorizëm, por Task Forca Kundër Terrorizmit e drejtuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit ka vazhduar të ngurrojë, sidomos kur vjen puna te koordinimi midis agjencive të sigurisë dhe atyre policore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në Bullgari, qeveria vazhdoi të ekstradojë luftëtarë terroristë të huaj të dyshuar dhe nisi një gjyq kundër tre luftëtarëve të dyshuar terroristë sirianë si edhe dy bashkëpunëtorëve të dyshuar në bombardimin e autobusit në Burgas në vitin 2012, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

Bullgaria është gjithashtu një anëtare e Koalicionit Global për të Mposhtur ISIS dhe i është përgjigjur vazhdimisht kërkesave për ndihmë, si edhe ka siguruar armë dhe municione për luftëtarët kurdë irakianë aleatë të SHBA-së.

Në Kosovë, raportet theksuan se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur, i ndihmuar pjesërisht nga financimi nga organizata të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste dhe grupe ekstremiste të dhunshme që përdorin rrjetet sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar ndjekës.

Rreth 315 luftëtarë terroristë të huaj nga Kosova kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar për Shtetin Islamik ose për Frontin al-Nusrah, degë e Al Kaedës në Siri. Rreth 58 janë vrarë, thuhet në raport.

Megjithatë, Departamenti i Shtetit tha se Kosova ka bërë progres në ndjekjen penale të të dyshuarve për terrorizëm. Vazhdojnë gjyqet për disa nga 59 të dyshuarit e arrestuar në gusht 2014 gjatë operacionit më të madh kundër terrorizmit nga ana e qeverisë deri më atëherë. Vazhdojnë gjithashtu hetimet kundër dhjetëra individëve të tjerë, përfshirë, disa imamë, ndërsa 32 individë janë arrestuar nën akuza që kanë lidhje me terrorizmin, përfshirë 18 në nëntor.

Maqedonia drejtoi tre operacione të rëndësishme kundër terrorizmit në vitin 2016, njëri prej të cilëve ishte në bashkëpunim me autoritete në Shqipëri dhe Kosovë, duke çuar në arrestimin e 23 personave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Vendi bashkëpunon me përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit, duke treguar angazhimin e tij të fuqishëm me Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS, thekson raporti i Departamentit të Shtetit.

Në mars qeveria miratoi një strategji kombëtare kundër terrorizmit, por ajo nuk ka kryer ndonjë studim zyrtar mbi nxitësit e ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni.

Analytica, një qendër studimore lolake, publikoi në tetor një raport që nënvizonte se faktorët shtytës të ekstremizmit në Maqedoni janë të ngjashëm ne faktorët shtytës në rang botëror; të theksuar nga margjinalizmi real dhe i perceptuar i komunitetit shqiptar në Maqedoni.

Në Serbi, shqetësimet e terrorizmit ndërkombëtar ishin të ngjashme me ato të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që gjenden përgjatë rrugës historike tranzit midis Lindjes së Mesme dhe Europës Perëndimore – e ashtuquajtura “Rruga Ballkanike” ku qarkullojnë armët, lëndët narkotike dhe njerëzit, thuhet në raport.

Ai thekson se kriza e emigrantëve nxori në pah një sërë problemesh në sigurinë e kufirit të Serbisë, që përputheshin kryesisht me problemet që kishte edhe në vendet fqinje. Në përgjigje të krizës së emigrantëve, Serbia ka përditësuar mjetet e saj të shqyrtimit dhe sigurinë kufitare me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por raportet theksojnë se në shqyrtimin dhe përpunimin e të dhënave ka ende boshllëqe të mëdha.

Etiketa: aktivistAkuzaArmëBallkanBullgariBullgariaDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti i ShtetitdonacionegazetarGjyqHetimetISISIzraelKorrupsioniKosovaKrizaMaqedoniMaqedoniaoperacionprogresPunëtorëQeveriaraportRaportirruga ballkanikeSerbiSerbiaSHSHBAShkodërshqipShqipëriShtetet e BashkuaraSirisirianSulmTerroristTurqiaxhihadistë
Tjetri
Dokufest po transformon kinematografinë në Kosovë

Dokufest po transformon kinematografinë në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.