AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zbardhen shijet e shtrenjta të zyrtarëve maqedonas

Meri JordanovskangaMeri Jordanovska
9 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sallatë në një restorant italian në Berlin

Sipas faturave të restoranteve që ka siguruar BIRN, ish-zyrtarë të lartë në Maqedoni shijuan verë dhe darka të shtrenjta me shpenzimet e taksapaguesve.

Sallatë në një restorant italian në Berlin

Faturat e restoranteve dhe ato që disa ministri maqedonase i dhanë BIRN që prej ndryshimit të qeverisë në maj tregojnë se disa ish-ministra dhe zyrtarë të lartë nuk u kursyen aspak kur erdhi puna te blerja e ushqimeve dhe pijeve me paratë e taksapaguesve.

Gullash i bërë me mish dreri, kallamarë me salcë domatesh, karkaleca deti me salcë bajamesh, oktapod në vaj ulliri, mish derri i pjekur, shpesë të egra të gatuara në avull, mish rose dhe vera të shtrenjta ishin vetëm disa nga porositë e bëra nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozinovski gjatë vitit 2016 , tregojnë faturat.

Edhe pse të dhënat nuk tregojnë se sa njerëz i provuan këto ushqime të shijshme bashkë me Bozinovski, ai rezulton mbajtësi i rekordit, duke gjykuar nga shuma e përgjithshme e shpenzuar, mbi 6,000 euro që ai  i shpenzoi për shërbime “përfaqësimi” vitin e kaluar.

Shumica e kësaj është porositur me kartën zyrtare të Bozinovskit, e lëshuar nga qeveria dhe që synonte të përdorej për qëllime “përfaqësuese”. Një pjesë është paguar edhe me fatura.

Duke përdorur Ligjin për të Drejtën e Informimit, BIRN mundi të siguronte faturat që tregojnë shpenzimet nga zyrtarë të tjerë.

Ish zv/ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Timco Mucunski, gjatë kohës që ishte në postin e tij nga prilli deri në dhjetor 2016, shpenzoi rreth 2,500 euro duke porositur gjithçka që nga bifteku i viçit, mishi qengji, salmon, peshk, uiski, verë, birrë dhe cigare me shpenzimet e shtetit.

Disa nga faturat e restoranteve të Mucunskit arrinin deri në 200 euro. Shumica e tyre janë bërë gjatë orëve të ditëve normale të punës, por disa edhe gjatë orëve të natës.

Për krahasim, paga mesatare mujore në Maqedoni është pak më shumë se 300 euro. Megjithatë, statistikat zyrtare tregojnë se shumica e maqedonasve fitojnë më pak se kaq.

Ish-Sekretari i Shtetit në të njëjtën ministri, Jahi Jahia, shpenzoi më shumë se 3,000 euro në vitin 2016, me fatura restorantesh që varionin nga 40 në 400 euro.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nuk tregojnë të gjitha porositë kulinarike të Jahias, por në një rast vitin e kaluar ai shpenzoi pothuajse 150 euro për dhjetë kilogram lajthi dhe arra indiane.

Ish-Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Kulturës, Behihxudin Sehabi, shpenzoi rreth 2,500 euro vitin e kaluar, me fatura që tregonin se ai bleu shpesh çamçakëz, cigare dhe ëmbëlsira nëpër pika karburanti duke përdorur paratë e taksapaguesve.

Të dhënat e shpenzimeve të disa zyrtarëve, të vëna në dispozicion për herë të parë në historinë e kohëve të fundit, kanë shkaktuar zemërim dhe tallje në publik.

Disa njerëz nëpër rrjete sociale kanë postuar fotografi të vakteve të tyre ekstravagante në formë sugjerimi se çfarë mund të duan të provojnë në vazhdim këta zyrtarë, me shpenzimet e taksapaguesve.

Qeveria tha se së shpejti do të vendosë rregulla më të rrepta dhe më unifikuese për këto shpenzime për të frenuar zakonet luksoze të disa zyrtarëve shtetërorë.

Nuk është e qartë nëse disa nga këto shpenzime do të kontrollohen nga autoritetet për të përcaktuar ndonjë përgjegjësi të mundshme ligjore.

Etiketa: BIRNcigareEurofotografiMaqedoniPunaPunëQeveriarrjete socialeSHshpenzimeStatistikat
Tjetri
Beteja për Tiranën,  Fitorja fatlume e PS-së për mandatin e 18-të

Beteja për Tiranën,  Fitorja fatlume e PS-së për mandatin e 18-të

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.