AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Gazi helmues: Arma e harruar e luftës në Bosnjë

Dzana BrkanicngaDzana Brkanic
9 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të burgosur në kampin e burgimit Omarska. Foto: ICTY.

Gazi helmues dhe lëndë të tjera kimike u përdorën me dhjetëra herë gjatë konfliktit në Bosnjë për të torturuar dhe vrarë të burgosurit, por pothuajse asnjë s’është shpallur në mënyrë direkte përgjegjës në gjykatë.

Të burgosur në kampin e burgimit Omarska. Foto: ICTY.

Në mbrëmjen e 24 korrikut 1992, të burgosurit që mbaheshin në një dhomë në kampin e paraburgimit në Keraterm afër Prijedorit filluan të kishin halucinacione dhe të silleshin çuditshëm.

“Filluam të këndonim dhe më vonë filluam të ziheshim me njëri-tjetrin,” kujton njëri prej tyre, i cili donte të identifikohej vetëm me inicialet M.N.

M.N. beson se “atë natë në dhomë u hodh një helm nervor” – preludi për një masakër.

Jashtë dhomës, rojet po përgatiteshin për të vrarë.

“Ata vendosën një armë në oborr dhe na qëlluan nga dera. Shumica prej nesh vdiqën nga helmi dhe jo nga plumbat. Dy xhaxhallarët e mi vdiqën nga helmi, jo nga plumbat kudo kishte fqinjë dhe miq të mi që ishin plagosur,” tha M.N.

Përdorimi i gazit helmues ishte i ndaluar nga një konventë ndërkombëtare për trajtimin e civilëve dhe të burgosurve të luftës. Një protokoll i frymëzuar nga vrasjet e shkaktuara nga armët kimike gjatë Luftës së Parë Botërore, por dëshmitarët kanë raportuar dhjetëra shembuj të përdorimit të tij gjatë luftës në Bosnjë 1992-1995.

Në më shumë se 800 raste krimesh lufte të dëgjuara nga Gjykata e Hagës dhe gjykatat në ish-Jugosllavi, përdorimi i gazit helmues dhe armëve të tjera kimike është përmendur vetëm me raste, më shpesh si një nga metodat e abuzimit në kampet e paraburgimit.

Zyra e Prokurorit të Shtetit  në Bosnjë tha për BIRN se aktualisht nuk ka hetime në lidhje me përdorimin e helmeve apo lëndëve kimike në luftë.

Por helme të tilla janë vërtetuar se janë vdekjeprurëse, sipas dëshmitarëve okularë, dhe ekspertë mjekësor besojnë se ato mund të shkaktojnë gjithashtu probleme shëndetësore apo mendore për shumë vite më pas.

“Filluam të mbyteshim”

Gaz lotsjellës dhe tymëse u hodhën në një konvikt studentësh në Bileca, ku të burgosurit boshnjakë të luftës u burgosën në vitin 1992, sipas deklaratave të të mbijetuarve.

“Nuk e dinim se çfarë ishte. Kur filluam të mbyteshim, e kuptuam që ishte helm,” kujton një prej tyre, Zeljko Bajramoviç.

Vendimi i Gjykatës së Hagës në rastin e ish-zyrtarëve të policisë serbe të Bosnjës Mico Stanisiç dhe Stojan Zupljanin – të cilët u dënuan me një total prej 44 vitesh burg – citon se në korridore dhe tre nga dhomat u hodhën bomba gazi. Një dëshmitar u zgjua kur dëgjoi një zhurmë të lehtë dhe dikë që bërtiti: “Helm”.

“Gazi po bënte që të gjithë të qanin, mbyteshin, villnin dhe të kishin irritim sysh. Ditën tjetër, një i paraburgosur i quajtur Sajto Bajramoviç po urinonte gjak dhe kishte kriza,” thuhej në vendimin e gjykatës.

I njëjti vendim thotë se rojet serbe hodhën dy bomba gazi helmues në një bodrum në Podlugovi, ku mbaheshin të burgosur civilë boshnjakë dhe kroatë, duke u shkaktuar vuajtje të rënda mendore dhe fizike të burgosurve. Disa u sëmurën dhe njëri vdiq.

“Dëshmitari i mbrojtur ST-004 deklaroi në dëshminë e tij se i digjte fyti. Të ndaluarit arritën ta thyenin derën dhe të dilnin nga bodrumi,” thuhej në vendim.

Disa dëshmitarë dëshmuan në gjyqe në Hagë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë se forcat serbe hodhën lëndë kimike në trupat e njerëzve të vrarë në Koricanske Stijene në vitin 1992 në përpjekje për të fshehur krimin.

Në gjyqin në Sarajevë të ish-drejtorit të burgut Branko Vlaço, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit për abuzimin e të burgosurve jo serbë në kampet e paraburgimit në vitin 1992, një dëshmitar tha se në dhomën e një të burgosuri, ku ai u mbajt verën e vitit 1992, në burgun Bunker në Vogosca ishte hedhur gaz lotsjellës.

“Të lotonin sytë, teshtije dhe qaje,” tha dëshmitari Armin Balesiç.

Një plan sistematik?

Ka këndvështrime të ndryshme mbi faktin nëse përdorimi i gazrave helmues nga forcat serbe gjatë konfliktit në Bosnjë ishte pjesë e një plani më të gjerë apo u krye nga elementë mashtrues.

Psikologu Senadin Fadilpasiç beson se përdorimi i helmeve ishte pjesë e një plani më të gjerë për të shkatërruar popullsinë boshnjake.

“Padyshim që ka pasur një plan sistematik dhe qëllimi ishte shkatërrimi, dhe kishte një strategji për t’i trajtuar të burgosurit në atë mënyrë për të arritur këtë qëllim,” tha Fadilpasiç.

Megjithatë, sociologu Srdjan Puhalo beson se vetëm “psikopatët” përdorën armët e tilla kimike dhe se nuk ishte “një përdorimi sistematik dhe të planifikuar”.

“Më duket sikur disa psikopatë e gjetën atë “gjë” dhe atëherë thanë “Le të argëtohemi pak – tani kemi gaz lotsjellës dhe le të shohim se çfarë ndodh nëse e hedhim,” tha Puhalo.

“Këta njerëz janë ndoshta të njëjtët që vranë, rrahën dhe përdhunuan,” sugjeroi ai.

Ish i ndaluari Samir Pojskiç është dakord se ata që përdorën gaz helmues ishin rojat më brutale të kampeve të burgimit të kohës së luftës.

“Ka të bëjë me mbeturinat njerëzore të para kohës së luftës, shumica e këtyre rojave kishin një lloj frustrimi në jetë,” tha Pojskiç.

“Unë e quaj sadizëm, sepse metodat që përdorën ata janë përtej edhe nevojave më të rënda njerëzore. Pra, nuk është e habitshme që ata përdorën çdo mjet për të poshtëruar më shumë të burgosurit dhe për t’i zhvlerësuar të burgosurit si qenie njerëzore dhe pastaj për t’i shkatërruar ata,” shtoi ai.

Megjithatë, psikologia Ivanka Jakovaç tha se beson se disa luftëtarë përdorën gaz helmues thjesht se u urdhëruan ta bënin këtë.

“Nëse nuk i zbatonin ato urdhra, do të vriteshin ose ndëshkoheshin. Dhe komandantët, ata janë njerëzit që që kanë sëmundje mendore,” u shpreh Jakovaç.

Pasoja të përhershme

Sudbin Musiç, një ish i ndaluar në kampin Omarska pranë Prijedorit, këmbënguli se përdorimi i gazit helmues ishte “thjesht një tjetër në një seri torturash” që kryheshin nga rojet.

Doktorët thonë se shumë ish të burgosur kanë ende probleme shëndetësore kronike për shkak të ekspozimit ndaj helmeve kimike, si dhe vuajnë pasojat psikologjike të kësaj.

“Çdo vuajtje, traumë dhe frikë lë pasoja afatgjata,” tha Jakovaç.

Neuropsikiatri Abdulah Kucukaliç tha se pasojat për shëndetin e ish të burgosurve varen nga lloji i helmit që është përdorur – helmet nervore prekin trurin, ndërsa të tjerë lloje prekin gjakun, mëlçinë, zemrën ose organe të tjera.

“Kur vjen puna te toksinat nervore që prekin trurin dhe ndryshojnë sjellje, sigurisht që kjo sjell pasoja jo vetëm të përkohshme, por edhe të përhershme për shëndetin mendor të dikujt dhe shpesh shkaktojnë vdekje,” shpjegoi Kucukaliç.

Ai tha se viktimat mund të vuajnë halucinacione që zgjasin dhe vizione dhe çrregullime perceptimi.

Njëzet e dy vjet pas përfundimit të luftës, ish të burgosurit po bëjnë thirrje që të zhvillohet një studim cilësor për ndikimin në shëndetin e njerëzve të ekspozuar ndaj helmeve dhe lëndëve të tjera kimike që janë përdorur gjatë luftës dhe që prokurorët të hapin hetime.

Etiketa: ArmëBIRNbombaBosnjeBurgdëshmitarëgazGjykataGjykatëGjykatëshetimeish-JugosllaviJugosllaviKrimeKrizaLufteMjekmjekëParapasojaprokurorPunaSHstudentvdekjeVendimVendimivuajtje
Tjetri
Ujësjellësi i Tiranës kërkon rritje dramatike të çmimit ndërsa mban të larta shpenzimet operative

Enti Rregullator i Ujit duhet të miratojë tarifat e reja të ujësjellësit të Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.